Çikago nderon ditën e pavarësisë së Shqipërisë - Bota Sot
Çikago nderon ditën e pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Çikago nderon ditën e pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Skënder Karaçica Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 08:13
Çikago

Me rastin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntori,sot në Çikago shoqatat shqiptaro-amerikane,veprimtarë,sportistë dhe mysafirë të shumtë të ftuar nga KSHA,u grit flamuri kuq e zi në qendrën Richard J Daley.

Në këtë ceremoni u bë intonimi i himnit shqiptar dhe atij amerikanë dhe me një minutë heshtjeje u nderuan dëshmorit e kombit që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Për historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar që nga dita e pavarësisë dhe flamuri shqiptar në vitin 1912 në Vlorë,folën hoxhë Ejup Jakupi dhe prifti ortodoks shqiptar Kostadin Tuda, që kishin ardhur bashkë në kremtimin e festës së madhe kombëtare.Të dy prijësit fetarë u bënë thirrje diasporës shqiptare në Amerikën e lirë dhe demokratike,që fëmijët e tyre të rritën e të mësojnë gjuhën e bukur shqipe se vetëm kështu e nderojmë atdheun dhe kombin tonë.

Ndërsa kryetari i KSHA-së Gjaneto Harusha në fjalën e tij theksoj se ndër vite në Çikago është dëgjuar zëri i shqiptarëve për Shqipërinë dhe Kosovën,që në shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli të ri është bërë shekulli për shqiptarët.

Në shenjë nderimi për ditën e pavarësisë në Çikago, ai shpaloj pjesë të kronikës historike të udhës së madhe që ka bërë kombi shqiptar për alfabetin e gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit(1908)si dhe dita e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

Image

Në këtë kremtim madhështor foli Teuta Sahatqija, ambasadore e Kosovës në Konsulatën e Përgjithshme në Nju Jork,që duke vënë në dukje historinë e diasporës shqiptare në Amerikë dhe angazhimi i saj në të gjitha lëvizjet kombëtare sot e kemi shtetin e lirë të Kosovës.

Për festën e pavarësisë dhe për flamurin kuq e zi dhe përgëzimet e diasporës nga qyteti në Çikago,folën Skënder Karaçica,Ilir Zenko, Arbër Ajeti,Suzan Rosenstein,kryetare e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael dhe shqiptarja e vogël e veshur kuq e zi nga Kosova Elma Selimi që këndoj këngën për Shqipërinë dhe Flamurin.

Flamuri kombëtar mbeti duke valuar bashkë me flamurin e Amerikës dhe të shtetit të Ilinoisit,që shumë kalimtarë amerikanë në Çikago ndaleshin për të bërë fotografi nga kureshtjet dhe respekti i tyre.

Në orët e pasdites,ambasadorja Teuta Sahaqija e Ines Demiri, sekretare, të shoëqruar nga udhëheqja e SHSHA-së morën pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Amerikë-Israel të organizuar nga Oda Ekonomike në prani të një numri të madh të botës së bisnesit,të universitetit dhe fushave tjera, që me interesim biseduan për çështjen e Kosovës në çastin aktual të zhvillimit ekonomik dhe të mundësive për investimet nga Amerika.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...