Filmi dokumentar “Pagëzimi” u shfaq në Çikago, Shaul Gatenjo rrëfen sesi shqiptarët në Kosovë ia shpëtuan jetën

Amerika

Filmi dokumentar “Pagëzimi” u shfaq në Çikago, Shaul Gatenjo rrëfen sesi shqiptarët në Kosovë ia shpëtuan jetën

Nga: Skënder Karaçica Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Çikago

Në prani të një numri shqiptaro-amerikanë dhe hebrejë në Chicago Loop Synagogue u shfaq filmi dokumentar,,Pagëzimi,,i përgatitur nga edicioni i RTK-së në Prishtinë.

Daniel Shure,këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Amerikë-Izrael dhe mik i shqiptarëve në Ballkan dhe Kosovës, theksoi se tashmë jemi në dijeni për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në familjet shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Për këtë tregon edhe filmi dokumentar.

,,Pagëzimi,,që na vjen nga Prishtina një dëshmi sesi shqiptarët me shpirtin e tyre solidar u dolën në ndihmë për të shpëtuar nga dora e asgjësimit Nazi-fashist të hebrenjve të ndjekur e të vrarë nëpër rrugët e Evropës e për të gjetur shpëtim në zemrat e shqiptarëve të Kosovës.

Në orët e kujtesës historike,hebrejtë dhe shqiptarët në Kosovë në filmin,,Pagëzimi,, merrnin pjesë Teuta Sahaqija,ambasadore e Republikës së Kosovës në Konsulatën e Përgjithshme në Nju Jork,Ines Demiri, sekretare dhe stërmbesë e Izraelit nga Prizreni si dhe Mentor Shala, drejtor i përgjithshëm i RTK-së në Prishtinë.

Hapjen e shtigjeve të njohjes historike të dy popujve shqiptaro-hebrejë në Kosovë dhe Shqipëri dhe katrahurat e kohës vrastare të duarëve të përgjakura të Nazi-fashizmit si dhe prania dhe shpëtimi i tyre nga shqiparët në Kosovë dhe Shqipëri,kontribut të veçantë ka dhënë SHSHA në bashkëpunim me mikun e shqiptarëve Daniel Shure.

Përmes shiritit në filmin ,,Pagëzimi,, shihen e dëgjohen rrëfimet e Shaul Gatenjo,një hebrejë i moshuar që në kohën e Luftës së Dytë Botërore si fëmijë pesë vjeç kishte përjetuar çastet më të rënda në jetë,kur fashistët ia kishin vrarë familjen bashkë me 7.000 hebrejë tjerë në trekëndëshin e vdekjes së holokaustit Bullgari-Maqedoni-Greqi dhe për të gjetur shpëtim në shtëpitë shqiptare të Kosovës.Në këtë rrëfim të Shaul Gatenjo dalin pamjet e fshatit Letnicë të Vitisë,vendlindja e Nënë Terezës që për shumë vite nisi nëpër botë dhe për popujt mesazhin e shpirtit humanë të popullit shqiptar me virytet dhe traditën e lashtë të qytetërimit në Evropë dhe më gjerë.

Pamjet e filmuara në këtë dokumentar dhe relacionet e miqësisë e të shpëtimit të hebrenjve në Kosovë nga të pranishmit në sallë u përshëndet me duartroktije në shenjë falënderimi për popullin shqiptar dhe për Kosovën.

Për filmin dokumenatr,,Pagëzimi,,me nga një fjalë rasti u paraqitën Teuta Sahaqija,Mentor Shala si dhe Ines Demiri nga Prizreni, e cila është stërmbesë e hebrenjve dhe shtetit të Izraelit.Në fjalimin e saj Ines Demiri i bëri një vështrim filmit dokumentar dhe për të dhënë faktet historike të kohës sesi i shpëtuan shqiptarët popullin e përndjekur deri në shfaroje të hebrenjv,ajo përmendi se gjyshja e saj Ruth Bahar një hebreje e martuar me gjyshin e saj shqiptar në Prizren,tregon se si shqiptarët dhe hebrejtë u bënë bashkë në kohën vrastare e të shfarosjes nga dora Nazi-fashiste për të mbijetuar dhe për treguar sot se populli shqiptar është i veçantë në Evropë me shpirtin human e liridashës,theksoj Ines Demiri.

Në kuadër të këtij aktiviteti dhe në bashkëpunim të SHSHA-së me miqtë hebrejë në Çikago,u ritheksua propozimi që në Muzeun Holokaust në Skokie të vëhet Pllaka Përkujtimore si dëshmi historike që do të hedh dritë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve Kosovë-Shqipëri.Ndërkaq për angazhimet dhe përkrahjen ndaj popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan,SHSHA në bashkëpunim me Konsulatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork,do të nisin procedurën e rregullt ligjore që Daniel Shure të shpallet Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Çikago.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat