"Bijt e Shqipes" në Filadelfia në Paradën e Ditës së Faleminderimeve "Mayfair Thanksgiving Parade" - Bota Sot
"Bijt e Shqipes" në Filadelfia në Paradën e Ditës së Faleminderimeve "Mayfair Thanksgiving Parade"

Amerika

"Bijt e Shqipes" në Filadelfia në Paradën e Ditës së Faleminderimeve "Mayfair Thanksgiving Parade"

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 18:50
Filadelfia

Shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka gjetur rastin të paraklaojë me një grup fëmijësh me veshjet tona popullore, dhe flamurin tonë kombëtar, duke i dhënë parakalimit të tyre ngjyra kuq e zi në paradën tradicionale në Amerikë "Mayfair Thanksgiving Parade".

Philadelphia PA - Një grup me dhjetra fëmijë mësues dhe nxënësve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia, me prindërit, veprimtar dhe drejtuesit e kësaj shoqate, simbas një video të shpërndar në rrjetet sociale, thuhet se dolën të dielën në paradën e pragfestës së Ditës së Falenderimeve Thanksgiving (e njohur në këtë qytet si parada « Mayfair Thanksgiving Parade »), duke parakaluar në rrugët e qytetit të veshur me kostumet e bukura popullore shqiptare, me flamujt e Shqipërisë dhe SHBA.

Gjatë këtij parakalimi ata kënduan hymnin tonë kombëtar dhe përgjatë përshkrimit të marrshimit të tyre në rrugën e pradadës ndjekur nga qytetar të shumtë kënduan edhe këngën simbol «Xhamadani Vija-Vija sa e Madhe është Shqipëria», si dhe mbanin në duar duke valvitur flamujt kuq e zi dhe flamurin e SHBA.

Megjithëse, sqarojnë ata ky është aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në prag festën e falenderimeve (Thanksgiving) në Northeast Philadelphia – Pennsylvania , shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka gjetur rastin të paraklaojë me një grup fëmijësh me veshjet tona popullore, dhe flamurin tonë kombëtar, duke i dhënë parakalimit të tyre ngjyra kuq e zi dhe jehonë të madhe kombëtare për prag festën 28 Nëntorin Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në paradën tradicionale "Mayfair Thanksgiving Parade", sipas tyre marrin pjesë rreth 150 grupe të ndryshme, përfaqesues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Phialadelphia, zyrtarë shteror dhe lokal, anëtar të këshillit bashkiak, të qytetit, asambleist dhe senator e zonës në shtetin e Pennsylvanisë, grupe nga departamentet shtetrore, institucionet lokale, dhe shoqata e grupe e tjera shoqerore, komunitare në të qytet.

Me këtë rast Shoqata Bijt e Shqipes, ka drejtuar një falenderim të veçantë për të gjithë nxënësit e mësuesit të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Philadelphia, për pjesmarrjen e tyre dhe atë paraqitjen dinjitoze të vlerave të kombit tonë.

“Falenderim, thonë ata për prindërit e nxënësve të cilët u treguan të gatshëm për të bërë të mundur tansportin e fëmijëve dhe pjesëmarrjen në paradë. Faleminderit, thonë atë në mesazhin e tyre përcjellës në rrjetin shoqëror Facebook, anëtarëve të kryesisë së shoqatës e veçanërisht, për punën e palodhur në organizimin e bukur të këtij aktiviteti", shkruna Shoqata Bijt e Shqipes në Philadelphia -Pennsylvania në statusin e saj në rrjetin social Facebook.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test