Rita Ora në Paradën e Ditës së Falënderimeve të Macy në qytetin e Nju Jorkut

Amerika

Rita Ora në Paradën e Ditës së Falënderimeve të Macy në qytetin e Nju Jorkut

Nga: Beqir SINA Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 06:58
Rita Ora

NEW YORK - (Bota sot 21 Nentor 2018) - 92 vjetori i Paradës së Ditës së Falënderimeve të super kompanisë - qendrës më të madhe tregtare në botë Macy’s, në qytetin e Nju Jorkut, filloi dhe festimin e festave të këtij sezoni , sot të enjten në mëngjes. 

Parada e 92-të e Ditës së Falenderimeve të Macy-t në qytetin e New Yorkut e cila është më e madhja në Shtetet e Bashkuara filloi në orën 9 të mëngjesit dhe vazhdojë deri në mesditë, kur përfunduan dhe parakalimet pas ores 1 te mesdrekes.

Rruga e paradës

Parada filloi nga pjesa e lartme e qytetit në West 77th Street dhe Central Park West, nga atje, parada përshkoi pothuajse mesepërmes qytetin e Nju Jorkut, duke u ndjekur nga më shumë se 3 milion njerëz ( simbas shtypit njujorkez), duke marrshuar në fillim nga jugu i qytetit përgjatë Central Park West, dhe dale në Columbus Circle, dhe drejtuar me pas per nga qendra më e madhe tregatare Mecy’s në zemër të Nju Jorkut .

Mbasi kaluan dy blloqe në lindje përgjatë Central Park South(Rruga 59) në 6 Avenue, parada përsëri u drejtua drejt Sheshit Herald per në qender të qytetit të Nju Jorkut, për në perëndim në Rrugën e 34-të, aty ku edhe mbaron Parada, ku ishte ngritur dhe skena e madhe përpara Sheshit Herald të Qendres Tregatare Macy-t, rreth një ose dy blloqe larg nga stacioni i trenave Penn Station dhe pallati i sportit Madison Square Garden.

Banda dhe interpretues

Lista e yjeve në 92 vjetorin e Paradës së Ditës së Falënderimeve të super kompanisë - Macy’s, në qytetin e Nju Jorkut, përfshiu yjet e muzikes amerikane,  Muppets of Sesame Street, Ashley Tisdale, BAd Buddy, Barenaked Ladies, Dianna Ross dhe Family, Ella Mai, John Legend, Leona Lewis, Pentatonix dhe të fashmen Rita Ora, ndër të tjera.

Dymbëdhjetë grupe marshimi dhe grupe valletaresh nga e gjithë Nju Jorku, do të marshonin sot në paradën e këtij viti, krahas qindra grupeve të tjera që parakaluan me uniformat sportive cheerleaders.

Parada e balonave gjigande gjithandej…..!

Parada do të shfaqëte 16 balona gjigante; 43 balona të reja; balona të trashëgimisë; balona dhe trycallons (balona hibride terhequr me rimorkjot me automjete); dhe balloonheads (karaktere hibride me kostume).

Karakteret e reja të ballonave per kete vit ishin të portretizuara në balona përfshijnë luftëtarin indian të Amerikes,  Saiyan Goku nga "Dragon Ball Super: Broly" dhe Fleck, Bjorn, Jojo dhe Hugg, yjet e kukudhve të "The Chronicles" të Netflix.

Disa balonat më  të preferuarat në 92 vjetorin e Paradës së Ditës së Falënderimeve të super kompanisë - Macy’s, në qytetin e Nju Jorkut,  përfshinë Charlie Brown, Ditari i një Wimpy Kid, Elf në raft, Grinch, dhe Pillsbury Doughboy.

Katër balona të reja do të debutonin sot në rruget e qytetit te Nju jorkut, duke përfshirë Elf Pets nga Elf në raft, Fabrika e famshme e Çokollatës Kinder, Turtles Teenage Mutant Ninja nga Nickelodeon, dhe Splashing Safari Adventure nga Kalahari Resorts dhe Conventions.

Moti i Ftohtë me temperatura rekord minus 15 grad celcius nuk e ndalen eksitimin dhe nuk e ndali as entuziazmin e Paradës së Ditës së Falënderimeve të Macy-t ne qytetin e  Nju jorkut.

Kjo parad ashtu si dhe vitet e shkuara kishte gjithashtu gjithandej, banda marshimi, ku shfaqej Broadway dhe, natyrisht, Santa Claus para festes se Krishtelindjeve.

"Ne e bëmë këtë vitin e kaluar, e beme edhe kete vit - ndoshta do ta bëjmë vitin e ardhshëm, kjo është një traditë e mrekullueshme që kemi filluar tash 92 vjet ne Nju Jork", tha një nga organizatoret zyrtar te kesaj parade, qe eshte me e madhja ne SHBA.

Ju mund të mendoni se temperaturat në 20- degree dhe erërat e ftohta dhe të qëndrueshme do të pengonin miliona njerëz nga Nju Jorku dhe zona e Tri - Shteshit, dhe SHBA, turiste te huaj nga  e gjithë bota, që ishin sot në  NYC, për te pare paraden, dhe do te qendronin më shumë se tetë orë, për të parë kete spektakel te jashtezakonshem. Por jo ngase Parada e 92 e Ditës së Falënderimeve të Macy-t, qysh në këtë mëngjes tërhoqi turmat e mëdha të njerezve te lumtur entusiast qendronin ne te dy anet e rruges përgjatë rmarrshit te parades nga ana e Upper West Side deri ne në Sheshin Herald.

E fameshmja Rita Ora performoje  gjatë diteve te paradës së Falenderimeve të Macy

Rita Ora me talentin e saj performoi  gjatë dites së dytë të Parades se koncerteve te mbajtura me rastin e Ditës së Falenderimeve të Parades se 92, në sheshin perball qendres tregatare Macy’s, ne Herald Square më 20 nëntor 2018 në New York City.

"Gjatë transmetimit të sotëm të NBC të “Macys Parade” disa artistë gjate performimit thane se përjetuan vështirësi teknike, që ndikuan negativisht performancën e tyre", shkroi Macy’s në njëne nje deklerat: "Kërkojmë falje dhe dëshirojmë që qytetaret të dinë se këto çështje janë jashtë kontrollit të artistit".

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, dha një nga këto shfaqje dhe u kritikua gjerësisht nga shikuesit në mediat sociale, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre me shfaqjen e këngëtares me kengen dhe interpretimin e saj "Let You Love Me", duke thënë se ajo duket të jetë nji syncing lip.

Rita Ora u mbrojt shpejt nga këngëtari John Legend, i cili vuri në dukje se shumë artistë stagnuan gjatë shfaqjeve të paradës për shkak të mungesës së pajisjeve në dispozicion të teknikes, e cila la shume per te deshiruar sidomos ne sikronizmin e muzikes me fjalet e kengetarve.

Vet Rita Ora shkroi ne statusin e saj ne Facebook dhe Tweeter , duke thene : "Fakti ishte per te qeshur. Ne të gjithë duhet të japim maksimumin në këtë paradë, mirpo cfare mund te bejme ne kengetaret, kur organizatori nuk kanë kapacitet për të trajtuar kërkesat e zërit për një shfaqje të drejtpërdrejtë", ka shkruar ajo ne tweeted. 

"Shpresoj që ju gjithsesi te keni mbetur te kënaqur. Dini që nëse vini në shfaqjet e mia, te tjera vokalët janë 100%! te mijat", Rita Ora, u përgjigj keshtu duke falenderuar mikun e saj John Legend dhe Macy’s,".

Mbi 3.5 milionë njerëz do të dilnin sot ne rrugët e Manhatanit - Nju Jorkut, për të parë balonat gjigandë. Simbas shtypit amerikan 50 milionë njerëz ne te gjithe SHBA e ndoqen atë në TV nga ngrohtësia e shtëpive të tyre. Parada e këtij viti paraqiti 16 balona të karakterit gjigand, 43 balona të reja, 26 te kaluara, 1,200 cheerleaders dhe 12 banda marshuese.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat