Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare: Urime Ushtria e Kosovës!

Amerika

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare: Urime Ushtria e Kosovës!

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 11:39
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Tani është koha për të marr përgjesit dhe për mbrojtjen e Kosovës me ushtrinë e vet ! DALLAS TX : Nazar Mehmeti kryetarë i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, Elmi Berisha - Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare - për SHBA e Kanada, Ismet Smajli Sekretar i Përgjithshëm i këtij rrjeti, lëshuan një mesazh mbasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, ku thuhet : “Sot, më shumë se një dekadë pas shpalljes së pavarësisë, në Kosovë - Forca e Sigurisë së Kosovës, është Ushtri e Kosovës, dhe ashtu si gjithë ushtritë e botës, edhe me ndihmën e aleatit dhe mikut tonë të madh SHBA, partenreve të Kosovës, në Europë, do të jetë e gatëshme të marrë përgjegjësin që i takon në mbrojtjen e shtetit të Kosovës. Ashtu si për lirinë e Kosovës, që është derdhur shumë gjak, prandaj dhe vendimi që Forca e Sigurisë së Kosovës, të jet Ushtri e Kosovës, që të marrë një qëndrim të qartë mbi çështjen e një ushtrie të mundshme kombëtare në Kosovë, është vendimi i drejt, i duhur dhe në kohë. Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë të formojë një ushtri profesionale. Dhe, kemi besim se Ushtria e Kosovës do t'i përmbahet standardeve të NATO-s dhe të synojë ndërveprimin me vendet e tjera të Aleancës”. Urime Ushtri e Kosovës ! Nazar Mehmeti kryetarë i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, Elmi Berisha - Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare - për SHBA e Kanada Ismet Smajli Skeretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat