Pse çmimet “Oscar”, kanë ende rëndësi - Bota Sot
Pse çmimet “Oscar”, kanë ende rëndësi

Analiza

Pse çmimet “Oscar”, kanë ende rëndësi

Nga: Cheryl Boone Isaacs Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 00:48
Oscar

Kur anëtarët e industrisë së filmit, u mblodhën këtë vit në Teatrin Dolbi për çmimet e 91-ta të Akademisë së Filmit, ata u bashkuan për të nderuar arritjet e shquara të kinemasë së vitit 2018. Ndërkohë, s’ka dyshim që çmimet Oskar kanë të bëjnë me spektaklin, fjalimet e paharrueshme, ekziston edhe një arsye tjetër se përse kjo ceremoni, është objekt i një pasioni kaq të madh nga ana e publikut.

Në vlerësimin e filmave më të mirë të një viti të caktuar, dhe njerëzve, puna e të cilëve i bëri ata filma të mundshëm, çmimet Oskar mund të jenë një kremtim i asaj që është më së miri, një ide e caktuar mbi Amerikën. Së pari dhe më kryesorja, filmat që vlerësohen me çmim, janë pikërisht ata që synojnë të kërkojnë mënyrat e reja për ta parë botën.

Pyesni çdo producent, skenarist, regjizor apo aktor, dhe ai ose ajo do t’ju tregojë se në thelbin e  filmave, është qëllimi dhe pasioni ynë, dhe se gjithçka ka të bëjë me perspektivën. Ne nuk jemi duke u rritur nëse nuk përftojmë një perspektivë të re. Arti ynë është më i gjallë, dhe industria jonë është më inovative, kur zgjerojmë gjithnjë e më shumë fushëpamjen tonë.

Gjatë mandatit tim si presidente e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, kam punuar dhe jam përpjekur të garantoj, që Akademia të ketë përfituar nga një fushëpamje më e gjerë, duke ftuar një grup më të larmishëm anëtarësh, dhe duke zgjedhur një bord drejtues më përfaqësues. Këta anëtarë të rinj, po ndihmojnë tani për të zgjedhur kandidatët dhe fituesit e Oskarit. Në vitin 2019, filmat që ata propozuan për fotografinë më të mirë, i bëjnë shikuesit të shkojnë, mes vendeve të tjera, në mbretëritë imagjinare Afrofuturiste të Uakandas, në Kolorado Springsin e viteve 1970; në Meksiko Sitin e viteve 1970-1971, dhe në Britaninë e fillimit të viteve 1700.

Audiencat dhe historitë tona që tregojmë, janë globale dhe të pasura me shumëllojshmëri. Çdo aspekt i industrisë sonë, duhet të jetë po i tillë.

Së dyti, çmimet Oskar dëshmojnë atë që të gjithë duhet të fitojmë, kur njerëzit në mbarë botën lejohen të përdorin talentet e tyre, për të treguar histori në Shtetet e Bashkuara. Diversiteti i spikatur global i skenaristëve, regjizorëve, producentëve dhe aktorëve, i ngjan më shumë një lloj apeli në sallën e Kombeve të Bashkuara, sesa ç`do gjë që mund të kishim imagjinuar shekullin e kaluar, dhe kjo është diçka e mrekullueshme.

Vetëm të nominuarit për çmimin e regjizorit më të mirë janë nga Meksika, Polonia dhe Greqia, si dhe nga SHBA-ja. Ceremonia e këtij viti, tregoi përfshirjen e paparë të talenteve para dhe pas kamerës. Prodhuesit e filmave janë të pasuruar nga “çiftimi i kryqëzuar”, që vjen nga ndarja e historive, ideve, teknikave të prodhimit, dhe artistëve të talentuar me prejardhje të ndryshme, kombesh dhe kulturash.

Çmimet e Akademisë, janë një lloj feste e kësaj lloj pune bashkëpunuese, duke nxjerrë në pah kontributet e jo vetëm të regjizorëve dhe aktorëve më të famshëm të industrisë, por edhe skenaristëve që i kanë vënë fjalët në gojën e tyre; dizenjatorët që ndërtojnë botët e tyre, dhe që të sjellin ndër mend veshjet, flokët dhe stilimin e tyre; redaktorët, artistët e efekteve speciale, që e bëjnë punën e secilit në një tërësi koherente.

Çmimet Oskar, janë një kujtesë e vlefshme, që ne nuk mund të tregojmë histori apo të promovojmë vetëm prodhimet kinematografike ambicioze. Për më tepër, çmimet Oskar, mund të ofrojnë një kujtesë të rëndësishme jetike, për vlerat që i kemi të përbashkëta.

Ne të gjithë reagojmë ndaj artit, kreativitetit, ndërgjegjes, bindjes dhe akti i thjeshte i rrëfimit të historisë tënde, me shpresën se dikush diku do të dëgjojë, pavarësisht nëse e sheh në errësirën e një salle kinemaje, apo në një ekran kompjuteri, do të shohë reflektimin e tij apo të saj në vizionin tuaj. Ky është domethënia e industrisë sonë, dhe në fakt ajo çka është njerëzore.

Arti nuk ka kufij. Arti nuk ka një gjuhë të vetme, dhe ai nuk i përket një besimi të vetëm. Në nivelin e tij më të lartë, arti i tejkalon të gjitha këto gjëra që zakonisht na ndajnë. Artistët kreativë në mbarë botën, janë të lidhur më njeri-tjetrin me një lidhje të pathyeshme, e cila është e fuqishme dhe e përhershme. Dhe po kështu është edhe publiku që i pëlqen filmat e tyre. Kjo lidhje vlen të kremtohet, gjatë ndarjes së çmimeve Oskar, si dhe gjatë gjithë vitit. /Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...