Këshilli Shqiptaro - Amerikan mbështet Referendumin në Maqedoni

Amerika

Këshilli Shqiptaro - Amerikan mbështet Referendumin në Maqedoni

Nga: Beqir SINA - New York Më: 21 shtator 2018 Në ora: 20:56
Këshilli Shqiptaro Amerikan

Organizata lobiste shqiptare Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA, me anë të një deklerate zyrtare shpërndar sot për shtypin shqiptar, deklaron se ajo mbështet Referendumin në Maqedoni që do të mbahet 30 Shtator 2018, dhe, bën thirrje për një dalje massive në votim e saj, raporton Bota sot nga Nju Jorku.  

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan (KSHA) në SHBA, Haxhi Dauti – i cili në vazhdimësi prej themelimit të kësaj organizate, 30 vjet më parë, ka lobuar fuqishëm për kauzën kombëtare në Washington dhe New York, thotë se :”Arritja e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonis për emrin e ri “Maqedonia Veriore”  mes dy palëve është një hap i mirë për Shqiptarët dhe Maqedonasit. Mbasi kjo marrëveshje do të hap dyert Maqedonisë për anëtarësimin e saj në Aleancën Veri – Atlantike dhe Bashkimin Europian, ku të gjithë Shqiptarët e Maqedonasit do të kenë një të ardhme më të mirë, duke iu  afruar sa më shumë  familjes  Europiane, NATO-s dhe SHBA.

Ndërkohë, që bënë thirrje për të votuar pro emrit “Maqedonia Veriore”në dekleratën e tyre Këshilli Shqiptaro Amerikan, u bën thirrje të gjithë Shqiptarëve,  dhe Maqedonasve, që të marrin pjesë masivisht në Referendumin e 30 Shtatorit, dhë të votojnë PO! :  "Nato dhe Bashkimi Europian".

“Arritja e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonis për emrin e ri “Maqedonia Veriore”  mes dy palëve është një hap i mirë për Shqiptarët dhe Maqedonasit. Mbasi kjo marrëveshje do të hap dyert Maqedonisë për anëtarësimin e saj në Aleancën Veri – Atlantike dhe Bashkimin Europian, ku të gjithë Shqiptarët e Maqedonasit, do të kenë një të  ardhme më të mirë, duke iu  afruar sa më shumë  familjes  Europiane , NATO-s dhe SHBA.

Këshilli Shqiptaro Amerikan bën thirrje të gjithë Shqiptarëve,  dhe Maqedonasve të marrin pjesë masivisht në Referendumin e 30 Shtatorit dhë të votojnë PO! : “ Nato dhe Bashkimi Europian” deklaron Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA) në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat