Qendra Islamike Shqiptare në Nju Jork, dhuron 1.000 kilogramë mish gjedhi për familjet në nevojë në Staten Island - Bota Sot
Qendra Islamike Shqiptare në Nju Jork, dhuron 1.000 kilogramë mish gjedhi për familjet në nevojë në Staten Island

Amerika

Qendra Islamike Shqiptare në Nju Jork, dhuron 1.000 kilogramë mish gjedhi për familjet në nevojë në Staten Island

Nga: Beqir Sina Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:54
Qendra Islame Shqiptare Xhamia në Staten Island

STATEN ISLAND, N.Y. - Qendra Islame Shqiptare Xhamia në Staten Island partner me organizatën jo përfituese “Projekti Mikpritja”, të mërkurën në një aksion për të ndihmuar të kequshqyerit dhe të uritur, pra disa familje në nevojë, ka dhuruar 1.000 kilogramë mish dhie, shkruan Nicole Gallina e gazetës Staten Island Advance në Nju Jork.
 
"Një dhurim i kësaj sasie mishi të freskt gjedhi dhe hallal mish, do të thotë se ne do të jemi në gjendje të ofrojmë një mundësi të madhe për ata që po përjetojnë urinë që dëshirojnë të respektojnë edhe besimet e tyre", tha Trazy Collins, Drejtor i Programit të Ushqimit nga organizata jo përfituese “Projekti Mikpritja”, shkruan Advance .
 
Ao ka shkruar se: "Kjo është një dhuratë e pazakontë për shumë njerëz që kanë bindje fetare, pasi ata rrallë marrin sende ushqimore që janë Kosher ose Halal, ose të lira nga alergeneve të ndryshme, si gluten, soja ose qumështra, mish dhe bylmet", tha Collins.
 
Sipas kësaj gazete vet Qendra Shqiptare e Kulturës Islame – Xhamia në Staten Island, gjithashtu bëri një donacion prej 2 mijë kile të mishit të dhisë në njërën prej lagjeve më të varfëra të ishillit në Stapleton vitin e kaluar.
 
Drejtori i egzekutiv i ICNA Relief, Moviz Siddiqi, ishte i pranishëm këtë vit, në shpërndarjen e ndihmave pasi Qendra Shqiptare e Kulturës Islame, me Imam Tahir Kukaj, ndihmoi në kthimin e besimit në veprim duke dhuruar e shpërndar dhuratat në ditën e Kurban Bajramit : "Ne shpërndajmë mishin mes njerëzve të varfër", tha ai.
 
“Që nga viti 1982, organizata jo përfituese “Projekti Mikpritja”,  ka qenë një vend ku banorët në nevojë në ishullin njujorkez Staten Islanders mund të gjejnë ushqim, një vend për të fjetur, pak dhembshuri, apo lidhje dhe mundësi - madje edhe në kohët e tyre më të vështira” shkruan gazeta e këtij ishulli në Nju Jork Staten Island Advance, duke shtuar se për më shumë informacion, vizitoni ProjectHospitality.org.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test