Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës së Dibrës priti veprimtarin nga SHBA, Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan

Amerika

Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës së Dibrës priti veprimtarin nga SHBA, Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan

Nga: Beqir Sina Më: 17 tetor 2018 Në ora: 08:28
Pamje nga takimi

Diber: Dje në Komunën e Dibrës për vizitë ishte veprimtari i njohur nga SHBA, zoti Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan, i cili u pritë nga Kryetari i komunës z.Ruzhdi Lata, me bashkëpuntorët e tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkepunimi i veprimtarit Haxhi Dauti - Keshillit Shqiptar Amerikan me Komunën e Dibrës, ne kuader te lidhjeve te tij shume vjecare me Shoqaten Atdhetare Dibra ne SHBA.

Mbasi e faleminderojë për pritjen, të parin e Dibrës, Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, një organizat e vogël lobiste, që bën një punë të madhe në SHBA, për më shumë se tridhjet vjet, e informoi kryetarin Lata me qëllimin e kësaj vizite në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare në Maqedoni.
Ai foli po ashtu edhe për aktivitetin dhe lobimin e cështjes shqiptare nga shqiptarët e Amerikës, duke permendur edhe lobin e parë dhe të vetëm atje Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane me në krye ish kongresitin Xhozef DioGuardi dhe bashkeshorten e tij Keshillataren e Cështjeve Ballkanike Shirli Kloyes Dioguardi dhe disa nga veprimtaret e dalluar te ceshtjes shqiptare ne SHBA.

Kryetari pasi e falenderoi për vizitën në Dibër, zotin Dauti, u shpreh se kontributi i shqiptarve të Amerikës, është një aset historik i shqiptareve kudo ne bote.
Lata tha se : ‘’Eshtë kënaqësi e veçantë të takohesh me bashkëkombësit tanë, të cilët kanë shkuar në Amerikë, për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten e tyre, por nuk kanë harruar asnjëherë nga kanë vajtur dhe kush janë. Çdo ditë të jetës dhe punës së shqiptarve në Amerikë, është dëshmuar se çfarë do të thotë të jesh shqiptar dhe ta duash vendlindjen tende. Ju keni bërë që miqësia shqiptaro-amerikane të thellohet dhe keni qenë faktor i rëndësishëm që çështja shqiptarë të jetë në agjendën amerikane. Ju keni mbajtur gjallë ëndrrën e shqiptareve për liri edhe atëherë kur ajo dhunohej nga vetë ne shqiptarët nen sundimin e gjate sllavo-komunist. Ju keni mbajtur të gjallë ëndrrën për liri edhe atëherë kur ajo na mohohej nga të tjerët, por ishtit ju ata qe e ngritet zerin per liri e te drejtat e shqiptarve kudo ne Shqiperi Kosove e trojet shqiptare.’’
Kryetari i Dibrës, e faleminderojë zotin Dauti - për ndihmuat që dërgojë ai dhe organizatat e tij në Shqipëri njëzetepesë vjet më parë me ndërmjetësimin e disa zyrtarve të lart të Departamentit të Shtetit, miqeve të tij, në Uashington, për mijëra familje, ne Shqiperin pas rrezimit te komunizmit, kur ato kishin më së shumti nevojë, për veshëmbathje e te tjera.

“Kontributi i shqiptarëve të Amerikës, ne kete kontekst është i veçantë, i pazëvendësueshëm dhe që meriton mirënjohjen jo vetem te dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, por edhe të ne udhëheqësve të bashkësive shqiptare. Mbasi nga komunat tona sot në Amerikë - Kanada, Europë, dhe Australi, kemi shumë veprimtar të shquar të cështjes shqiptare’’ – vuri në dukje kreu i Dibrës Ruzhdi Lata, duke shtuar se : “Historia e Shqipërisë, kurr nuk do ta harrojë kurrë kontributin e shqiptarëve të Amerikës dhe secili shqiptar duhet të ndihet krenar për kontributin tuaj.” .

Image

Më pas Lata, dhe Dauti folën për cështjen e asaj që thirret “Korrektim ose “vizatim” të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe Referndumit të mbajtur për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, dhe u pajtuan të dy se lidershipi shqiptar duhet të tregohet më i matur në zgjidhjen e këtyre dy cështjeve.
Kryetari i Dibrës, ishte i mendimit se Shqiptarët e Amerikës, nuk duhet t’i kushtojnë më shumë se vëmendjes se ndihmave financiare, atyre te lidhjeve të tyre me kongresist, senator apo zyrtar të lart të Administratës.
“Gjeni sa më shumë miq në Amerikë, se ashtu do ta ndihmoni edhe më shumë Shqipërinë, Kosovën, dhe trojet shqiptare”, u shpreh i pari i Dibrës.

Ai tha po ashtu se fluksi i bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në mërgim në Europë dhe SHBA e Kanada, këtë vit ka qenë mjaft i madh, duke i dhënë një gjallëri dhe ndihmë të madhe ekonomike e financiare qytetit të tyre.
Në cilësin e kryetarit të Dibrës, Lata duke iu faleminderuar edhe njehere te gjithe dibranve ne Amerikes, faleminderoje edhe veprimtarin nga SHBA, zotin Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan qe e vezitoi Komunen e Dibres e cila ka lidhje te hershme me Strugen dhe struganet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat