Ziadin Sela dhe Bilall Kasami në Washington D.C.

Amerika

Ziadin Sela dhe Bilall Kasami në Washington D.C.

Nga: Ilaz Kadriu Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 08:02
Ziadin Sela dhe Bilall Kasami

Me angazhimin e përbashkët të disa aktivistëve të çështjes shqiptare në Amerikë, me iniciativën e LDSHM- së dhe ndihmën e disa aktivistëve donatorë, më 28 Nëntor, 2018, delegacioni shqiptar në përbërje : Zijadini Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, Xhevat Prespa, kryetar i LDSHM-së, Ilaz Kadriu, aktivist , Daniel Shure, nga Oda Ekonomike Izraelito-Amerikane, Fluturim Risvani, aktivist nga shteti Connecticut, Vullnet Dervishi , kryetar i shoqatës strugane "

Valët e Liqenit" dhe Ferki Bekteshi , aktivist nga Kenosha,  pati një takim të rëndësishëm dy orësh në Dertamentin e Shtetit Amerikan ku u prit nga Drejtoresha e Zyres për çështje jugqëndrore europiane, znj. Susan K. Falatko dhe Jill W. Dietrich, oficere e zyrës për Maqedoni.

Në fillim të takimit, hyrjen e bëri Daniel Shure, kurse prezantimin secili veç e vec.

Kryetari i Lëvizjes Besa, fillimisht e informoi drejtoreshën mbi situatën e shqiptarëve në Maqedoni pas Marrëveshjes së Prespës, të cilën e përshkroi si kthim para Marrëveshjes së Ohërit. Ai tha se në Marrëveshjen e Prespës shqiptarët as nuk përmenden fare dhe se subjekti i tij dhe partitë tjera politike shqiptare kanë votuar për ndryshime kushtetuese, por Besa dhe ASH mbështesin kërkesat e tyre për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me preambullën dhe amendamentin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e jo gjuhë e numrave 20 %, duke e arsyetuar atë me përqindje të konsiderueshme të shqiptarëve në Maqedoni si dhe karakterin multietnik të shtetit.

Ndësa Zt. Sela në mes tjerash tha se në së bashku këtu ndajmë shqetësimin e njëjtë kur është në pyetje çështja shqiptare në Maqedoni. Në, vazhdoi ai, e përkrahim plotësisht inkuadrimin e Maqedonisë në Nato dhe BE, prandaj të gjithë shqiptarët së bashku votuan për ndryshime kushtetuese, kurse pala maqedoni u nda rreth kësaj çështjeje.

Në mendojmë se hapja e ndryshimeve kushtetuese është rast i volitshëm për inkorporimin dhe votimin e një preambulle më të kapshme edhe për shqiptarët , pastaj përmendi kërkesën ku etnicitetet duhet ta ruajnë karakterin kombëtar. Me një fjalë: shqiptar/ shtetas i MV; maaedonë/ shtetas i MV dhe kështu me radhë. Në BE duam të shkojmë si shqiptarë, e jo si maqedonë. Në pranojmë të jemi shtetas të Maqedonisë, por kombësia të mbetet shqiptare.
Sela potencoi kërkesën e zyrtarizimit të gjuhës shqipe , duke e arsyetuar atë edhe më premtimin e kryeministrit Zaev gjatë zgjedhjeve, më të cilën gjë morri edhe 50.000 vota shqiptare.

Investimet joproporcionale i karakterizoi si shkakun kryesor të shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga Maqedonia.

Ai në takim theksoi se kryeministri bashkëpunon me kriminelët e pozitës së tanishme e cila ishte pjesë e qeverisë së kryeministrit të ikur në Hungari !
Ilaz Kadriu u inkuadrua në bisedë duke kërkuar nga DASH-i dhe ambasadori amerikan në Shkup që të bëjnë presion në palën maqedone e cila ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese e jo në Besën dhe ASH që blanco ti votojnë këto ndryshime , pasi që në zgjedhjet e ardhshme do të humbin elektoratin dhe atëherë pse duhet të ekzistojnë partitë opozitare pyeti Zt. Kadriu ?

Xhevat Prespa kërkoi kushtetutë të ngjashme si ajo e Belgjikës, Zvicrës apo kushtetutë civile si në Kosovë, ku për shkak të 5 % të serbëve gjuha e tyre është zyrtare.
Fluturimi vuri në pah kërkesat e arsyeshme të shqiptarëve dhe parashikoi se referendumi sido që të jetë, në Greqi do të dështojë.

Vullnet Dervishi në fund i njoftoi të pranishmit se ky delegacion përfaqëson kërkesat e të gjithë shqiptarëve në qytetet prej nga vijnë dhe se në të gjithë së bashku i përkrahim amendamentet e propozuara nga Sela dhe Bilalli.

Është shumë më rëndësi të cekët se drejtoresha dhe stafi i zyrës së saj e kiptuam qartë mesazhin e delegacionit tonë të përbashkët : se pa zgjidhje e problemit shqiptar dhe pa plotësimi dhe institucionalizimin e kërkesave shqiptare, Maqedonia do vazhdojë të jetë vend i krizave të ardhshme.

Pjesëmarrësit e delegacionit nga Amerika kanë një mesazh për të dy liderët: të afrojnë sa më shumë qëndrimet dhe parimet e tyre duke përgatitur një koalicion të domosdoshëm dhe pa kushte për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të jenë të pashmangshme. Me këtë veprim, të dy liderët do të fitojnë sepse vetëm kështu edhe në do të jemi më ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat