As “leksioni politik” i Nexhat Dacit nuk “ndezi” në Samitin e Berlinit!

Analiza

As “leksioni politik” i Nexhat Dacit nuk “ndezi” në Samitin e Berlinit!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 3 maj 2019 Në ora: 20:41
Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi

Mr. Ukshin Hoti (filozof, patriot dhe atdhetar i devotshëm :” Një politikan i keq dhe injorant, është më i rrezikshëm se një mjek i keq, sepse ky mund t’i dëmtojë dy-tre pacientë, kurse  politikani i keq mund ta vrasë një popull, si rrjedhim i  marrjes së vendimeve  të gabuara  politike”.

Mirëpo, liderëve politikë të sotëm të  “fromatit” proserbë “palla nuk u ha” se me ndyrshimin e kufijve, do të ricopëtohej dhe do të tëkurrej aq shumë teritori i Kosovës saqë do të humbiste edhe gjigandin zehtaro- metalurgjik “Trepça”, ku shqiptarët do të ngelnin sokaqeve të papunë, pa bukë dhe pa ekzistencë. Ky do të sihte “qari prej bishti” sikur  të ndahej Kosova sipas “fromulës ringjallëse” të akademikut , të shkrimtarit dhe të “babait” të kombit serb, Dobrica Qosiq, të cilën pa asnjë reserve dhe hezitim e mbështetën dallkaukët dhe oportunistët apolitikë Hashim Thaçi (president i Kosovës) dhe  Edi Rama (kryeministër I Shqipërisë).

Me një fjalë, të gjithë partizanët e idesë së Dobrica Qosiqit  për ndarjen e Kosovës mbeten “me gishta në gojë” në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor (29 prill 2019), të organizuar nga kacelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti i Francës, Emanuel Makron, sepse Gjermania dhe Franca prerazi hodhën poshtë idenë e vjetër të Dobrica Qosiqit për copëtimin-ndarjen e territorit të Republikës së Kosovës, të cilën, pa asnjë rezervë, e mbështetën dhe e propozuan presidenti serb Aleksandar Vuçiq,  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e përvetësuar si ide, si koncept dhe si tezë të tyre “origjinale”, me prapavijë të thellë politike dhe mashtruese për të fituar ndonjë “Çmim Nobel”  në kurriz të popullit, të shtetit dhe të territorit të Kosovës kinse në emër të arritjes së pajtimit dhe të paqes mes Serbisë dhe Kosovës.

Daci nuk e di se, në politikë nuk ka RIPROVIM, ndaj edhe “studenti” i tij Thaçi dështoi në mbrojtjen e “leksionit” të tij në Berlin, më 29 prill 2019 !

Pra, nuk është fare e befasueshme pse në Berlin u varros “formula kimike” e Nexhat Dacit, e Hashim Thaçit, e Edi Ramës dhe e Aleksandar Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, sepse kancelarja e “hekurt”  Angela Markel dhe presidenti i Francës,  Emanuel  Macron, hodhën poshtë në Konferencën e Berlinit.

Ideja për korrigjimin e kufijve të Kosovës lindi në “laboratorin kimik”  të kryeakademikut Nexhat Daci në Brezovicë, jo në Beograd e as në Bruksel. Mirëpo, në këtë rast ka dështuar politika e Dacit, jo kimia laboratorike e tij.

-Kryeakademiku Nexhat Daci mund ta ndërrojë  vetëm vilën e vet në Brezovicë me vilën e Vuçiqit në Frushka Gora të Serbisë, por JO, assesi Veriun e Kosovës shqiptare me Preshevën e Shqipërisë Etnike, sepse  këto nuk janë “plaçkë”  të Nexhat Dacit, të Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës…etj.

 –Merrni vesh, njëherë e përgjithmonë se kurrë nuk do ta shihni atë “film” të “kaubojve”-“kozakëve” të Serbisë dhe të Shqipërisë së Edi Ramës (kryeministër), që haptazi dhe fshehurazi po luftojnë ta copëtojnë Kosovën mes Serbisë dhe Shqipërisë londineze sipas Paktit të fshehtë Vuçiq-Rama, të arritur në Nish (2016), ashtu sikurse dikur Ahmet Zogu me Nikola Pashiqin më 1924.

Prandaj, “spektatorë” të dashur, të mos  “hyjmë në gjynah”  si thuhet popullorqe, duke e kritikuar vetëm presidentin Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve të Kosovës me Serbinë”, sepse “ideolog i vërtetë” i këtij propozimi  injorant, skandaloz, të turpshëm, të papranueshëm dhe apolitik qenka kryetari i Akademisë së Shekncave dhe të Arteve të Kosovës, Prof.Dr. Nexhat Daci.

Për të mos lindur keqkuptime, që në fillim, duhet të them se asgjë personale nuk kam dhe, fare nuk njihem me kryeakademikun  Nexhat Daci, por  ideja e tij për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës me Serbinë, është e gabueshme dhe e pajusitifkueshme, sepse nuk mbështetet në asnjë argument shkencor  të qëndrueshëm qoftë politik, qoftë historik a diplomatik, por është vetëm një fikson politik i simplifikuar  dhe i papranueshëm për interesat vitale kombëtare dhe shtetërore të Reublikës së Kosovës.

Gabimi numër 1.

-E pabesueshme, por ja se çfarë ka deklauar ai vetë më 22 shtator 2018: “Ideja e korrigjimit të kufirit lindi në vilën time në Brezovicë.” (http://www.kohajone.com/2018/09/22/nexhat-daci-ideja-e-korrigjimit-te-kufirit-lindi-ne-vilen-time/).

-Ja shikojeni vilën e bukur atraktive, ku paska lindur një ide çoroditëse dhe e pajustifikueshme për korrigjimin e kufijve të Kosovës, pikërisht në vilën e profesorit të kimisë, Nexhat Daci.

-Sa vilë e bukur, për lakmi, duke pirë kafe, edhe “muhabeti shkon mirë”, kinse duke bërë “politikë të lartë kombëtare” për korrigjimin e kufijve të Kosovës me Serbinë. Të gjithë ata liderë politikë dhe akademikë shqiptarë, që e mbështesin “korrigjimin” e kufijve të Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, janë të rangut të Esat Pashë Toptanit, sepse “korrigjimi” nuk është gjë tjetër vetëm se ndryshimi i kufijve të Kosovës në favorin e kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë.

Kësaj i thonë “shumë mirë”, njësh (1) në POLITIKË, sepse  në POLITIKË NUK KA RIPROVIMsikurse në lëndën e kimisë së Nexhat Dacit, i cili duke mos ditur se ç’është politika, e ka thjeshtësuar në atë shkallë çoroditëse, duke e krahasuar me afatet e riprovimeve të  gushtit dhe të shtatorit të studentëve të tij ngelaçë(!) – E, po ky na qenka “margaritari”  i shkencës politike

Sipas kryeakademikut  të ASHAK-ut Nexhat Daci, korrigjimi i kufjve qenka shumë çështje e thjeshtë. -Ja se si e ka zbërthyer ai në “epruvetën e laboratorit kimik” të tij : “Korrigjimi i kufijve është e njëjta gjë sikurse kur bën hartim me shkrim. Ose ke rënë nga provimi në afatin e qershorit si student, vjen shtatori, është korrigjimi i tetorit, nëse e kalon atë [provim]”. (https://www.botasot.info/aktuale-lajme/986133/daci-mbeshtet-korrigjimin-e-kufijve-leposaviqi-zvecani-dhe-zubin-potoku-nuk-i-vyejne-askujt/).

Pikërisht me këtë shembull krahasues banal, Daci ka dëshmuar se nuk “merr erë” në politikë  as me gojë e as me shkrim, sepse në POLITIKË NUK KA RIPROVIM, as në gusht, as në shtator e as në tetor (nëse ndonjë shtetar merr vendm të gabuar politik, s’ka më riprovim, por vetëm dështim dhe katastrofë).  Këtë aksiomë sa herë e kanë përsëritur liderët më të njohur politikë botërorë : Gjenerali dhe Presidenti i famashën historik i Francës, Chales de Gaulle (shpëtimtar i Francës në Luftën e Dytë Botërore, dhe mëpastaj më 1958, kur formoi Republikën e Pestë Frënge, të cilën me plot sukses e drejtoi deri më 1969) dhe Winston Churchill, i cili me suskes e udhëhoqi  Britaninë e Madhe në fitoren e Luftës së Dytë Botërore kundër Boshtit Nazifashist (Gjermania, Italia dhe Japonia), si dhe lider i shquar politik me famë botërore. Këtë e dëshmoi praktikisht edhe si oficer ushtarak në terren, edhe si kryeministër i Britanisë së Madhe ( “1940-1945 dhe 1951-1955”).

Prandaj, Daci për të kuptuar se politika nuk është  vetëm një “eksperiment kimik laboratori”, por një shkencë  filozofike shumë e vështirë dhe e ndërlikuar, së pari,  do të duhej  t’i lexonte MEMOARET e LUFTËS së Charles de Gaulle dhe të Winston Churchill, ku në asnjë faqe  dhe, në asnjë rresht të tyre nuk do të gjente konstatimin e tij vulgar se gjoja  politika na qenka  aq e thejshtë, si  njëfarë lloj “riprovimi”  i studentëve ngelaçë në afatin vjeshtor “gusht, shtator apo tetor”! – E, po ja ky qenka “piedestali”  i njohurive politike të kryeakademikut të Kosovës, Nexhat Daci!?

 Gabimi numër 2.

Duke mos qenë qenë fare i vetëdijshëm dhe duke mos ditur se çfarë do të thotë sintagma “korrigjim kufijsh”, kryeakademiku i ASHAK-ut, Prof.Dr. Nexhat  Daci,  këtë e ka vulgarizuar në atë masë çoroditëse, jashtë kontekstit gjeopolitik, gjeostrategjik dhe juridik të territorit të Kosovës, duke e krahasuar me  “riprovimin” e një studenti ngelaç të tij, si dhe duke nxjerrë konkluzionin  e gabuar  se “… Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku nuk i vyejnë askujt…”.(https://www.botasot.info/aktuale-lajme/986133/daci-mbeshtet-korrigjimin-e-kufijve-leposaviqi-zvecani-dhe-zubin-potoku-nuk-i-vyejne-askujt/ ).

Në asnjë mënyrë nuk pajtohem me konstatimin kuturu dhe të pajustifikueshëm të kryeakademikut N. Daci se gjoja këto tri komuna “nuk i vyejnë askujt”, ashtu siç është shprehur naivisht  dhe për turpin tonë akademik, sepse janë territor autokton integral i Shqipërisë etnike,  i populluar me qindra e mijëra banorë dhe fshatra shqiptare, siç është edhe fshati Boletin i heroit kombëtar shqiptar, Isa Boletini. –Kujt do t’ia falim (barbarëve pushtues serbë) atë tokë arbërore dhe varrin, përmendoren, emrin dhe veprën patriotike kombëtare dhe historike shqiptare të tij, që dëshmon se ajo është djepi  pellazgo-ilirik autokton i shqiptarëve dhe i Shqipërisë etnike?

Një “korrigjim” të tillë të kufijve të Kosovës sipas  “formulës kimike” të N. Dacit, as qeveria, as parlamenti e as presidenti i Kosovës, nuk duhet ta pranojnë me asnjë çmim, sepse kjo do të ishte falje dhe ricopëtim i territorit etnik shqiptar të Kosovës. – Ky do të ishte gabimi  fatal, më se i turpshëm dhe i pakorrigjueshëm sipas   “politikës riprovuese” të N. Dacit. –Sa turp, një KRYEAKADEMIK i Kosovës, të dalë me një ide të tillë skandaloze për “korrigjimin” e kufijve të Kosovës, korrigjim ky, që do të ishte vetëm në dobi të zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë Jugore, gjoja se “Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku nuk paskanë vlerë” për shqiptarët dhe për Kosovën!? – Po këtë konstatim, sikur ta kishte pohuar qoftë ndonjë korrier i ASHAK-ut, do të kishte qenë i tepërt dhe për çdo gjykim, si mund të jetë aq i “pavlefshëm” territori verior i Kosovës për shqiptarët?!

Image
Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi në vilën e Dacit në Brezovicë

Po sikur të ishte kjo e vërtetë, Serbia nuk do të ishte pozicionuar pikërisht në territorin e këtyre tri komunave, duke përfshirë edhe  pjesën veriore të Mitrovicës.  Ndaj, nuk vjen në konsiderim që kjo pjesë veriore e Kosovës t’i jipet Serbisë për ta rikthyer Preshevën brenda kufijve të Kosovës.

Sikur këto tri komuna së bashku me Mitrovicën veriore, të mos vlenin asgjë për shqiptarët dhe për Kosovën, pse Beogradi zyrtar po ngulmon që me çdo kusht  këto t’i fusë në “ambrellën” e tij të ingeritetit territorial të Serbisë?

–Sepse, pikërisht në këtë pjesë të  territorit të Kosovës ndodhen burimet parësore nëntokësore (ari, plumbi, zinku, argjendi, bakri etj.), që përfshijnë “Trepçen” së bashku me shkritoren e saj në Zveçan, si dhe liqenin e Ujëmanit nga  i cili me ujë të pishëm furnizohet Mitrovica, Skenderaj dhe Vushtrria. Kjo është rëndësia gjeostrategjike, gjeopolitike dhe gjeoekonomike e territorit verior të Republikës së Kosovës.

Kjo është ndër arsyet kryesore, pse kufiri verior i Kosovës nuk duhet të “korrigjohet” me Preshevën, sepse Presheva së bashku me Bujanocin dhe me Medvegjën janë territore të Shqipërisë etnike, që duhet t’i rikthehen Kosovës, përkatësisht Shqipërisë etnike pa kurrfarë “korigjimi”-këmbimi-copëtimi të territorit  verior të Kosovës.

-Çfarë “korrigjimi” kufijsh ore, territorin, oborrin, pasurinë, shtëpinë dhe banesën tënde ta ndash me “doshlakët” kolonistë serbë?! –Deri kur kështu, do ta mësojmë për së keqi popullin, që t’u nënshtrohet politikanëve dhe bashibozukëve të politikës ditore?

 –JO më kurrë ! Kjo formulë, tanimë është e vdekur, pavarësisht se  kjo ide qenka lindur në vilën e “fukarasë” së kryeakadmikut N. Daci në Brezovicë, në shtatorin e  vitit 2018.

–Le ta mbajë për vete këtë ide, ndoshta i duhet, edhe për ndonjë avancim të ri në politikë të atyre, që e mbrojnë këtë ide  për të bërë koalicione me “Srpska lista” sikurse deri tash (2008-2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat