Miku i shqiptarëve, Eliot Engel, dhe bashkshortja e tij, organizoi pritjen :“Christmas Party 2018”

Amerika

Miku i shqiptarëve, Eliot Engel, dhe bashkshortja e tij, organizoi pritjen :“Christmas Party 2018”

Nga: Beqir Sina Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:18
Eliot Engel, dhe bashkshortja e tij

EASTCHATER NYC : Është, sezoni i festave, të cilat në SHBA, senator, kongresmen, përfaqësues të shteteve dhe qyteteve, drejtues istitucioneve dhe biznesmen, do të mbajnë partitjet e Krishtlindjve dhe Vitit të Ri, për anëtarët e familjeve, miqt, dashamirët, përkrahësit e tyre, janë duke organizuara pritje pothuajse në çdo qytet të Amerikës.

Gjatë gjithë këtyre pritjeve që këtu thirren “ Christmas Party”, grupet e interesit të veçantë, që janë ftuar në mënyrë rutinore dhe marrën pjesë në këto festa - presin të paraqesin ose promovojnë së bashku me miqt e tyre, të zgjedhur në senat e kongres, dhe institucionet e larta shtetrore, një sërë arritjesh dhe kërkesa, të cilat duke shfrytëzuar këto festa ata ua drejtojnë se bashku me urimet ligjvënësve, stafit të tyre, zyrtarëve qeveritarë, në të gjitha shtetet e qytetet e SHBA.

Image

 

Kongresisti i Nju Jorkut, sëbashku me bashkshorten dhe anëtarët e tjer të familjes Engel, mbajti pritjen “Christmas Party 2018”, të dielën, më 16 dhjetor 2018, në një mjedisë shumë piktoresk , lokalin që ai zgjedh gjithmonë me këtë rast në zonën e tij elektorale - “Riverview Caterers One” në kantonin Hudson River - të Eastcheter në Nju Jork.

Kongresmeni Eliot Engel dhe bashkëshortja e tij Patt Engel ftuan në këtë pritje vjetore, më shumë se 200 përkrahës, miq dhe dashamir të tyre, pjestar të komunitetit amerikan, kinez, izraelit, polak, dhe asnjher pa herruar atë me të ftuar nga pjestarët të komunitetit Shqiptarë, të cilët vendosen në vend kryesor të kësaj pritje vjetore.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte e ftuar edhe Ambasadoria Shqiptare në OKB H.E. Besiana Kadare, zoti Mark Gjonaj Këshilltari i qytetit të Nju Jorkut, z. Harry Bajraktari veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar dhe mik i ngusht i familjes Engel, z. Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, z. Agim Rexha, z. Vehbi Bajrami - Botuesi i gazetës Illyria, dhe aktivistë të tjerë.

Image

 

Kongresmeni Eliot Engel, iu drejtua shqiptarëve në këtë pritje, duke përcjell mesazhin e festës festës së fundvitit, pritjen “Christmas Party 2018” : "Në këtë fund - viti dhe prag vitit të ri, isha shumë i lumtur dhe i gëzuar që në këtë pritje sot kisha dhe miqt e mi shqiptar. Dëshiroj me këtë rast të uroj të gjithë miqtë e mi në Shqipëri dhe Kosovë, dhe trojet shqiptare për një vit të ri shumë të lumtur, të gëzuar, shëndet të mirë , dhe duke u siguruar që Kosova - gjithmonë të mbetet e pavarur dhe e lirë ", tha ai duke përshëndetur me një gotë verë.

Vjosë Nikçi, që është çmimi i Mësuesit të Vitit 2018 nga Organizata e Grave Shqiptare Amerikane "Motrat Qiriazi", e cila ishte pjesëmarrëse së bashku me bashkëshortin e saj e ftuar si miqt të familjes Engel në një status në rrjetin social Facebook, shkruajti mbas kësaj pritje të bukur : " Faleminderit kongresmenit Eliot Engel dhe gruas së tij të mrekullueshme, Pat Engel, për të na pasur në këtë gëzimtë kësaj feste. Faleminderit për gjithçka që bëni dhe keni bërë për amerikanët, komunitetin shqiptarë në SHBA, dhe shqiptarët në atdheun e tyre, veçanërisht në Kosovë. Ne dëshirojmë që kongresmeni Engel të vazhdojë me sukses të bëjë edhe më shumë si Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësueseve. Gëzuar Festat! " shkruan veprimtarja Vjosë Nikci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat