Rrjetet sociale si mjet primar në komunikimin politik

Analiza

Rrjetet sociale si mjet primar në komunikimin politik

Nga: Skender Hoxha Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:42
Skender Hoxha

Komunikimet politike kanë ekzistuar qëmoti. Zakonisht, këto komunikime janë zhvilluar në forma të ndryshme: përmes dialogut, intervistave, debateve etj., por mjetet nëpër të cilat kanë gjetur shtrirje – publikim këto komunikime, kanë qenë të kufizuara. Ka pasur gazeta dhe revista të kohës, radio, magnetofona, më vonë televizorët, si audio dhe video mjete teknike.

"Obligimi parësor dhe më i rëndësishëm i gazetarit është respektimi i së vërtetës dhe të drejtës së opinionit për të ditur të vërtetën. Duke e kryer këtë obligim gazetari përgjithmonë do të mbrojë principet e lirisë për grumbullimin dhe botimin e lajmeve dhe të drejtën për komente dhe kritika korekte." (Deklarata e IFJ  mbi principet e punës së gazetarit)

E vërteta duhet treguar në fillim: gazetaria nuk është punë e lehtë. Shoqërohet me ngarkesa të mëdha fizike, mendore dhe emocionale. Megjithatë, gazetaria është mision fisnik. Raportimi dhe shkrimi për dhe rreth një ngjarjeje, problemi apo fenomeni, ia jep gazetarit kënaqësinë e punës.

Roli i rrjeteve sociale

Roli i rrjeteve sociale në shoqëritë moderne po bëhet çdo herë e më i rëndësishëm. Facebook, Tuiter, Instagra, portalet...

Gazetaria ka ndikim të madh në formimin e opinionit publik, qoftë në kuptimin pozitiv e qoftë në atë negativ. Janë rrjetet sociale ato që mund të ndikojnë në stimulimin dhe ruajtjen e vlerave në një shoqëri ose e kundërta.   Roli i mediave kurrë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa që është në ditët e sotme. Gazetaria nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme sesa tani, kur po shohim një shpërthim të medieve sociale. Rrjetet sociale sot nuk janë vetëm ato tradicionale, si gazeta, TV dhe radio, pasi që është shtuar numri i medieve që transmetohen përmes internetit apo medieve ‘online’. Por, që roli i tyre të jetë me ndikim pozitiv të shoqëri dhe rrjedhat e përgjithshme, nevojitet që të ketë një gazetari të përgjegjshme dhe objektive. Ndërkaq gazetarët ballafaqohen me probleme afërsisht të njëjta, pasi që u përkasin shteteve me një demokraci të re dhe në ndërtim e sipër.

Krahas informimit objektiv dhe të përgjegjshëm, vlerësojmë si shumë të rëndësishëm përdorimin e mundësive të reja që u ofron sot teknologjia mediave për informimin sa më të shpejtë të publikut. Pikërisht për këto mundësi dhe teknikat që mund të përdoren lehtësojnë informimin dhe shkurtojnë rrugën për te publiku.

Çfarë paraqesin rrjetet sociale

Termi “media” është tejet i gjerë dhe paraqet të gjitha format e përcjelljes së ndonjë porosie apo informacioni. Ngjashëm veprohet dhe me rrjetet sociale dhe këto janë media.

Mesazhi mund të jetë në formën e lajmit, reportazhit, artikullit, emisionit televiziv, serialit, filmit, përrallës, romanit, blog-ut, e-mail-it etj.

Koha në të cilën jetojmë është nën ndikimin e mediumeve të shtypura, televizionit, radios, internetit...

Rrjetet sociale ndikojnë fuqishëm në secilin që dëgjon/sheh/lexon

Publiku dhe porosia përmes rrjeteve sociale dhe mesazhi politik

Komunikimi elementar konsiderohet se ka tri elemente: Publikun, Përrallën (rrëfimin), Porosinë (mesazhin). Pra, 3P.

PUBLIKU janë lexuesit, shikuesit, dëgjuesit apo shfrytëzuesit e internetit.

POROSIA jepet nëpërmjet tekstit, fotografisë, videos, grafikës, tonit (zërit), HTML-së etj.

GJUHA E RRJETEVE SOCIALE (me ndonjë shembull)

Me gjuhën e  rrjeteve të njohura soacila (Facebook, Instragram, gazetave, radios, TV, internetit) transmetohen informacione për njerëz, ngjarje, aktivitete, pasoja etj.

“Gjuha e mediave është në raport të ngushtë me gjuhën e popullit, të rajonit, gjuhën e grupeve të caktuara...” (The Oxford Dictionary of English Grammar).

Gjuha krijon identitet. “Kur flet ose shkruan diçka, shfrytëzon burime nga gjuha amtare për ta projektuar veten si një personalitet të veçantë, të ndryshëm, brenda rrethanave të ndryshme. Gjithashtu, e projekton veten si një personalitet të angazhuar brenda aktiviteteve të caktuara. Nëse nuk e kam idenë se kush je, nuk do të arrij të kuptoj se çfarë më thua, çfarë shkruan ( ÇIP - Qendra për çështje të infotmimit publik)

Shumëllojshmëria e formave të komunikimit

Adresa: Rr ”Ali Demi”, P 137, Sh 3, A 23, Tirane, ALBANIA, (+355) 6720 61 033, E-mail: [email protected]

"Shumëllojshmëria e formave të komunikimit"

 Është e qartë se komunikimi politik ka një efikasitet të jashtëzakonshëm në televizion. Ai atje është sa i çliruar nga peshat dhe inercitë e formave të tjera të komunikimit aq edhe asimilohet mirë nga publiku. Të gjithë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që kanë ardhur në studio duket se e kanë mbajtur mirë parasysh këtë. Por, sikurse theksohet në teoritë e komunikimit dhe të informimit, që mesazhi të transmetohet me një rendiment të mjaftueshëm dhe me intensitetin që duhet, ka nevojë që secila formë kryesore komunikimi të shoqërohet me forma të tjera bashkëshoqëruese, të cilat përcjellin të njejtin mesazh, por nëpërmjet metodave, teknikave dhe formave të larmishme dhe që nuk i ngjajnë komunikimit politik televiziv.dhe çfarë më rekomandon”. (James Paul Gee).”

Gjuha e gazetarit të rrjetit social

Nuk ka një gjuhë universale. Secili gazetar e ka gjuhën e tij. Saktësia dhe qartësia e një teksti varen nga pasuria gjuhësore e gazetarit. “Gjuha nuk është vetëm mënyrë për të shprehur mendimet, por edhe mënyrë e të menduarit”. Shumë njerëz përdorin të njëjtat fraza. Gazetari duhet të ketë gjuhë më të pasur. Kjo arrihet duke lexuar vazhdimisht. Megjithatë, nuk janë gazetarët ata që e mbrojnë gjuhën, që e pasurojnë atë. Duke shkruar nën presionin e afateve, ata shpesh nuk kanë kohë të “lëmojnë” fjalinë. Nëse shkrimtari shkruan për një lexues ideal, gazetari shkruan për të gjithë, pavarësisht përgatitjes arsimore apo profesionale të lexuesit. Por, gazetari asnjëherë nuk duhet të harrojë se pa fjalën është si njeriu pa ajrin, sikurse luftëtari pa heshtën dhe mburojën...

Gazetari duhet të jetë i shpejtë, por edhe i qartë. Mungesa e qartësisë e errëson mendimin. Ai, gjithashtu, duhet të jetë i saktë, të mos përdorë fjalë të tepërta. Fjalitë e gjata, po nuk u shkruan me mjeshtri, mund të krijojnë konfuzion te lexuesi. Gazetari duhet të shkruajë shkurt. Gazetari shkruan që të lexohet.

Andre Krol konsideron se gazetar i mirë është ai që i jep tekstit jetë, ngjyrë, aromë, ton, muskul dhe karakter, por edhe nuhatje. Kush thotë gazetari, thotë informacion. Fjalitë e shkurtra japin ritëm, nerv dhe muskul. Sipas tij, një gazetar është i mirë nëse arrin ta mbajë lexuesin peng të shkrimit të tij.

Sot është e pamundur të imagjinosh botën pa media. Media e shkruar televizive apo radio, luan një rol të padiskutueshëm në jetën e njeriut. Për këtë arsye periudha në të cilën jetojmë është quajtur "epoka e medias". Mjete e ndërlidhjes janë duke u kompletuar me shpejtësi shumë të madhe, në mënyrë që informacionet, lajmet apo produktet kulturore ti transmetohen dashamirësit sa më shpejt të jetë e mundur. E shfaqjen e internetit jeta e njeriut pësoi një ndryshim thelbësor, deri në shkallën ku me kalimin e kohës njeriu lidhet akoma më shumë me internetin. Aktualisht në mesin e ideologëve dhe mendimtarëve, janë shfaqur diskutime të shumta në lidhje me përdorimin, rolin dhe mirësinë e mjeteve të ndërlidhjes publike, ku mbi këto çështje ka pikëpamje të larmishme. Të gjithë poseduesit e medieve shprehen se detyra e tyre është informimi i publikut. Por çdo kush prej tyre ka mendime të ndryshme mbi faktin cilat nga këto informacione janë të sakta dhe të vlefshme. Disa ideologë janë të mendimit se rrjetet sociale, po si një pasqyrë, duhet të paraqesin vetëm të vërtetën. Këto ideologë thonë se media nuk ka për detyrë të krijojë kulturë. Kjo ide duke qenë se vë theksin në pasqyrimin e së vërtetës dhe atë çka ndodh në shoqëri, deri diku është ide e saktë. Mirëpo media nuk paraqet vetëm ngjarjet e vërteta, pasi ajo përmirëson gjendjen e shoqërisë dhe sjelljen e pushteteve. Media mund të ulë sjelljet e këqija dhe të papranueshme të shoqërisë dhe nga ana tjetër i rikujton pushtetarëve gabimet e tyre duke i paralajmëruar ato. Një ide tjetër përkundër idesë së parë është ideja në të cilën theksohet se media vetëm imponon një mendim tek publiku. Përkrahësit e kësaj ideje janë të mendimit se media duhet ti imponojë publikut ato çka ajo mendon se është e drejtë dhe në këtë mes duhet të përdorë rrethimin rrjetet socialeik, pasi nëse media nuk ka një rrethim sundues, kundërshtarët e saj me propagandat e tyre mund të mos lejojnë zgjerimin e ndikimit të saj. Sot në shumë vende të botës qëndron ideja e imponimit, ku pjesa më e madhe e përdor atë në mënyrë jo të drejtë. Por duhet të vemi re se pse këto media të mëdha të cilat në përgjithësi ndodhen nën zotërimin e perëndimit, përdorin ketë sundim rrjetet socialeik për të realizuar propagandën e tyre. Megjithëse në rrjetet sociale perëndimore duket sikur ato pasqyrojnë të vërtetën në botë, por në brendësi të saj vërehet e kundërta.

Në të vërtetë këto media shfaqin dhe paraqesin ato ngjarje të cilat janë në interes të tyre dhe zotëruesve të fuqisë dhe pasurisë në botë. Kjo për faktin se bota të cilën kanë ndërtuar sunduesit dhe ekspansionistët, është një botë plot dhunë dhe në të shkelet e drejta e njerëzve dhe sidomos vendeve të dobëta. Në rast se rrjetet sociale perëndimore do të paraqesin këtë të vërtetë atëherë për qeveritë ekspansioniste perëndimore do të krijohej një skandal botëror, i cili do të shfaqte të vërtetën e politikave dhe veprimtarive të tyre. Këto qeveri përdorin masrrjetet sociale e gjëra perëndimore për të stabilizuar dhe zgjeruar sundimin e tyre në botë dhe të pengojnë publikimin e lajmeve apo informacioneve të cilat paraqesin fytyrën e vërtetë të tyre. Për këtë arsye në ngjarje të tilla si ajo e Irakut, rrjetet sociale amerikane duke bashkëpunuar me ushtrinë amerikane, bëjnë raporte dhe reportazhe të cilat janë në interes të Shtëpisë së Bardhë. Në çështjet të tjera të tilla si vrasja e popullit palestinez, afgan, irakian dhe çështja e programit bërthamor të Iranit, këto media gjithashtu janë pasqyrim i politikave të qeverive ekspansioniste perëndimore. Publikimi i raporteve fallco apo të transformuara, është një pjesë e propagandës së perëndimit për sundim dhe mashtrim. Por një pjesë tjetër tepër e rëndësishme në aktivitetin e këtyre medieve është fakti se propaganda e tyre përpiqet t’u imponojë vendeve në zhvillim kulturën e perëndimit. Mjetet më të rëndësishme që perëndimi përdor për të arritur këtë qëllim janë filmat dhe lojërat kompjuterike. Aktualisht ka shumë filma të prodhuara në perëndim, të cilat duke ofenduar dhe injoruar kulturën lindore, shfaqen në televizione, kinema, video dhe internet në të gjithë botën. Në këta filma, kultura dhe njerëzit në perëndim konsiderohen superior dhe më të mirë, ndërsa kultura dhe njerëzit në lindje, të cilët kanë një kulturë të vjetër, konsiderohen si të egër dhe të dhunës. Kjo lloj propagande e padrejtë vihet re shumë mirë nëpër libra, shtype, radio dhe shumë qendra interneti. Një lloj tjetër filmi i cili përdoret për të devijuar të rinjtë në botën e tretë, janë dhe filmat degjenerues apo imoral. Qëllimi i prodhimit të këtyre filmave është që njerëzit të merren me çështjet e moralit dhe të largohen nga kultura e tyre lindore e cila i ka rrënjët në fe dhe spiritualitet. Në këtë mënyrë rrjetet sociale perëndimore mundohen të çarmatosin shoqërinë në lindje përballë sulmit kulturor dhe sundimit perëndimor.

Veprimtaria e këtyre organeve propaganduese e njohur me emrin "imperializmi rrjetet socialeik", është plotësisht imponuese dhe ka për qëllim kryesor imponimin e lajmeve, informacionit dhe kulturën sidomos tek shoqëritë të cilat janë në zhvillim e sipër. Duke qenë se organet ndërlidhëse apo komunikuese perëndimore kanë një eksperiencë të gjerë në propagandë dhe kanë një shtrirje dhe teknologji të gjerë, ato në botë konsiderohen sundues të vërtetë në propagandë. Në këtë mënyrë rrjedha e transmetimit të informacioneve dhe prodhimeve kulturore është në një anë d.m.th nga perëndimi drejt lindjes. Kjo rrjedhë e njëanshme dhe sundimi rrjetet socialeik, vë nën pikëpyetje lirinë e medias, mbi të cilën pretendon perëndimi. Qeveritë perëndimore pretendojnë se njerëzit në botë duhet të informohen mbi të gjitha pikëpamjet dhe për këtë arsye liria e medias në paraqitjen e pikëpamjes së saj është një faktor i rëndësishëm. Kjo është në një kohë kur sasia e informacioneve të mediave perëndimore është aq e madhe saqë rrjetet sociale të pavarura nuk gjejnë dot mundësinë dhe momentin për të paraqitur pikëpamjet e tyre. Sigurisht që censurimi i së vërtetës dhe parandalimi i informacioneve të drejta për popullin nuk ka për qëllim vetëm vendet në zhvillim, pasi dhe popujt në perëndim janë të kufizuar në marrjen e informacionit të vërtetë. P.sh në Amerikë ku ndodhen mjetet më të fuqishme rrjetet socialeike, populli ka shumë pak informacion në lidhje me atë çka ndodh në botë apo në shumë nga çështjet brenda vendit të tyre. Xhon Soineton ish krye-redaktori i gazetës Nju Jork Times, në lidhje me këtë thotë: ,,nëse distancojmë shtypin e qyteteve të vogla, atëherë mund të thuhet se në Amerikë nuk ka shtyp të pavarur,.

Sot kompanitë multietnike, drejtojnë rrjetet sociale në botë. Këto kompani janë pronarë të shumë kanaleve televizive, radiove, gazetave, si dhe shumë studiove produktive të filmave. Kompanitë propaganduese dhe rrjetet socialeike në përgjithësi kanë lidhje të afërt me qeveritë. Për këtë arsye rrjetet sociale publike në perëndim në përgjithësi plotësojnë interesin e kompanive dhe qeverive të tyre. Kështu që media të tilla si CNN, BBC, apo Fox Neës që pretendojnë se janë të pavarura, në të vërtetë paraqesin pikëpamjet e qeverisë amerikane dhe asaj angleze. Herbert Shiler, shkrimtar amerikan dhe ideolog në çështjet e rrjetet socialeike, në një artikull të tij shkruan: rrjetet sociale janë komentuesit e fundit të së vërtetës, të cilat të vërtetën e paraqesin në bazë të interesit të kompanive të tyre. Këto media shumë nga problemet e vogla i zmadhojnë sipas interesit dhe shumë nga çështjet me interes kombëtar i zvogëlojnë deri në eliminimin. Ai më tej shkruan se OTB (organizata e tregtisë botore), përpiqet në kuadër të ruajtjes së interesave të kompanive rrjetet socialeike dhe zgjerimit të rrjedhës së informacionit perëndimor. Në një botë ku kompanitë e mëdha rrjetet socialeike dhe të qeverive perëndimore, duke përdorur mjetet publike, mundohen ta paraqesin si të pasunduar, bëhen përpjekje për të vendosur disa zëra propaganduese. Rrjetet sociale të pavarura vetë apo duke formuar disa shoqëri rrjetet socialeike, përpiqen të paraqesin të vërtetën mbi ato informacione të cilat janë lënë në heshtje ose janë transformuar nga rrjedhat informatike perëndimore. Gjithashtu bëhen përpjekje për t’u përballur me sulmin propagandistik të filmave dhe lojërave kompjuterike. Megjithëse këto përpjekje përkundrejt sasisë së propagandës së perëndimit, nuk janë të mjaftueshme, por shtimi i publikut të mediave të pavarura tregon faktin se publiku është duke u larguar nga lidhja e tij me rrjetet sociale të mëdha të perëndimit dhe është në kërkim të lajmeve dhe informacioneve të vërteta dhe asnjanëse.

Shtypi është mediumi më i vjetër. Në rrjetet sociale e shtypura bëjnë pjesë: librat, gazetat, revistat, broshurat, stripat... 

Gjermani Johannes Gutenberg e shpiku shtypshkronjën, kurse libri i parë që u shtyp ishte BIBLA, më 1455, në Gjermani.

Shtypshkronja mundësoi shumëfishimin e lehtë dhe të lirë të librave. Dija nuk ishte “pronë” vetëm e një klase të caktuar shoqërore, por e gjithë njerëzve. Pra, humbi monopoli mbi dijen.

Sot, rrjetet sociale të shtypura janë zhvilluar tejmase.

Ekzistojnë mijëra gazeta, revista, magazina etj.

Rrjetet sociale të shtypura gjithnjë e humbin ndikimin krahas atyre elektronike. 

Mediumet e reja

Mediumet e reja u krijuan si pasojë e zhvillimeve teknologjike dhe shënuan një kthesë të madhe për shkrimin, aq sa mund ta krahasojmë me revolucionin e galaksionit të quajtur Gutenberg.

Ndryshimet e këtilla teknologjike sollën edhe te ndryshimi i konceptit lidhur me tekstin e mbyllur, të fiksuar, institucionit të autorit dhe të të drejtave autoriale.

Mediumet e reja, përveç digjitalizimit, janë edhe pasojë e sistemeve të shumta hipertekstuale, formave të reja narrative.

Hiperteksti i mundëson lexuesit një zgjedhje dhe këtë më së miri mund ta lexojë në ekran.

Termi tjetër që ndërlidhet me hipertekstin është linku. Linku si fjalë, si imazh, ose si animacion.

Tashmë ka filluar të përdoret edhe termi hiperlibër.

Në terminologjinë e re ka filluar të përdoret edhe cyber-teksti, teksti digjital, teksti elektronik, jolinear etj.

Përndryshe, sa i përket historisë së gazetarisë, mund të thuhet se ajo është histori e zhvillimeve teknologjike.

BREZI I PARË i zhvillimit teknologjik u formua në fund të shekullit të 19-të. Gazetaria u quajt gazetari e revolucioneve, e cila përcaktoi rolin e gazetarisë në krijimin e opinionit publik.

Përfaqësuesit e këtij brezi janë: Benxhamin Franklini (Benjamin Franklin) dhe Kami Demuseni (Camus Demussin).

BREZI I DYTË e promovoi gazetarinë komerciale dhe lajmin si një mall që shitet, ndërsa gazetat si mjete të komunikimit masiv. Ky është brezi që u promovua në vitet ‘60 të shekullit XX dhe konsiderohet si brezi që promovoi gazetarinë e përgjegjshme.

Përfaqësuesit më të spikatur janë: Emil Zhirarden (Emille Girardin), Lord Nortklif (Lord Northcliff), Xhozef Pulicer (Joseph Pulitzer) etj.

BREZI I TRETË veproi në fazën kur kishte ndeshje të dy koncepteve mbi gazetarinë: të gazetarisë si një e drejtë për të informuar, si dhe të gazetarisë si logjikë e përfitimit privat. Pra, që u sillte përfitime materiale kompanive të mëdha multimediale.

Përfaqësuesit më të spikatur ishin: Volter Lipman (Ëalter Lipmann), i cili i pari e futi në përdorim termin “Lufta e ftohtë”, Bob Vudvord (Bob ËoodËard) dhe Karl Bernstajnin (Carl Bernstein).

BREZI I KATËR paraqitet në fund të shekullit XX. Ky është brezi i gazetarisë dhe i komunikimit global. Si datë simbolike konsiderohet viti 1983 kur javorja amerikane “TIME” nxori në ballinë një kompjuter dhe e shpalli si personalitetin e vitit.

Ky brez i gazetarisë bazohet në:

Teknologjinë informatike (IT), ndërsa karakteristikë është digjitalizimi.

Digjitalizimi nënkupton transformimin e sistemeve tradicionale të komunikimit (shkrimi, fotografia, zëri) në gjuhën e kodeve binare;

Shfrytëzimin e rrjetit telefonik, ku lidhen kompjuterët personalë me telefonin;

Krijimin e çipeve, që mundësojnë ndërtimin e aparateve të vogla.

Teknologjia informatike mundëson:

I. Secili qytetar të jetë shfrytëzues potencial i informacioneve;

II. Pavarësimin e rrjeteve të komunikimit, jashtë ndikimit të qendrave të kontrolluara;

III.Zhvendosjen e fuqisë së informacioneve nga qendrat politike drejt korporatave multinacionale, të cilat kontrollojnë prodhimin dhe tregun e softuerëve.  

Interneti

Rrënjët e internetit duhet kërkuar në vitin 1969 kur qendra ushtarake amerikane Pentagoni, krijoi rrjetin e parë informatik.

ARPA (Adwanced Research Project Agency) – sajoi sistemin që kombinonte kodet digjitale për bartjen e informacioneve nëpërmjet telefonit dhe kompjuterit. Bëri lidhjen ndërmjet disa universiteteve amerikane.

Sistemi u prezantua në vitin 1972, së bashku me postën elektronike (e-mail). Vitin tjetër, ky projekt u shtri edhe në planin ndërkombëtar, me lidhjen në rrjet të universiteteve dhe institucioneve në Britaninë e Madhe dhe Norvegji.

Më pastaj, programi i ARPA-s u mundësua edhe për nevoja civile.

Në vitin 1991 u soll protokoli për WWW (World Wde Web) si njësi themelore e Internetit, si dhe për rregullat e tjera për komunikim në hapësirën virtuale.

Shumë shpejt u krijuan sajtet. Ndër sajtet e para ishin ai i Shtëpisë së Bardhë dhe i Kombeve të Bashkuara.

U paraqit termi surfing the Internet (surfim nëpër internet).

Gazeta e parë që u lidh në rrjet ishte Chicago Tribun në vitin 1992. Disa muaj më vonë u inkuadrua edhe CNN. Në vitin 1994, në rrjet u kyç edhe New York Times, i cili mundësonte të shiheshin arkivat deri në vitin 1968.

Gazeta Wall Street Journal, në vitin 1998, kishte 250 mijë parapagues.

BBC në ditën e parë të inkuadrimit në rrjet kishte 50 milionë vizitorë.

Institucioni i parë në Maqedoni që u inkuadrua në rrjet, ishte Universiteti i Shkupit, ndërsa gazeta e parë ishte Dnevnik-u. Mediumi i parë në gjuhën shqipe (në Maqedoni) që u lidh në rrjet, ishte Televizioni Art  në Tetovë.

Koha e mediumeve të shtypura është konsideruar si një kërcim nga kultura e dorëshkrimeve tek ajo tipografike. Rable thoshte se shtypi nisi të homogjenizonte individët dhe talentët.

Me Gutenbergun Evropa hyri në fazën e zhvillimit teknologjik, kurse ky ndryshim u bë normë arketipale e jetës shoqërore. Shtypi u bë mall.

Duke i shndërruar gjuhët kombëtare në media masive ose sisteme të mbyllura, shtypi krijoi forcat centralizuese të nacionalizmit modern.

Shtypi krijoi centralizëm shtetëror dhe sensibilitet nacionalist, por edhe individualizmin dhe opozitën e shtetit të tillë.

Teoriticieni i mediave Marshal Makluan thotë se rrjetet sociale janë vazhdim i shqisave të njeriut. Galaksioni i Gutembergut paraqet një epokë të re në komunikim dhe kalim nga shoqëria fisnore në atë moderne.

Mekluani bëri një ndarje të mediave në të ftohta dhe të ngrohta. Sipas tij, mediume të ftohta ishin televizioni dhe interneti, ku ka pak hapësirë për imagjinatën dhe pjesëmarrje të madhe të receptuesve, kurse media të ngrohta janë radioja dhe shtypi, ku ka shumë hapësirë për imagjinatën dhe prani më të vogël të receptuesve. (Si shembull merret edhe keqpërdorimi që u bëri Hitleri.)

Kur flasim për median duhet të kemi parasysh një hapësirë mjaft të gjerë informacioni. Në shoqërinë e sotme media ka nje funksion shume të rëndësishëm që se ka pasur më përpara. Dhe ky funksion është të ndërtoj  një imazh virtual rrjetet socialeik për botën. Njohja e botës sot kalon nëpërmjet mediave.

Prandaj, bota në shoqërinë e sotme nuk është një objekt,  por një imazh i krijuar nga media. Duke qene se kjo e fundit ndahet në media vizive dhe të shkruar

Kryesisht në botën e zhvilluar, liria e medias dhe e shtypit është një nga faktorët bazë për të cilësuar një shoqëri si të drejtë dhe të paanshme. Shkëmbimet, shpesh herë kritike apo joshëse dhe tërheqëse, janë një kërkesë e domosdoshme për një shoqëri demokratike dhe funksionale. Nga ana tjetër, zhvillimet e jashtëzakonshme të teknologjisë së telekomunikacionit në dekadën parardhëse dhe në vazhdim kanë modernizuar mënyrën e transmetimit të lajmeve në cdo anë të botës duke u mjaftuar vetëm me një klikim të mouse-it apo vetëm me shtypjen e një butoni.

Televizioni është horizontal. Shtypi i shkruar është ende shumë vertikal. Cilado formë komunikimi ka të mirat dhe të metat e saj por ”analistë të ndryshëm japin përkufizime të ndryshme. Por në një pikë janë pothuajse të gjithë në një mendje: një ditë e vetme pa gazeta, pa radio dhe pa asnjë transmetim  televiziv është e papërfytyrushme.”

Por cilat janë disa nga dallimet midis medias vizive dhe asaj te shkruar. Bota  sot dhe njerzit që e merren me median televizive  ecin me hapa shumë të shpejtë. Dhe  media televizive arrin ta ndjeki dhe të eci njëkohësisht me të.

Njerzit nuk kanë nevojë të rrinë me orë të tëra  për të lexuar artikujt e gazetave, sepse Tv nëpërmjet imazhit dhe fjalëve arrin ta përcjellë shumë mirë informacionin. Koherenca dhe shpejtësia e transmetimit të  ngjarjeve, ndodhive aktiviteteve politike, kulturore etj e bëjnë median televizive me tërheqse për publikun. Në Tv kemi mundësi të ndjekim një film c’ka do të thotë se  e kemi kinemane në shtëpi, të ndjekim lojrat olimpike, aktivitete kulturore nga më të ndryshmet, dokumentare të larmishme, histori, tragjedi të cilat cdo ditë dhe më shumë bëhën pjesë e syrit tonë. Media televizive nëpërmjët figurës dhe zërit përcjell emocionet e një ndeshjeje futbolli, festivali, tragjedi, e ndryshe nga  gazeta e cila të gjitha këto i jep nëpërmjet fjalëve.

Fjala e shkruar trensmeton një informacion që merret dhe qarkullon nëpërmjet një ritmi të ngadaltë. Fjala në gazetë kërkon të zgjatet sepse ka nevojë për detaje një e nga një, në mënyrë lineare, pjesë pas pjesë t’i përshkruaje hollësitë në mënyrë sa më të sofistikuar. Media Televizive (pra,  komunikimi i figurshëm)  lejon më tepër mundësi interpretimi sepse është mirëfilltazi një dialog i vazhdueshëm midis prodhuesit, transmetuasit dhe telespektatorit.

Një nga specialistët kalsikë më të mirë të komunikimit, Marshall Mak Lluhan thotë, se shkronja na dha në fakt ndërgjegjen mbarëkombëtare, e cila nuk mund të kuptohet pa abetaret, gazetat, tekstet e shkollave, veprat letrare që qëndrojnë në themel të letërsisë kombëtare të cdo populli. Por, zëvendësimi në një masë shumë të madhe i shkronjës me figurën, i tekstit në pamjen vizive vazhdon, dhe solli pastaj ndryshime kolosale në kulturë e gjithandej.

Informacioni kalon nga figura në figurë pa ju bindur një detërminizimi të vrazhdët, të cilën e kërkon komunikimi me anë të fjalës së shkruar, ku gramatika nuk lejon vetëm se respektimin e disa rregullave dhe normave pak a shumë rigoroze, ku secila fjalë ka pak a shumë vendin e vet dhe fjalitë qëndrojnë  të lidhura fort në fraza që duhet të rrjedhin me një organizëm sa më të përkryer brenda një teksti të tërë.  Figurat ndërtohet në formën e një mozaiku, kurse fjala në formën e një sipërfaqeje të lëmuar.

Gregory Bateson, një nga autorët me në zë të shkollës amerikane të komunikimit, asaj të Paolo Altos, me reputacion botëror thekson se komunikimi ka nevoje për dialog për t’u vetëkorrigjuar. Teksti i shkruar mund të ketë thellësi, por prodhon megjithatë keqkuptime. Dialogu në median televizive  e  vetëkorrigjon përmbajtjen semantike të komunikimit.

Zhak Ell Yl shprehet se ,,Media është e detyruar të merret me gjëra sipërfaqësore, për arsyet sepse po të merret me analiza teknike, shkencë, ekonomi publiku nuk e ndjek. Media është “Èfemere“që do të thotë të tregosh gjëra kalimtare, dhe menyrë shume të shpejtë,,

Gazeta nuk mund te bëhet dot ekran televiziv sespe do të mbushet me fotografi rekalamash.  Emisioni televiziv nuk mund të bëhet dot gazetë sepse do të mbushet me fjalë të mërzitshme. Në kohët që jetojmë gazeta bëhët nga pak ekran televiziv. Dhe ekrani televiziv nuk i shpëton dot krejtësisht logjikës së  gazetës sepse figura duhet të shpjegohet gjithsesi më fjalë.

Por, megjithatë ekrani është ekran dhe gazeta është gazetë dhe nuk mund të përzjejmë mjeshtëritë profesionale më njëra tjetren.

Cili është roli i mediave

Këshilli i Evropës, në Konferencën e katërt ministrore mbi politikën e mediumeve masovike, e mbajtur në Pragë, në dhjetor 1994 konkludoi se detyra e gazetarisë është që:

Të informojë individët për punën e institucioneve publike dhe veprimtarinë e sektorit privat;

T’u mundësojë qytetarëve të krijojnë mendimin e tyre për këto veprimtari;

T’u mundësojë individëve dhe organizatave të shprehin mendimin e tyre;

Ta publikojnë mendimin e tyre për problemet publike dhe private;

Të nxitet mendimi kritik ndaj veprimtarive të ndryshme pushtetare.

Kur flasim për rrjetet sociale duhet të kemi parasysh funksionin e rëndësishëm që rrjetet sociale kanë në shoqërinë moderne. Media si mjet i informimit dhe komunikimit është element i rëndësishëm i sistemit demokratik, shoqëror dhe politik si dhe faktor dominant i informimit të qytetarëve.

Është e vërtetë se rrjetet sociale lozin një rol të domosdoshëm për funksionimin adekuat të demokracisë. Roli dhe qëllimi kryesor i mediave është bindja ato mundohen të ndikojnë në krijimin e opinionit publik për qëllime të caktuara.

Propaganda përmes rrjeteve sociale

Gazetari duhet t'i shmanget propagandës së sofistikuar (fetare, politike, ekonomike) dhe as të jetë shumëfishues i ndonjë propagande tjetër (politike, zbuluese apo kundërzbuluese). Revistat shpesh u keqpërdorën për propagandë politike, kryesisht në Gjermaninë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur NSDAP e Hitlerit kishte mbikëqyrje të plotë mbi rrjetet sociale. Ato kontrolloheshin nga ministri i Arsimit dhe Propagandës, Joseph Goebels.

BURIMET ANONIME (KONFIDENCIALE): Edhe pse nuk janë të parapëlqyera dhe shpesh ngjallin polemika, në tekstet gazetareske përdoren edhe burime anonime.

Gazetari e ka për obligim që ta bind burimin të rrëfejë hapur, duke u prezantuar me emër dhe mbiemër dhe jo të flasë “pa i dalë emri në gazetë”. Por, kështu nuk ndodh përherë... Prandaj, gazetari merr përsipër që të mbrojë burimin, pa ia zbuluar identitetin.

Në Maqedoni ekziston ligj për mbrojtjen e burimit anonim. Në gazetari ndodh shpesh të ketë keqpërdorime me “burime anonime”, që sajohen për qëllime të ndryshme propagandistike.

Arma e e fuqishme që ka media në zgjedhje ka të bëjë me dokumentimin dhe filmimin e gjithçkaje, e cila e bën atë një arenë të pakundërshtueshme të fakteve dhe vetëm fakteve. Këtu është ndoshta i vetmi rast, që nuk ka shumë rëndësi në cilin krah është rreshtuar një media, ku duhet thënë, shumë prej të cilave në Maqedoni sponsorizohen nga parti politike. Por edhe ato kanë rolin e tyre, përmes kamerave dhe penës, nëse do jenë në gjendje të denoncojnë dhe pasqyrojnë çdo abuzim a prapaskenë me motiv vjedhjen e votave, punën e kanë bërë njësoj. Nuk ka rëndësi se, të palarat e cilit krah kanë nxjerrë në shesh. Nga ana tjetër, janë kandidatët ata që kanë folur dje, po flasin dhe sot dhe media ka mundësinë e ballafaqimit të tyre me veten, e rritjes apo rrënimit të tyre nga dje, e premtimeve që po bëjnë sot, e mënyrës njerëzore si sillen me kundërshtarin, si e kanë pritur fitoren dhe humbjen, e të tjera detaje, që vetëm kamera mund ti kapë, por që shkojnë "live" te shikuesi, i cili bën zgjedhjen e tij, i ndikuar jashtë mase dhe nga gjëra dytësore, për të cilat mund dhe nuk flitet. Në momentet kur flasim, politika shqiptare është e mbushur me akuza e kundërakuza dhe politikanët duket se e kanë të lehtë ti përdorin ato mes njëri-tjetrit. Por, nëse media është ajo që do kapë dhe denoncojë raste të shkeljes së ligjeve dhe abuzimit me votat, përballë saj të gjithë e kanë të vështirë të përgjigjen, përfshirë këtu dhe kreun e vendit. Duhet kuptuar se roli i saj është më vigjilent edhe se i vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët ka rrezik mos na begenisin fare në mes të dimrit, ose mund të mos e marrin mundimin të shkojnë në zona, ku do na duhet të çojmë helikopterë ti tërheqim mbrapsht. Në një palë zgjedhje ka fitues dhe humbës të mirëfilltë, që dalin drejtpërdrejtë nga rezultati i votimeve. Por ka dhe humbës e fitues të tjerë, që mund mos jenë domosdoshmërish ata që vlerësohen me votë. Një nga ato është dhe media. Sot media shqiptare e ka në dorën e saj që të mos kthehet në humbësen e madhe të këtyre zgjedhjeve. 

Demokracia, liria e shprehjes, liria e mediave

Gazetaria nuk mund të jetë objektive dhe profesionale aty ku mungon demokracia.

Funksioni i gazetarisë është informimi. Detyrimi i gazetarit është angazhimi; gazetari që nuk është edhe pedagog, nuk mund të jetë kurrfarë gazetari. Moral i gazetarit do të thotë t'u përkulet fakteve[13].

Gazetarët veprojnë brenda një shoqërie e cila ka rregullat e saj, prandaj obligohen që të njohin ligjet dhe t’i respektojnë.

Gazetaria lind dhe mbijeton aty ku ekzistojnë të drejtat qytetare, liritë njerëzore.

Komunikimi ndërmjet qytetarëve është kushti kryesor i i kulturës politike demokratike.

Demokracia pa ndërmjetësim ka mundur që të realizohet vetëm në vende të vogla  (sikurse në Tebë, Athinën antike ose në Romën republikane).

Në Athinë ka mundur që të zhvillohet diskutimi në Aeropag (në hapësirë të hapur). Ose të përkujtojmë agorën antike, ku secili qytetar kishte të drejtë të shprehte mendimin e vet, por kur vendoste shumica obligoheshin të gjithë të respektonin këtë vendimin e marrë.

Shtypi si mundësi komunikimi ndikoi në demokratizimin e shoqërisë.

Xhon Loku konsideronte se shtypi mund të ndikonte në demokratizimin e shteteve despotike.

Iluministët besonin se shtypi mund të ishte mjet edukimi dhe komunikimi i qytetarëve.

Thomas Paine, një gazetar investigues gjykonte se njerëzit mund të sundonin vetveten, pa ndihmën e pushtetarëve, nëse do të ishin të edukuar dhe të informuar rrënjësisht për temat fondamentale.

Këtë tezë e ka elaboruar edhe Immanuel Kant (1784) në artikullin »Çka është iluminizmi?«.

Almond dhe Verba (1980) klasifikojnë kulturën politike (qytetare) në:

patriarkale (lokale, rajonale)- e pa interesuar për përbërjen politike. Reagimet e saj kufizohen te mjedisi i saj dhe synon që të zgjidh problemet vendore.

E nënshtruar – që i beson pushtetin dhe nuk përzihet në vendimet e liderit.

Participuese (aktive) – që e nxitur nga interesat sociale merr pjesë në vendimet për të mirën e përgjithshme.

Duke e pranuar këtë ndarje Batalov (1990) bën këtë nënndarje për kulturën pjesëmarrëse politike:

Autoritare - totalitare

Demokratike

Socialiste

Me ç’rast te secila mund të shtohet edhe:

nacionaliste

etatiste.

Tocqueville në Demokracia në Amerikë e përkufizoi gazetarinë si »pushteti i parë pas popullit«. [14]

Më pas u konsiderua se gazetaria është pushtet i katërt (pas pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor).

Gazetaria nuk është pushtet dhe nuk duhet të jetë pushtet. Ajo ka funksion mbikëqyrës dhe hulumtues, veçmas në kulturën politike pjesëmarrëse.

Më vonë gazetarët hulumtues u konsideruan si »qen rojtarë « (Watchdog) të sistemit demokratik dhe mbrojtjes së lirive të njeriut.

Alan Knight (2000) gjykon se »gazetarët hulumtues mund të konsiderohen si rojtarë të ndërgjegjes qytetare«.

Kjo nuk nënkupton se ata mund të vendosin për diçka. Ata vetëm zbulojnë dhe përcjellin të dhëna që nxisin opinionin publik për të vendosur drejtësinë në vend. Ata janë “zëri i angazhuar moral”.

Gjuha e varfër e politikanëve tanë

Meqë komunikimi është ngushtë i lidhur me gjuhën dhe kulturën, supozoj se gjatë trajtimit të këtij studimi të qartësoj se cilat janë raportet e komunikimit me gjuhën, me kulturën dhe çfarë i mungon komunikimit politik, kur në skenën tonë politike janë njerëzit me aftësi të kufizuara gjuhësore e kulturore dhje me dije të kufizuara politike. Edhe më i varfër na del komunikimi politik sidomos midis atyre me gjuhë të ndryshme, ku veç të tjerash, mungon edhe kultura politike e komunikimit. Kujtoj se këto nuk janë të eksploruara sa duhet deri më tash, ndaj, në trajtim të kësaj teme do të paraqes shembuj që përkojnë me këtë temë, mendime dhe analiza të bëra nga njerëz me kompetencë përkitazi me fjalorin dhe komunikimin politik, rrjetet sociale si mjete të këtij komunikimi etj.

Shpesh zgjedhet Facebook-u si mjet komunikimi midis krerëve të shtetit, politikanëve të profileve e niveleve të ndryshme e që bartin funksione të ndryshme politike etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat