Mark Gjonaj dhe Kadri Veseli takohen duke bërë simbolin e Shqiponjës

Amerika

Mark Gjonaj dhe Kadri Veseli takohen duke bërë simbolin e Shqiponjës

Beqir Sina - New York City Nga Beqir Sina - New York City Më 11 dhjetor 2018 Në ora: 15:37
Mark Gjonaj dhe Kadri Veseli

BRONX NYC: Një takim shumë i rëndësishëm i kryetarit të Kuvendit të Kosovës në Nju York, ishte dhe pritja e organizuar nga Këshilltari i Bashkisë së Nju Yorkut, zoti Mark Gjonaj, dhe anëtarët e stafi të zyrës së tij në qytetin e Bronxit, ku u bisedua në një frymë mjaft miqësore, për shtimin e lidhjeve e kontakteve të komunitetit shqiptar , me isntitucionet e të dy shteteve tona ; Shqipërinë e Kosovën, si dhe lidhjet e mira me vendbanimet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.

Gajtë vizitës së tij në zyrën e këshilltarit Gjonaj, Veseli e Gjonaj janë takuar duke bërë edhe një gjest simbol të shqiptarëve, duke bërë shenjën e shqiponjës me dy pëllumbat e dorës, duke bashkuar duart në mes njëri tjetrit në të njëjtën mënyrë si veprojnë shqiptarët, për të treguar atë dashurinë dhe indetitetin tonë dhe bashkimin tonë kombëtar.

Gjest ky që ka funksionuar në shumë raste jo vetëm në Europë, por edhe këtu përtej oqeanit në SHBA, lider të komunitetit, veprimtar të një njohur miqtë tanë senator, kongresisti, dhe anëtar të administratës së Shtëpisë së Bardhë, personaliet te njohura amerikane kanë bërë simbolin tonë të shqiponjës, me shqiptarët e Amerikës.

“Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak në qytetin e New Yorkut, është një prej shumë tregimeve të suksesshme në Amerikë. Me të biseduam për punët që mund të bëjmë bashkë për Kosovën, Shqipërinë dhe për diasporën tonë, kudo që ndodhet” shkruajti Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në statusin e tij në Facebook.

“Shqiptarët në Amerikë, kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, të forcojnë lidhjet tona me SHBA-të. Diaspora jonë ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të ecjes tonë si komb. Ne duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendet tona”, tha ai.

Ndërsa, këshilltari Mark Gjonaj, në faqen zyrtare të Anëtarit të Këshillit të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, shkroi menjëherë pas takimit duke postuar edhe një fotografi nga ky takim : "Isha i nderuar për të takuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadoret Vlora Çitaku e Tetuta Sahatqia - Pleasure to meet with Speaker of Kosova Parliament Kadri Veseli and Ambassadors Vlora Çitaku and Teuta Sahatqija!".

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat