Rivaliteti amerikano-kinez në Ballkan - Bota Sot
Rivaliteti amerikano-kinez në Ballkan

Analiza

Rivaliteti amerikano-kinez në Ballkan

Nga: Selim Ibrahimi Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 06:32
Ilustrim

Pentagoni bëri të ditur se Amerika dhe forcat ushtarake ame-rikane kanë një mision të papërfunduar në Ballkan, dhe është herët të bëhet apo mendohet rreth ndonjë tërheqje masive amerikane nga rajoni. Admirali amerikan James D. Stavridis tha se meqë rajoni po tregon një farë përparimi, ka ngelur ende shumë punë për t’u bërë në Ballkan.

Ndërkohë u shtuan njoftimet për idenë e kanalit nënujorë Serbi - Greqi si mega strukturë e shekullit në Ballkanin Jugor e ideuar më parë në vitin 1900 nga amerikanët dhe që diskutohet nga serbët, rusët dhe kinezët ta përfundojë në dekadat që vijnë. Ministri serb i Minierave Milan Baceviç, në fund të janarit të vitit 2014, kishte vizituar Kinën për të folur rreth këtij projekti me qeverinë dhe kompanitë kineze.

Ndërkohë, depërtimi dhe prania kineze në këtë projekt disavjeçar, mund të bëhet edhe realitet, duke u nisur nga të dhënat, se Kina ka shfaqur interes më herët dhe ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me disa shtete, duke përfshirë së fundi edhe Nikauragën, për të hapur një kanal në Amerikën e Mesme, të ngjashëm si me Kanalin e Panamasë të hapur nga forcat amerikane (1881-1914). Kanali dhe mallrat nga Danubi, Sava dhe Morava do të kalonin shumë më mirë dhe kostoja e tyre do të ishte me e ulët për t’u transportuar drejt apo nga BE dhe Ballkani për në jug dhe lindje të kontinentit. Me këtë kanal nënujor eksporti dhe importi i të mirave do të favorizonte këto shtete dhe njëkohësisht do të formohej një zonë e influencës serbo – kineze - ruse kundër Amerikës. Prej këtu kjo aleancë globale dhe rajonale bëhet për të dobësuar dhe penguar zgjerimin amerikan. Në këtë grupim, aktualisht me Kosovën e zhytur në krizë të thellë të qeverisjes, pjesa shqiptare në Maqedoni e dominuar nga qeveria në Shkup dhe Shqipëria e gjetur në një krizë të përhershme sociopolitike, e bën dinamikën e lidhjeve të aleancave me Amerikën dhe shteteve tjera evro-piane të interesuara për këtë trend më të komplikuar dhe më të ngadalshëm në krahasim me atë që po zhvillohet në lindje. Kina ka shfaqur interes të investojë në portet detare të Greqisë për t’i shpërndarë mallrat kineze më shpejtë në tërë Evropën.

Trepca si balansim kundra implikimit te thell kinez.

Për të parandaluar apo balancuar këtë investim lindor, ameri-kanët do të përdorin të gjitha burimet e “strategjisë së madhe” duke përfshirë edhe Trepçën, pra pasuritë nëntokësore të Ko-sovës dhe duke i bërë këto lëvizje para se këto forca lindore dhe qendrore të zbarkojnë me projekte dhe investime të mëdha që përpiqen të ndryshojnë balancën e gadishullit. Sipas disa stu-dimeve, vlera e zinkut në këtë zonë të Kosovës, shkon nga 3-13 bilion dollarë amerikanë dhe është një ndër vendet me të kon-centruar në Evropë me zink. Kështu, Amerika dhe aleatët e rangut të dobët rajonal do të zhyten në idetë e zhvillimit të minierave dhe përpunimit të mineraleve në Ballkan në dekadat që vijnë.

MAQEDONIA “PROVOKON” NJË KURS TË RI AMERIKAN

Mediat njoftuan se Maqedonia nuk do të marrë edhe kësaj radhe datën e fillimit të bisedimeve me BE-në. Sa më i gjatë dhe i vështirë bëhet rrugëtimi i Shkupit drejt Evropës, aq më i paqartë dhe me shumë të panjohura bëhen veprimet politike të kreut shtetëror. Gjatë tre viteve të fundit jemi përpjekur të zbërthejmë rivalitetin e Fuqive të Mëdha në Evropë, pra edhe në Ballkan. Gazi natyror dhe pasuritë tjera të rajonit kanë çuar në krijimin e boshteve dhe aleancave rajonale dhe globale Marrëveshja ruso – maqedonase e janarit të vitit 2013 për të ndërtuar një rrjet plotësues të “Rrymës jugore” në Maqedoni, siç duket i ka vënë në vështirësi raportet amerikano – maqedonase. Deri më tani vendi ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga SHBA-të dhe BE-ja, dhe kjo duhet t’i shërbejë qeverisë dhe të gjithë partive si motiv për të shkuar drejt botës së integruar.Shpeshherë drejtimi është gabuar dhe është dashur përsëri SHBA të ndërhyjë dhe t’i vendosë proceset politike në binarë. Mbështetja e SHBA është mjaft e rëndë-sishme për vendin dhe për të gjitha shtetet e izoluara gjeo-grafikisht.

Marreveshja Kosove-Serbi

Përkundër pranisë së ndërkombëtarëve në menaxhimin e krizave të njëpasnjëshme, aktualisht po bëhet e qartë se BE dhe grupet e interesit në Parlamentin dhe Komisionin Evropian kanë filluar ta humbin interesin rreth nesh. Po ashtu ish ambasadori ame-rikan në Maqedoni Christofer Hill në muajin gusht tha se SHBA ka filluar ta humbë një pjesë të interesit rreth zgjidhjes së çësh-tjeve të hapura me fqinjët. Koncepti dhe veprimet aktuale të qeverive e forcojnë idenë, se mos është kthyer gjeopolitika e kodeve, një politikë e rrënjosur shumë më herët në Ballkan. Një cikël me tipare të njëjta u para-qit në vitin 1991 dhe sikur mori fund me Kosovën, por ja që sistemi botëror, përsëri po pëson  ndryshime dhe nevoja për t’u lidhur në aleanca dhe unione bëhet si karakteristikë e politikave të jashtme.

Qeveria serbe duke i parë tensionimet Uashington - Moskë, mund të krijojë përçarje tek evropianët dhe të nxisë dyshime tek amerikanët, se mos Beogradi është duke rrëshqitur drejt rrugës së ardhjes në pushtet të forcave që do ndryshonin politikën drejt Rusisë dhe do të përforconin prezencën ruse edhe më shumë në Ballkan me një sistem të ri raketor .

Beogradi më këtë politikë të jashtme nuk ka lëshuar pe për sa i përket Kosovës, pra pjesës veriore.Beogradi, sipas vlerësimeve të politikës serbe dëshiron të themelojë Bashkësinë e Komunave Serbe në territorin e Republikës së Kosovës

Pra, të mos habitemi se si Uashingtoni duke e parë dobësinë e BE-së në ndërmjetësimet diplomatike për të arritur momentin politik në mes Kosovës dhe Serbisë, shfrytëzoi këtë situatë të pas vitit 2008, për të avancuar pozitat gjeostrategjike në rajon kundër Rusisë, edhe atë duke dhënë garanci për të dy palët se nuk janë të dëmtuar nga ky presion i Uashingtonit për të nën-shkruar marrëveshjen dhe të tjerat që do të pasojnë qoft edhe me shkembime territoriale.

Për këtë çështje të rivaliteteve ndërkombëtare, kësaj radhe kon-flikti në mes Serbisë dhe Kosovës për integritetin territorial u shërbeu amerikanëve për të forcuar pozitat në Ballkan, por duke ua lënë në dorë evropianëve çështjet e diplomacisë së butë. Ndoshta presioni diplomatik amerikan nuk iu përgjigjej palëve, por duke pasur në konsideratë rolin e fuqishëm amerikan në Ballkan më tepër se dy dekada, çdo refuzim i propozimeve që vinte nga Uashingtoni, do të sillte pasoja për Kosovën dhe Serbinë.

Marrëveshja është interpretuar ndryshe nga palët, për arsye të interesave të politikës ditore dhe për të ulur tonet nacionaliste të partive opozitare.

Droja e amerikaneve për mundësinë e afrimit të Rusisë në Serbi me teknologji dhe mbështetje raketore të tipit ndërkontinental, bëri që administrata amerikane të ushtrojë presion mbi të dy pa-lët për të arritur një farë marrëveshje që do t’i krijonte kushtet BE-së t’ia japë statusin e kandidatit Serbisë dhe nga ana tjetër të zhbllokonte Kosovën nga pengesat serbe në rajon dhe në insti-tucionet ndërkombëtare. Pra, pas kësaj marrëveshje fshihen lojërat e Fuqive të Mëdha për dominim dhe influencë në rajon dhe këtu, sikurse më parë Ko-sova dhe Serbia u bënë lojtarë rajonal në politikën botërore të interesave të Fuqive të Mëdha. Uashingtoni është i interesuar për një Serbi demokratike dhe jo nacionaliste që do të krijonte trazira në rajon ashtu siç kishte vepruar vite më parë. Tani është po ashtu e paqartë nëse Amerika duke hyrë edhe një herë në këtë krizë të re të raporteve shqiptaro-serbe, mos është duke favorizuar Beogradin.

Prandaj në këtë drejtim nga opozita në Prishtinë është shfaqur pesimizëm rreth rolit të fundit amerikan, se mos ndoshta kemi një përmbysje të raporteve në rajon.

Megjithatë, Kosova dhe qeveria në Prishtinë nga bisedimet në Bruksel duhej të kërkonin disa kushte që do të avanconin po-zitën e Kosovës drejt BE-së, siç janë; përshpejtimi i bisedimeve rreth çështjes së vizave, fillimin e bisedimeve për asocimim dhe stabilizim mes Kosovës dhe BE-së dhe së fundi, Prishtina duhej që me këtë marrëveshje të arritur të kërkonte nga BE të ushtrojë presion mbi pesë shteteve tjera të unionit, që nuk e kanë njohur Kosovën të bëjnë atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat