Dëbora e parë nisi të bjerë në qytetin e Nju Jorkut, duke “paralajmëruar” sezoni i dimirit ka ardhur

Amerika

Dëbora e parë nisi të bjerë në qytetin e Nju Jorkut, duke “paralajmëruar” sezoni i dimirit ka ardhur

Nga: Beqir Sina Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 20:43
NEW YORK CITY

NEW YORK CITY : Pas një periudhe të gjatë të temperaturave të "papërshtatshme", për këtë sezion, më nisjen e rënjes se fjollave të para të deborës edhe brenda në qytet, pesë lagjet e tij, (Brooklyn, Manhattan, Queens, Bronx, Staten Island) dhe në pjesen e lartme te qytetit, ose Long Island, e New Jerseyn, moti i dimrit më në fund po fillon të “vendoset” në vendin e tij - edhe në qytetin Nju Jorkut e perrreth tij zonen e Tri-Shteshit.

Simbas parashikuesve të motit edhe pse dimri nuk fillon zyrtarisht deri më 21 dhjetor, dëbora në këto ditë fillim nentori nuk duhet të jetë shumë e befasishme për cilindo nga ne.

Pra, këtu jemi qytetin e Nju Jorkut ( Brooklyn, Manhattan, Queens, Bronx, Staten Island) dhe në qytetin e Long Island, ku sot mbas dite, dëbora e parë e sezonit 2018, ka ardhur, duke nisur të zbardhi qytetin e veshur ate me një mantel të hollë e te bukur duke krijuar spektakel dimeror.

Sipas stacionit meteorologjike tw qytetit Accuweather, qyteti pritet të marrë diku nga tre deri në gjashtë inç të deborës, ne ditet ne vazhdim . Meteorologet kan një këshillë dimërore si rëndomtë në raste të tilla, nepermes paralajmërimet te televizionve, radiove dhe gazetave në qytet, që thonë “Kujdes me lëvizjet jashtë! .

"Nëse, duhet të dilni jashtë , sipas Accuweather, duhet që cdo ditë të njiheni me të gjitha ndryshimet e shërbimit meteorologjik në qytet, duke marrë parasysh njoftime të përditësuara (update) në të gjithë metron e NYC. Por në qoftë se keni ndërmend të qëndroni brenda kufijve të ngrohtë të shtëpisë tuaj, nuk mund të jetë një ide e keqe për të marrë për një pushim realitiv, duke siguruar të gjitha ushqimet e nevojshme, dhe cfare u nevoitet".

Për ata që sot jan në rrugë, ose kan deshire dhe me zor e kan pritur deboren e pare, ka një falenderim te veçantë, per natyren qe është per këtë spektakël që ka krijuar natyra me mbulimin e qytetit me mantelin e bardhë të dëborës së parë, pa te cilin natyrisht qe nuk do të ishit në gjendje të zhyteshit në thellësin e kënaqësisë, që të sjellin ato fotografitë në aparatet e juaja celular dhe Iphone.

Pra mbi të gjitha sot e nesër janë fotot e bukura të kapura nga dëbora e parë e qytetit te Nju Jorkut dhe zones se Tri-Shteshit, dhe të postuar menjeher në mediat sociale Facebook, Tweeter e Instagram, shokëve e miqve anemban botës, për te perzgjedhur edhe fotografitë e bukura të dëborës NYC Nentor 2018.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat