6 muaj mbas vdekjes së bashkëshortit vdiq edhe gruaja e Agim Karagjozit, Rozi

Amerika

6 muaj mbas vdekjes së bashkëshortit vdiq edhe gruaja e Agim Karagjozit, Rozi

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 29 shtator 2018 Në ora: 08:00
Rozi Karagjozi

LONG ISLAND NYC : Rose, u lind më 4 mars 1940 në Detroit Michigan dhe vdiq të dielën më 23 shtator 2018 në Floral Park – Long Island NY.

Ajo u rrit dhe kaloi një pjesë të jetës së saj me familjen Peshkpia, në Dearborn Michigan, së bashku me familjen e saj, deri sa u martua me inxhinier Agim Karagjozin, dhe erdhi në Nju Jork.

Rose Peshkpia - Karagjozi ishte shumë krenar për trashëgiminë e saj shqiptare dhe vinte nga një familje me tradita të forta kombëtare dhe krenare shqiptare nga Gjirokstra andej nga ishte dhe bashkëshorti i saj Agim Karagjozi.

Ajo u martua me Agim Kargjozin dhe kishin dy djemtë Zudi e Shpëtim, si dhe vajzën Angel, mbesat dhe nipërit, kushërinj e miq të familjeve Karagjozi dhe Peshkëpia në SHBA dhe Shqipëri.

Funerali dhe Ceremonia e varrimit u bë në Long Island – Nju Jork, aty ku e ndjera , ka jetuar për më shumë se pesë dekada, mbasi u martua me Agim Karagjozin figurën emblematike të shoqërisë VATRA në Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia mortore u mbajtë Rose në Shtëpinë Mortore”Dalton Funeral Home” në Floral Park, Nju Jork.

Ndërkohë, që ditën e enjte, 27 Shtator 2018 u mbajtë ceremonia e varrimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat