Presidenti Thaçi festoi 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në SHBA

Amerika

Presidenti Thaçi festoi 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në SHBA

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 19:42
Presidenti Thaçi festoi 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në SHBA

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka theksuar se bashkatdhetarët tanë në SHBA dhe kudo në botë, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Së bashku me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA, sot në Uashington festuam Ditën e Flamurit. Bashkatdhetarët tanë në SHBA dhe kudo në botë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, Dita e Flamurit i bashkon shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat