Dëbora pas 22 vitesh bie në Uashington- mbulohet Shtëpia e Bardhë, dhe Capitol Hill

Amerika

Dëbora pas 22 vitesh bie në Uashington- mbulohet Shtëpia e Bardhë, dhe Capitol Hill

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 00:14
Dëbora pas 22 vitesh bie në Uashington - mbulohet Shtëpia e Bardhë, dhe Capitol Hill

WASHINGTON D. C.: Për herë të parë pas 22 vitesh në muajin nëntor, kryeqytetin e SHBA , Uashington D.C.,një “mbules e hollë” dëbore ka mbuluar kryeqytetin, dhe zonat për rreth tij.
Hera e fundit që në këtë vend ka rënë një dëborë e tillë sa për të matur, ishte ajo që ra në vitin 1996. Madje, atëherë ishte vetëm dy të dhjetat e një inçi - pra , dukej sa për t’u regjistruar në një matës.

Kjo po ndodh si thanë metereologët në atë që përshkruhet si një "përzierje e çrregullt" e ndryshimit më klimën ne këto dekadat e fundit, që ka të bëjë edhe me ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, rënjes së dëborës, shiut, dhe breshërit, akullit ne disa zona, duke treguar se dimri ka ardhur herët edhe në kryeqytetin e SHBA, në Uashington, D.C., duke shkaktuar vonesa në udhëtim dhe anulime në disa fluturime, si dhe mbylljen e shkollave pothuajse në të gjithë kryeqytetin e vendit.

Një stacion shtetror për klimën në vend “Winter Advisory Weather”, thuhet së gjëndja e till është në fuqi dhe do të jetë deri të paktën mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes ku deri në dy inch pritet të bjerë sot debora.
Mesatarja e deborës së nëntorit në kryeqytet është 0.5 inç. Regjistrimi i deborës në Nëntor në qytet është 11.5 inç, ndërsa mesatarisht 14.5 inç e deborës në vit. Moti me dëborë do të drejtohet pastaj me në veri dhe në perëndim të kryeqytetit, sipas stacionit WTOP.

Sipas njoftimeve, me te fundit moti i së enjtes, është dëbora e parë e matshme në nëntor që nga viti 1996.
Pra, duke filluar nga kjo mbrëmje, Uashingtoni, D.C. po merr dimërimin e saj të parë të matshëm në nëntor, në 22 vjet, thotë “WinterStormAvery” duke shtuar se rrymat e dëborës vijnë nga St Louis, per në pjesën e Bregut Lindor.
Simbas metereologve dëbora është pjesë e një stuhie më të madhe që merr forcën në në lindje, dhe veriperendim të SHBA, ku brendësia e Atlantikut, thuhet të jetë goditur me akullin dhe borën më të madhe, ditë më parë, duke përfshirë të gjithë zonën deri në veri me Kanadan.

"Ka potencial për të rënë 6-12 inç të dëborës nga Maryland deri më në veri në Maine. Sidoqoftë, shiu i ftohtë dhe shiu i ngrirë mund të shkurtojë akumulimet ", tha meteorologu i Alex Sosnowski."

Kurse, këtë herë prej imazheve të siguruara nga televizionet amerikane, dëbora pritet të jetë më e madhe, në disa vende malore për rreth qëndrave të banuara pergjat Bregut Lindor.

Në këto pamje, që shfaqen ne televizonet kombëtare shihet oborri i Shtëpisë së Bardhë, ndërtesës së Kongresit, Pentagoni, Parku Linkoln e Lafyet, të jenë të mbuluar plotësisht nga dëbora.
Ndryshe, gjatë këtij dimri jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë, pritet të ketë temperatura rekord të të ftohtit, thonë metereolgët të cilët paraljmërojnë se tani erdhi dimri i “vërtet”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat