"Zemërgjerësia dhe Bujaria e Dibranëve në Amerikë, nuk ka fund !"

Amerika

"Zemërgjerësia dhe Bujaria e Dibranëve në Amerikë, nuk ka fund !"

Nga: Beqir Sina - New York Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 18:14
Shoqata Atdhetare Dibra

STATEN ISLAND NY: Shoqata Atdhetare Dibra për 23 vjet prej se është krijuar, por edhe më parë komunitetit dibran në Shtetet e Bashkuara, ka qenë ai që asnjëher nuk e ka harruar vendlindjen dhe cështjen tonë kombëtare, duke ndihmuar dhe kontribuar sa her që e ka kërkuar nevoja.
Kjo shoqat në ndihmat dhe kontributin e saj për Komunën e Dibrës, qytetarët e saj ka dhënë dhe ka bërë ndoshta edhe më shumë se cdo shoqat e organizat tjetër, me prejardhje nga vendlindja e tyre.

Kështu që zemërgjerësia dhe bujaria e Dibranëve në Amerikë, jo vetëm që nuk ka fund por edhe ska të ndalur : “Shoqata Atdhetare Dibra shpërndahu 115 metër kub dru për 23 familje në nevojë për sezonin e dimërit në komunën e Dibrës” shkruajti në statusin e saj në rrjetin shoqëror Facebook, Shoqata Atdhetare Dibra që drejtohet tash tre vjet nga kryetari i saj Dashnor Miftari.

Në muajin Maj të këtij viti kjo shoqat në kuadër të aktivitetve për të ndihmuar vendlindjen e tyre, realizuan si vazhdimësi e fondit të grumbulluar në aksionin humanitar gjatë muajit të Ramazanit "Një pako me ushqim për familjet në nevojë".

Ata shkruajtën në statusin e tyre - se : “Sa për rikujtim: në aksionin e muajit të Ramazanit u grumbulluan 20,100 dollar dhe u shpërnda ushqim në 95 familje (9,500 dollar) si dhe 41 familjeve ju mundësuam nga dy bukë në ditë, për 30 ditët e Ramazanit(2460 buke 1,050 dollar) me nji total:10,550 dollar.”
Ndërkohë ata sqaruan se nga pjesa e ngelur 9,550 dollar , dega e bamirësisë bashk me bordin drejtues, vendosën që në fazën e dytë nga ky buxhet, të ndihmojmë familjet në nevojë duke ju shpërndarë dru për t'ju va lehtësuar sezonin e veshtirë të dimrit.

Familjet në nevojë u përzgjodhën nga lista e njejtë që ju shpërndamë edhe ushqim gjatë muajit të Ramazanit.
Gjithsej u shpërndanë 115 metër kub dru, nga 5 metër kub dru për 23 familje në qytetin e Dibrës me shumë totale 4,394 dollar.
Për këtë Shoqata Atdhetare Dibra ka shënuar në statusin e saj në mesazhin përcjellës të këtyre ndihmave Falemnderimet pafund për Maksud Maksud Kerluku Maxi dhe Sokol Torte, të cilët shkuan derë në derë me ditë të tëra për tu siguruar që kjo ndihmë shkon në familjet e duhura si dhe na raportuan me transparencë të plotë.

“Jemi shumë mirënjohës që në c'do aktivitet të SHAD-it kemi përkrahje nga vullnetarët në qytetin e Dibrës” shkruan Shoqata Atdhetare Dibra.
Dhe, shtonë, gjithashtu ju falemnderojmë edhe njeherë të gjith Ju të cilët ju bashkangjitët nismës së Shoqatës për të ndihmuar familjet në nevojë.
Shoqata Atdhetare Dibra ne statusin e saj në rrjetin social Facebook sqaronë se : “Në takimet e rradhës së kryesisë do të vendosim edhe për mënyrën e fazës së tretë nga buxheti i ngelur për këtë vit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat