Pse Britania ka nevojë për një referendum të dytë mbi Brexit

Analiza

Pse Britania ka nevojë për një referendum të dytë mbi Brexit

Nga: Tim Buthe & Joseph Grieco Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:06
Foto ilustrim: Londer

Mjedisi ndërkombëtar për Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, është kaq i ndryshëm dhe shumë më pak i favorshëm nga qershori i vitit 2016, sa që ne besojmë se një referendumi i dytë mbi Brexit është i justifikueshëm, dhe urgjentisht i nevojshëm.

Në qershorin e vitit 2016, kur referendumi i Brexit rezultoi në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, ambienti ndërkombëtar ishte i mirë. Rusia nuk përbënte ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Mbretërinë e Bashkuar ose interesat e saj kryesore jashtë vendit, pavarësisht aneksimit të Krimesë prej saj në vitin 2014, nivelit të ulët të agresionit në Ukrainën lindore, dhe ndërhyrjes ushtarake në Siri.

Njëherazi, duke punuar me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj evropianë, Britania e Madhe dukej se i ishte përshtatur me sukses misionit të NATO-s për të garantuar sigurinë në Evropën e shekullit XXI:mbajtjen e amerikanëve brenda, çdo kërcënimi rus jashtë, dhe gjermanët të integruar fort në Perëndim.

Kishte arsye që qytetarët britanikë, të mendonin se BE-ja jepte një kontribut të vogël për sigurinë e Britanisë së Madhe. Edhe mjedisi ekonomik ndërkombëtar, dukej i favorshëm në verën e vitit 2016. Ishte e arsyeshme të besohej, se një Britani e pavarur mund të arrinte ose një marrëveshje dypalëshe të tregtisë me Amerikën ose edhe më mire akoma, të bëhej pjesë e asaj që ishte tregtia gati transatlantike në gjirin e Partneritetit të Tregtisë dhe Investimeve(TTIP). Kjo marrëveshje, do të krijonte një treg të madh të përbashkët me SHBA-në, Kanadanë dhe BE-në, duke i shërbyer interesave ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, edhe sepse qeveria britanike, me një ekip diplomatik shumë efektiv, kishte diktuar dukshëm pozicionin negociues të BE.

Të gjitha këto kushte të favorshme, kanë ndryshuar duke shkuar në anën e kundërt. SHBA-ja udhëhiqet tani nga një president, që është armiqësor ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, edhe me miqtë më të afërt të Amerikës. Që nga Lufta e Dytë Botërore, çdo administratë e SHBA-së ka nxitur tregtinë dhe investime të mëdha përtej kufijve, bazuar në bindjen se si Amerika, ashtu edhe partnerët e saj tregtarë do të fitonin prej saj.

Ndërkohë, presidenti Trump nisi të zbatojë qasjen merkantiliste se tregtia është lojë me shumë zero. I interesuar vetëm për marrëveshjet që rrisin eksportet e SHBA, dhe zvogëlojnë sasinë e mallrave të huaja që vijnë në Amerikë, deri në mesin e vitit 2017, ai shtyu herë pas here negociatat për themelimin e TTIP.

Tani është e qartë, se Britania nuk mund të shpresojë për një marrëveshje të mirë tregtare bilaterale me administratën Trump. Në frontin e sigurisë, presidenti Trump ka vënë në pikëpyetje  vlerën e NATO-s, dhe madje ka marrë në konsideratë tërheqjen e SHBA-së nga aleanca.

Gati të gjithë anëtarët e lartë të kabinetit dhe këshilltarët e tij, që në fillim të presidencës së Trumpit, i siguruan partnerët e NATO-s për angazhimin e tyre ndaj aleancës transatlantike, janë larguar nga administrata.

Ndoshta shpenzimet më të mëdha evropiane mbi mbrojtjen, do të forcojnë në fund të fundit NATO-n, dhe madje do të ripërtërijnë angazhimin amerikan ndaj saj. Por Brexit, bën që kjo gjë të ketë pak gjasa të ndodhë, pasi ka të ngjarë t’i zhysë në recesion ekonomik vendet e Evropës së Bashkuar kontinentale.

Dhe kjo vjen në një kohë kur Rusia ka ndjekur një politikë të jashtme më agresive, përfshirë  vrasjen e një ish-spiuni rus që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar; ka ndërhyrë në politikën  e brendshme të disa demokracive perëndimore, dhe ndoshta edhe në fushatën mbi Brexit; si dhe ka vendosur sisteme armësh të reja në Evropë, që shkelin traktatet e kontrollit të armëve, të cilat ajo i ka nënshkruar.

Si një plotësuese e NATO-s, Politika e Jashtme dhe e Sigurisë e Përbashkët e BE-së, forcon angazhimin perëndimor, për t’a frenuar presidentit rus Putin, para se të ketë një qëndrim gjithnjë e më agresiv. Brexit do ta dobësonte këtë angazhim,dhe kapacitetin e vendeve evropiane për të vepruar sa i përket çështjeve të jashtme, në një kohë që ka gjithnjë e më shumë rëndësi.

Një referendum i dytë, larg nga mosrespektimi i rezultateve të së parës, do të nënvizonte sovranitetin e popullit. Forca e demokracisë, është aftësia e saj për të rregulluar politikën, kur ndryshojnë rrethanat. Kur një vendim politik i ndjeshëm i një departamenti apo agjencie të qeverisë britanike, rezulton ndryshe në rrethana të ndryshuara, ne presim që ajo ta rishikojë atë vendim.

Pasi u mbështetën tek një referendum, për të nisur procesin e Brexit në vitin 2016, është thellësisht demokratike, t’i japim qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar, mundësinë nëse duan të vazhdojnë deri në fund rrugën e nisur, tani që rrethanat janë bërë të qarta. Si miq të Britanisë, ne ju kërkojmë të merrni parasysh kushtet e ndryshuara jashtë vendit tuaj. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat