Kisha “Zoja e Shkodres” kremtoi 28 Nëntorin, 106-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit tonë kombëtar

Amerika

Kisha “Zoja e Shkodres” kremtoi 28 Nëntorin, 106-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit tonë kombëtar

Beqir SINA – Hartsdale NYC Nga Beqir SINA – Hartsdale NYC Më 29 nëntor 2018 Në ora: 17:19
Kisha “Zoja e Shkodres” kremtoi 28 Nëntorin, 106-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit tonë kombëtar

HARTSDALE, NYC, ( Bota sot 28 nëntor 2018) – Edhe këtë vit, siç është bërë traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, besimtarët shqiptarë katolikë, në zonën e New York-ut, nderuan këtë ngjarje historike me mbajtjen e një meshe dhe ngritjen e flamurit kuqezi në majën e Këmbanores së Kishës, që është dhe pjesa më e lartë e saj u valëvit krenar pranë flamurit amerikan duke kenduar se bashku hymnin e Shqipërisë.

Dom Pjetër Popaj, Meshtari i Kishës, duke ofruar meshën në gjuhën shqipe kërkoi nga besimtarët që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve që luftuan dhe vdiqën që Shqipëria, të bëhej e pavarur, tha ai.

“Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Popaj gjatë meshës.

Ai më pas foli për rëndësinë historike të kombit shqiptar :  “Historia e jonë nuk është e shkurtër por mijëravjeçare. Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vuajtjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtpisë janë munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt”.

Kryatari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale – New York, Leonard Berishaj drejtojë ceremoninë dhe mbajti një fjalë pëshëndetse : 

“Kam nderin dhe kënaqësinë, t'ju përshëndes ne kete Qender, ku jemi bashkuar për të kremtuar 28 Nëntorin, 106-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit tonë kombëtar.

Ju uroj nga zemra Festën e flamurit - 28 nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare,  këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar.

Dëshiroj të falënderoj vogëlushet e Rozafatit të cilët me kostumet e tyre kombëtare e zbukuruan këtë festë të madhe. Poashtu falënderoj edhe prindërit e tyre për sakrificë e kontribut të dhënë dhe praninë këtu, edhepse është ditë pune. Falënderoj edhe Shoqatën Drita e cila u kujdes për një koktej modest. Edhe një herë Gëzuar - 28 nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare,  këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar.” 

Ceremonia filloi në ora 12 të mesdrekes me Meshën e shenjtë kushtuar dëshmorëve tanë dhe atyre amerikanë të të gjitha kohërave, nga Meshtari Dom Pjetër Popaj .

Dhe, menjëher  pas kësaj Meshe për Ditën e Flamurit – Pavarësinë e Shqipërisë, në oborrin para kishës ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjellë me këndimin e himnit amerikan dhe të Shqipërisë, me pjesemarrjen edhe të Dom Pjetër Popaj, dhe fëmijve të grupit folklorik të vallëtarëve –Rozafati”, të koreografes Axhelina Nika. 

Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatitur një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor.
Moderatori i programit ishte z. Mhill Velaj, i cili e përshëndeti auditorin dhe falenderoi Dom Pjetrin për këtë organizim e paraqiti folësin e rastiti. Prof. Gjon Frani Ivezaj, i cili foli mjaft në detaje për ata që i parapriu datës së 28 Nentorit 1912, si dhe për vetë ngjarjet e 28 Nëntorit.

Në Qendren Kulturore " Nëna Tererze", këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, e ndezi atmosferën kuq e zi – ndërkohë, që poeti popullor Nosh Camaj recitoi një poem të vetën kushtuar kësaj feste të madhe kombëtare, dhe, vajzat e djemt vallëtarët e Grupit “Rozafati”, me koregografen Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat