Deklarata për Ushtrinë e Kosovës nga Këshillëtari Gjonaj në Nju Jork

Amerika

Deklarata për Ushtrinë e Kosovës nga Këshillëtari Gjonaj në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 21:13
Mark Gjonaj

NEW YORK : Mbasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, kan qenë edhe shqiptarët e Amerikës, ata që janë përfshirë në këtë ditë të madhe gëzimi, ku Indivd, lider, veprimtar dhe drejtues të shoqatave dhe organizatave të komunitetit kan nisur mesazhe urimi për Ushtrinë më të re në botë - Ushtrinë e Shtetit të Kosovës, dhe festa e ushtrisë ka nisur edhe në SHBA nga shqiptarët.

"Pas Pavarësisë së Kosovës, votimi nga parlamenti i Ushtrisë së Kosovës, është padyshim arritje monumentale, legjitime, ëndërr e popullit të Kosovës dhe hap i natyrshëm për një shtet që aleatin më të madh i ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Si shqiptaro amerikan, jam krenar që themelimi i kësaj ushtrie është kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit të madh në të cilin jetojmë dhe kontribojmë dhe sakrificave, vetemohimit, gjakut të derdhur nga djemtë e vajzat shqiptaro amerikane të Batalionit Atlantiku. Kjo arritje duhet t'u paraprijë zhvillimeve të mëtejshme demokratike, politike dhe ekonomike të Kosovës dhe të jetë hap i sigurtë për partneritet, paqe dhe stabilitet në Ballkan e më gjerë", ka shkruar në statusin e tij - llogarinë personale në Facebook, NYC Council Member Mark Gjonaj, District 13

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat