Veseli vendos lule në varret e vëllezërve Bytyqi në New York

Amerika

Veseli vendos lule në varret e vëllezërve Bytyqi në New York

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 16:39
Veseli vendos lule në varret e vëllezërve Bytyqi në New York

YONKERS NYC : Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës në Gardën Kombëtare dhe bazat e njohura ushtarake amerikane, në shtetin e Ajovës - Iowa, ku ka takuar ushtarakët, dhe zyrtar të lart të këtij shteti, duke parë nga afër edhe pajisjet ushtarake, shumë prej të cilave, siç është thënë, do të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, donacion i Ushtrisë amerikane nga SHBA, të shtunën dhe të dielën ka qëndruar në Nju York, për t’u takuar me komunitetin shqiptar për zonën e Tri-Shteshit.

Kështuqë, gjatë vizitës zyrtare në SHBA, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, një rëndësi të veçantë i kushtojë dhe qëndrimit të tij në New York, ku ai është takuar me perfaqesues te komunitetit shqiptar, veprimtar dhe lider të këtij komuniteti, shqiptar të suksesshëm.

Në vizitën e bërë në New York, Veseli, i shoqëruar edhe nga Ambasadoria e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku, dhe Konsullja e Përgjithshme në SHBA, Ambasadoria Teuta Sahatqia, e stafi i saj, vizitoi shtëpinë e Vatrës, Federatës Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, organizatës më të madhe mbarëshqiptare në Amerikë, ku është pritur nga kryetari i saj Dritan Mishto, dhe nga disa anëtarët e kryesisës së Vatrës, njoftoi Vatra.

Ndërsa, së bashku me ish-bashkëluftëtarët nga Batalioni "Atlantiku", me kryetarin e kësaj shoqate Gani Shehu, dhe ish Kryetarin e Fondacionit "Vendlindja Thërret" për SHBA dhe Kanada, z.Shefki Mexhuani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ambasadoria e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku, dhe Konsullja e Përgjithshme në SHBA, Ambasadoria Teuta Sahatqia, dhe, stafi i saj - ka bërë homazhe, dhe ka vendosur lule pranë varreve të tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Një takim shumë i rëndësishëm i kryetarit të Kuvendit të Kosovës në Nju York, ishte dhe pritja e organizuar nga Këshilltari i Bashkisë së Nju Yorkut, zoti Mark Gjonaj, dhe anëtarët e stafi të zyrës së tij në qytetin e Bronxit, ku u bisedua në një frymë mjaft miqësore, për shtimin e lidhjeve e kontakteve të komunitetit shqiptar , me isntitucionet tona në Shqipëri e Kosovë, dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.

Në fund të takimeve me komunitetin shqiptar nga zona e Tri-Shteshit, u organizua një pritje e hapur - kotejl, në mjediset e Konsullatës, me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në Nju Jork.

Në këtë pritje morën pjesë përfaqësues dhe veprimtar të shumtë, të komunitetit nga zona e Tri-Shteshit, si dhe prindërit e tre vëllezërve dëshmor, Ylli, Agron, e Mehmet Bytyqi, babai Ahmet dhe nëna Bahrije, vëllai i tyre Ilir Bytyqi, Ambasadoria Vlora Çitaku, Konsullia e Përgjithshme Teuta Sahatçiu, stafi i saj (Lulzim Karsniqi, Albana Bylykbashi, Iness Demiri, dhe Butrint Ymeri), veprimtari i njohur Harry Bajraktari, i cili me këtë rast zhvilloi edhe një takim me kryetarin Veseli në mjediset e konsullates.

Në praninën e personaliteteve shqiptaro-amerikane, përfaqësuesve të Batalionit Atlantiku, liderve e veprimtarve të komunitetit, kreu i Kuvendit të Kosovës, i dha një respekt të veçantë dhe vlerësoi lart dëshmorët e lirisë Ylli Bytyqi, Mehmet Bytyqi dhe Agron Bytyqi, për trimëri dhe sakrificën e tyre, për lirinë e Kosovës. Dhe, me këtë rast falënderoj SHBA-të dhe diasporën për kontributin e dhënë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ky është një rast mjaft i mirë për të gjithë ne të gjithë, sa herë të vijmë e të vizitojmë SHBA, të takohemi me diasporën tonë, këtu në Amerikë, të takohemi me ju të gjithë, dhe të falënderojmë SHBA-së, për ndihmën e madhe, që dhanë prej Presidentit Willson, dhe më pas me Presidentin George H.W. Bush - duke kujtuar "Vijën e Kuqe për Kosovën në prag të Krishtëlindjve", Presidentin Bill Klinton, George W. Bush, Barak Obama dhe Presidentin Danald Trump dhe administratën e tij, për ndihmën e madhe që po na jep. Të faleminderojmë ju diasporën tonë këtu në SHBA, edhe ata në Evropë, që dhatë e bërët aq shumë në forcimin e miqësisë e lidhjeve tona, nëpërmjet kontributit të veprimtarve të shquar të komunitetit, duke mos kursyer asgjë për liri dhe pavarësinë e Kosovës.”

Derisa, 19 jet më parë, ju erdhët dhe luftuat edhe për çlirimin e Kosovës, ish Batalioni i luftëtarve “Atlantiku”, ishte ai qe ka një rol të jashtëzakonshëm historik edhe për forcimin e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Kosovës, në atë kohë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe tani të trasferimit të FSK në Ushtrinë e Kosovës," u shpreh Veseli, duke ju drejtuar të gjithë të pranishmve dhe uruar me këtë rast edhe festat e fund vitit .

Babai i tre vëllezërve Bytyqi, zoti Ahmet Bytyqi, mbasi falënderoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ambasadoren Vlora Çitaku, e Teuta Sahatçiu, dhe veprimtarët të dalluar të komunitetit, u shpreh se u ndie i emocionuar shumë, që mori lajmin se më 14 dhjetor do të formohet Ushtria e Republikës së Kosovës.

"Kjo ditë ka qenë një ëndërr, per mua që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur, dhe të ketë edhe ushtrinë e saj të mbrojë vendin e vet, dhe ti dale vet zot Kosovës. Por,  gëzohem edhe për atë që ju vini e na respektoni ne vëllezërit tuaj shqiptar, këtu në diasporë, organizatat e shoqatat, udhëheqësit tanë, veprimtarët dhe ish luftëtarët e UÇK, djemtë tuaj, të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës”, tha Ahmet Bytyqi, që në krah i qëndronte bashkëshortja Bahrija dhe djali Iliri.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, si dhe në prag të vendimit të Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë, gjë të cilën e ka kundërshtuar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, por i ka dhënë përkrahje SHBA-ja.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i shoqëruar nga Ambasadoria Vlora Çitaku, pas ketyr vizitave ka vijuar me takime të nivelit të lart në Shtëpinë e Bardhë, (Departamentin e Shtetit), pastaj në Pentagon si dhe në Kongres e Senatin amerikan.

Veseli vendos lule në varret e vëllezërve Bytyqi në New York

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me bashkëluftëtarët nga Batalioni i Atlantikut kanë vendosur lule pranë varreve të tre vëllezërve Bytyqi në New York.

“Tre vëllezërit, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, janë një nga shembujt më të mirë të shërbimit dhe sakrificës për atdheun. Ata zgjodhën ta lënë vendin ku kishin lindur e ishin rritur, Amerikën, për t’u nisur drejt Kosovës në kohën më të vështirë. Luftuan me zemër për lirinë e saj dhe e dhanë edhe jetën”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në Facebook.

Më tej i pari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vëllezërit Bytyqi , dhe të gjithë ata djem dhe vajza që dhanë jetën për Kosovën, na kujtojnë së sa e shenjtë është liria. “Se sa i shenjtë është shteti ynë dhe se sa e shenjtë është Ushtria e Kosovës”, ka përfunduar Veseli.

Kryetari i Shoqatës Atlantiku - ish komandat i Batalionit Atlantiku, Gani Shehu, duke folur në këtë homazh, tha se “Historia e Atlantikut me një mënyrë a tjetër, është e lidhur edhe me fatin e tre vëllezërve Bytyqi - Këtyre tre heronjëve! - Tre dëshmorëve të lirisë së Kosovës! Dhe, ky vend - Royal Regency, është vendi ku edhe nisi organizimi i Batalionit luftarak Atlantiku, aty ku është bërë edhe ceremonia e betimit, prej aty janë nisur luftëtarët e lirisë. Ata që shkuan t’i dalin zot vendit të tyre, në kuadër të ushtrisë së lavidshme të Kosovës, UÇK-së. Mirëpo, ja që fati i keq e deshi që tre vëllezërit Bytyqi, mbeten të vrarë në rrethana që tashmë dihen - dhe ne i kemi për t’i kujtuar dhe do t’i kujtojmë përgjithmon në këtë vend - ku ata prehen të qetë, ashtu si dhe kujtojmë të gjithë ata që ranë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Ne këtu te këto varreza, vijmë shpesh për disa vite dhe këtë e kemi bërë si traditë, duke e shënuar këtu edhe Epopen e UÇK-së, duke bërë homazhe bashkë me familjen e tre dëshomrëve të lirisë, dhe familjet tona”.

Shefki Mexhuvani ish Drejtor Ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thërret” për SHBA dhe Kanada, tha se sa herë që vijë në këtë vend - kujtojë me mall tre vëllezërit dëshmor, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi, me të cilët kujtojmë edhe kontaktet e para në zyrat e atëherëshme të Fondacionit “Vëndlindja Thërret”, këtu në Nju Jork, ku gjatë bisedave duke parë entusiazimin e madh të tyre, për t’u inkuadruar në luftë, dhe u bashkuar me djemtë e vajzat më të mira të kombit tonë, e kemi ditur se liria po na vjen.

Me pas ai tha : “ I Nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, si njëri nga njerëzit më të devotëshëm, që keni kontribuar nëpër të gjitha proceset e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, para jush, ju njoftoj se Shqiptarët e Amerikës, veprimtarët e cështjes sonë kombëtare, janë gjithmonë me mendje dhe shpirt në Kosovë. Për ne, arritjet e Kosovës janë të shenjta , ashtu sikurse është dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, që pritet të themelohet brenda pak ditëve. E gëzofshim Ushtrinë e Republikës së Kosovës, Ju dhe gjithë populli ynë !Me plot krenari Ushtria e Kosovës, do të jetë gradianja e shtetit tonë dhe ideali i të rënëve për liri. Atdheu ka nevojë që cdo her të jemi në shërbim të tij. Ne duke nderuar të gjithë të rënët për liri, nderojmë sakrificën, dhe historinë tonë nderojmë të kalurën tonë të lavdishme, dhe kështu ndërtojmë të ardhmen prosperuese të vëndit tonë”, tha Mexhuani.

Tre vëllezërit Bytyqi ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal të kufirit në vitin 1999 dhe pas burgosjes ishin ekzekutuar atje pa gjyq.

Kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në vitin 2001 në një varr të pashënuar ndanë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Selo, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbante kufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

Deri më këtë ditë nuk ka të arrestuar si të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Në muajin qershor Kongresi i ShBA-së kishte nxjerrë një rezolutë që kushtëzonte Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat