Filadelfia: Hapet klasë e re në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”

Amerika

Filadelfia: Hapet klasë e re në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”

Nga: Beqir Sina Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:05
Filadelfia: Hapet klasë e re në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”

Me kërkesë të disa prindërve dhe miratimin e drejtuesëve të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”, hapet një klasë e re me fëmijët e moshës 12-15 vjeç, pra më të rritur se ata që vazhdojnë ciklin e rregult 5 vjeçar të kësaj shkolle.

Fillimisht këta nxënës iu bashkangjitur klasës së dyte të shkollës kurse me sigurimin e mësueses, më 4 Nëntor 2018 kjo klasë filloi veprimtarinë më vete

Nga data 4 nëntor 2018, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë” nuk do të jenë 5 klasat e zakonëshme të pesë viteve të ciklit të plotë, por gjashtë klasa.

Nxënësit e rritur të klasës së gjashtë do të kenë programin shkollor ndryshe nga vitet e tjera, mbasi ai do të jetë më i ngjeshur, në mënyrë që nxënësit e kësaj klase, të përfundojnë shkollën jo në pesë vite, por më shpejtë. Përvoja e përvetësimit të mësimeve nga këta nxënës do të tregojë më mirë kohën e kësaj klase.

Nxënësit e parë të kësaj klase, që filluan mësimin si klasë më vete, e gjashta e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, me mësuesen Irma Alicka, më 4 nëntor 2018, janë: Laura Hazizaj, Heneda Celo, Adela Saliaj, Gerti Roci dhe Estera Bako
Ne urojmë që edhe kjo klasë, tashmë me pak nxënës në të ardhmen të shtohet. Prandaj u bëjmë thirrje prindërve, që kanë fëmijë të kësaj moshe dhe që deri tani kanë hezituar të mësojnë me fëmijët e vegjël të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, të sjellin fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën e bukur shqipe.

Të nderuar prindër. Veprimi juaj për të sjellë fëmijët e rritur për të mësuar shqip do të jetë një investim i madh tuaji në të ardhmen e fëmijëve. Prandaj mos nguroni. Shpjegojani këtë edhe fëmijëve tuaj që ata të binden plotësisht. Shkolla po ju mirëpret.

Vlashi Fili
Filadelfia, 4 Nëntor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat