E kohës

Amerika

E kohës

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:11
Skënder Karaçica

Serbia fashiste e regjimit të Vuçiçit në Beograd,përmes lotëve të krokodilit, po vajton për ,,fitoren e madhe,,që pati gjatë Luftës së Parë Botërore që, sipas kësaj propagande paskësh humbur 62 për qind të burrave ,,luftëtarë,, të Serbisë (sic!).

Ky farë reagimi erdhi nga Beogradi dhe vetë Vuçiç,që e paska penguar ardhja e presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi në këtë takim të liderëve botërorë në Paris me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe protokolli zyrtar për vendosjen e tij në rreshtin në mes delegacioneve nga bota.

Serbia mos të fshehë (historinë)e dhimbshme të kohës vrastare ,kur e kur në flakën e Luftës së Parë Botërore e ripushtoi,e dogji tokën dhe shqiptarët në Kosovë dhe tashti trumbeton para Evropës dhe botës së ,,fitimtare,, e kësaj lufte botërore ku u vranë 18 milionë banorë të kontinentit tonë(Evropë).

Franca liberale dhe demokratike është ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.Në këtë përkujtim të shekullit të kaluar dhe Lufta e Parë Botërore,delegacioni shtetërorë i Kosovës me prersidentin Hashim Thaçi mori pjesë si i barabartë me vendet e tjera të Evropës dhe botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat