Presidenti Meta, takim me përfaqësues e veprimtar të organizatave dhe shoqatave shqiptare në SHBA

Amerika

Presidenti Meta, takim me përfaqësues e veprimtar të organizatave dhe shoqatave shqiptare në SHBA

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 1 tetor 2018 Në ora: 16:14
Ilir Meta takim me përfaqësues e veprimtar të organizatave dhe shoqatave shqiptare në SHBA

NEW YORK CITY : Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në Nju Jork, në kuadër të pjesmarrjes së tij në Sesionin e 73-të të Asambles së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , u takua edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, lider the veprimtar të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA.

Presidenti i Republikës së Ilir Meta, ka zhvilluar të shtunën në Hotelin Kimberly në Manhattan - New York City,  një takim më përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Një takim ky që e moderoi anëtari i këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Yorkut, zati Mark Gjonaj.

 Në një postim në rrjetet sociale, Meta, vet ka ka shprehur mirënjohjen për kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë,  në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

‘Bashkëbisedim i përzemërt me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA. Falënderim e mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA’, ka shkruar ai në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat