SHBA, shqiptari digjet i gjallë në banesën dykatëshe - Bota Sot
SHBA, shqiptari digjet i gjallë në banesën dykatëshe

Amerika

E martë, 13 nëntor 2018

SHBA, shqiptari digjet i gjallë në banesën dykatëshe

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 06:35
Shtepia

Dy persona u gjetën të vdekur brenda një banese të shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e së hënës në kufirin Detroit-Hamtramck në SHBA. Një zjarrfikës u dëmtua gjithashtu.

Gjatë kontrollit të banesë së djegur, dy trupa të shkrumbuar u gjetën në katin e dytë.

Autoritetet nuk janë ende të sigurt nëse viktimat janë të gjinisë mashkullore apo femra, çka do të thotë se nuk dihet identiteti i tyre.

Fqinjët i thanë mediave lokale se shtëpia ishte zyrtarisht e pa banuar, por ishte zënë për të paktën dy vjet nga një burrë i pastrehë me emrin Toni, i cili ishte rreth 40 vjeç me origjinë shqiptare.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende.

Një nga zjarrfikësit tha se dy persona ishin përpjekur të krijonin një strehë të ngrohtë jetese në pjesën e sipërme të shtëpisë në pritje të ardhjes së dimrit. Shtëpia nuk kishte energji elektrike apo ngrohje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test