Dje në Knollwood Memorial Park Canton Michigan u varrosë me nderime jutisti dhe veprimtari i dalluar në komunitetin shqiptar të Detroitit Shemsi Nishevci

Amerika

Dje në Knollwood Memorial Park Canton Michigan u varrosë me nderime jutisti dhe veprimtari i dalluar në komunitetin shqiptar të Detroitit Shemsi Nishevci

Nga: Agim Vuniqi Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:20
Varrimi Shemsi Nishevci

Jeta e rëndë jashtë vendit është brengë e të gjithë mërgimtarëve. Ngritja e familjes dhe nostalgjia për vendin e origjinës ishin pjesë e ecejakeve jetësore e veprimtarit Shemsi Nishevci. Shemsi Nishevci lindi më 2 Maj 1945 në Balllovc të Podujevës, shkollën filore e kreu në Podujevë,  Gjimnazin në Prishtinë, ndrsa studimet i purfundoi në Universitetin e Prishtinës ne Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Historisë. Derisa ishte në Prishtinë punoi në  BVI-në e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Kosovës deri më 26 nëntor 1990, kur u futën masat e dhunshme, ku ishte udhëqës për shumë kohë, para ardhjes në SHBA. Biografia e mergimtarit Shemsi Nishevci ishte shumë më e rëndë se ç’mund të përshkruhet. Ai kishte rolin e një prindi dhe edukatori të shkëlqyer në familje. Ka dhënë një kontributit të rëndësishem në zgjidhjen e problemeve të nduarnduershme të pensionistëve në Kosovë, të cilët kanë pasë mbështetjen profesionale dhe juridike të Shemsiut. Ai ishte pjesë e plejadës se juristëve të Kosovës të cilët u shquan për pavarësimin institucional të saj. Ardhja e tij e detyrueshme në SHBA i dha shqetesime të mëdha, sidomos lufta dhe pasojat e saj, por nuk e ndali në punën dhe aktivitetin e tij në komunitet.  Puna, angazhimi ditor dhe edukimi  i femijëve e mbajti atë krenar deri ne momentet e fundit të jetës. Dashuria per ta dhe niperit ishte e madhe sa ishte zemra e Shemsiut.  Shemsi Nioshevci ndërroi jetë në spitalin e qytetit më 3 dhjetor 2018 në Kanton Michigan në SHBA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat