Pozita juridike ndërkombëtare e Kosovës - Bota Sot
Pozita juridike ndërkombëtare e Kosovës

Analiza

Pozita juridike ndërkombëtare e Kosovës

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:48
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Për ne dhe për më shumë se 100 shtete me Amerikën në krye, që e kanë njohur Kosovën, kjo është shtet i pavarur dhe sovran. Kjo nuk është e kontestueshme.

Mirëpo, në anën tjetër, fatkeqësisht, Kosova ende ndodhet jashtë të së drejtës ndërkombëtare si subjekt i pavarur juridik i saj, edhe pse GJND-ja e OKB-së  pohoi të kundërtën në Hagë (2010). Kjo do të thotë se, sipas normave, rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare Kosova nuk është shtet  i pavarur dhe sovran derisa nuk njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky është statusi juridik ndërkombëtar i Kosovës.

Duke falënderuar Amerikës dhe aleatëve të saj evro-perëndimorë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008-2019). Mirëpo, njohja e saj juridike ndërkombëtare si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare ende nuk është rrumbullakësuar për shkak të mosnjohjes së saj nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (pretekst: Rezoluta 1244 e KS dhe hapja e Dialogut të Brukselit, që të dyja këto instrumente politike e kontestojnë dhe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës).

Gjykata  Ndërkombëtare e Drejtësisë, PO pavarësisë së Kosovës!

Siç jemi në dijeni të gjithë, më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së në Hagë të Holandës, miratoi “Mendimin këshillëdhënës se  Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008, nuk cenon parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare”. Mirëpo, këtë OPINION VLERëSUES MERITOR nuk e mori parasysh as KS-ja dhe as AP-ja e Kombeve të Bashkuara. Si rrjedhim, edhe sot, OKB-ja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të thotë se Kosova nuk është subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare, ashtu sikurse janë 193 shtete-anëtare të Kombeve të Bashkuara. Ky është statusi jurik ndërkombëtar i Kosovës.

Rezoluta 1244 dhe Dialogu i Brukselit-pengesë e hekurt për mosnjohjen ndërkombëtare të Kosovës

Këta dy faktorë më së shumëti  i stimulojnë dhe i favorizojnë politika e gabuar sharlatane e lidershipit të Kosovës, e cila ka pranuar hyrjen në dialogim me palën serbe në Bruksel (2011) për të sfiduar statusin politik të Kosovës në dobi të Serbisë, si dhe politika dhe diplomacia e “anshlusit” Beograd-Moskë, duke arritur gjuhë të përbashkët në mohimin dhe në bllokimin juridiko-politik dhe diplomatik të statusit të pavarësisë së Kosovës në shkallë ndërkombëtare. Këtë e dëshmon edhe VETO-ja e Rusisë Këshilin e Sigurimit të OKB-së, me ç’rast “ngriu” Rezolutën 1244 në favor të Serbisë.

Së pari, për të pasur të qartë se në çfarë kushtesh dhe rrethanash mund të njihet një shtet i ri siç është Kosova (2008-2019), është e domosdoshme që të marrim parasysh faktet dhe argumentet juridike të së drejtës ndërkombëtare dhe të praktikës së derisotme të marrëdhënive politike ndërkombëtare.

Njohja e një shteti të ri nuk është obligim juridik i së drejtës ndërkombëtare e as i Kartës së Kombeve të Bashkuara për asnjë shtet ekzistues siç janë 193 shtetet anëtare të OKB-së, por është aktit i vullnetshëm dhe e drejtë e diskrecionit të çdo shteti.

Një shtet i ri mund të njihet ndërkombëtarisht si subjekt i pavarrur i së drejtës ndërkombëtare në këto rrethana të krijuara:  ( 1) Nëse  është rezultat i luftës çlirimtare kombëtare; (2) Nëse është rezultat i revolucionit antikolonial; (3)  Nëse është rezultat   i ndryshimit të rendit politiko-shoqëror dhe kushtetues të një shteti dhe (4) Nëse është rezultat i shkëputjes  territoriale dhe administrative  nga ndonjë shtet tjetër, siç ishte  rasti i Kosovës. Mirëpo, megjithëkëtë normë të sanksionuar  juridike ndërkombëtare, Kosova nuk është njohur de fakto dhe de jure nga ana Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por vetëm si rast “sui generis” të cilin nuk e njeh asnjë parim dhe asnjë normë e së drejtës ndërkombëtare .

Mirëpo, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së në Hagë, më 22 korrik 2010 ka dhënë “Opinionin vlerësues se Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës (17 shkurt 2008) nuk përbën shkeljen e normave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Me gjithë këtë vlerësim pozitiv të GJND-së në favorin e njohjes së ligjshme të pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,  njohja  ndërkombëtare e Kosovës nuk është bërë në bazë të  fiotres së luftës revolucionare antikoloniale kundër Serbisë kolonialiste (1912-1999), që patjetër, do të impononte njohjen e së drejtës së vetëvendosjes nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por u bë në mënyrë unilateral si rast “sui generis”, që juridikisht nuk e sanksionoi Serbinë si shtet kolonialist dhe gjenocidal ndaj Kosovës dhe shqiptarëve (1912-1999).

Në kuptimin e pozitës juridike ndërkombëtare të Kosovës, kjo është barrier kryesore, pse OKB-ja ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përkatësisht si krijesë shtetërore antikoloniale.

Ndër të tjera, kjo anomali abuzimit të normës juridike ndërkombëtare ka ardhur si shprehje dhe pasojë e  shpalljes së Republikës së Kosovës, sepse në Deklaratën e Kuvendit të Kosovës, 17 shkurt 2008, në asnjë rresht dhe në asnjë paragraph të saj nuk përmendet ndëshkimi i sistemit të egër kolonialist dhe gjenocidal i Serbisë mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën (1912-1999).

Gjithashtu, në Delaratën e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) nuk përmenden as kryengritjet e as luftat e përgjakshme çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale  të shqiptarëve kundër  Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Së këndejmi, nuk përmendet as lufta çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së, si antitezë e sundimit dhe  e robërisë  klonilaiste dhe gjenocidale e Serbisë.

Mirëpo, në vend të fakeve dhe të argumeneteve të së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes, përpiluesit, nënshkruesit dhe votuesit qeveritarë dhe parlamentarë shqiptarë në Deklaratën e tyre, fusin edhe këtë pasus, “Pikën 5, ku thuhet: “. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian…” (https://sq.wikipedia.org/).

Sa më sipër, shtrohet pyetja, kujt i ngeli  “arrë në fyt” Rezoluta 1244 e KS-së së OKB-së (10 qershor 1999)?

-Kosovës, askujt tjetër, sepse kjo Rezolutë me fajin e politikës dhe të diplomacisë së lidershipit të Kosovës, arriti të “mbijetojë” dhe, për më tepër të bëhet  kornizë-bazament kryesor për imponimin  e Dialogut të Brukselit palës shqiptare të Kosovës.

Kjo është fitorja më e madhe e politikës dhe e diplomacisë së Beogradit dhe e Moskës, sepse ia arritën që Kosovës t’ia imponojnë Rezolutën 1244, e cila prerazi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo është fatkeqësia më e madhe për pavarësinë dhe për sovranitetin e Kosovës (17 shkurt 2008).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...