Në shpalimet historike shqiptarët dhe hebrejtë takohen në Çikago

Amerika

Në shpalimet historike shqiptarët dhe hebrejtë takohen në Çikago

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:37
Skënder Karaçica

Hebrejtë që jetojnë në Amerikë dhe Çikago si dhe shteti i Izraelit,tashmë e ka të njohur në shpalimet historike për praninë dhe shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe Shqipëri.Kështu thuhet në aktivitetin që do të organizohet në shpalimet historike që hedh dritë për historinë e pallogoritshme të hebrejve dhe shqiptarëve të Kosovës,në shfaqjen e filmit,,Pagëzimi,,që paraqet tregimin e vërtetë të mbijeturëve të kohës së Holocaustit(Shoul Gotenyo një hebre që i shpëtohet jeta në Kosovë, thotë për opinion Daniel Shure,mik i shqiptarëve dhe këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago.

Në këtë aktivitet kulturo shqiptaro-hebrejë në Çikago,pritet të marrin pjesë zyrtarët e lartë të Konsulatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork,Teuta Sahatqija e Enis Demiri si dhe Mentor Shala,drejtor i përgjithshëm i RTK-së në Prishtinë.

Bartëse e këtij aktiviteti të orëve historike shqiptaro-hebreje SHSHA në Çikago,thekson për opinion se shqiptarët dhe hebrejtë do të takohen në orën historike të kohës së Luftës së Dytë Botërore,ku shqiptarët dhe Kosova,ndonëse në kushte të rënda për vetën,gjeti forcë e shpirt humanizimi për shpëtimin e hebrejve që i kishte vënë përpara Nazi-fashizimi dhe hyzmetqarët e vendeve të ndryshme nëpër Evropë dhe në këtë pjesë të Ballkanit për shfarosjen e tyre.Pritet që në këtë manifestim të marrin pjesë shoqatat shqiptaro-amerikan,Komuniteti shqiptar si dhe nxënësit e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,, thuhet në këtë komunikatë për opinion të SHSHA në Çikago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat