Në demokraci forca e arsyes duhet të jetë më e fuqishme se arsyeja e forcës - Bota Sot
Në demokraci forca e arsyes duhet të jetë më e fuqishme se arsyeja e forcës

Analiza

Në demokraci forca e arsyes duhet të jetë më e fuqishme se arsyeja e forcës

Nga: Alketa Maksuti Beqari Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 23:30
Alketa Maksuti Beqari

Nga fizika forca sipas ligjit të dytë të Njutonit është masë shumëzim nxitim. Pra në rastin konkret arsyeja është tipi i forcës. Arsyeja ka masë, ka nxitim. Masa është e matur me njesi themelore, kilogramin. Në rastin tonë masa e arsyes matet me peshën specifike, sa vend ze arsyeja ndaj një veprimi që kryejmë. Fusha e veprimit të arsyes është demokracia.

Demokracia është liria e të drejtës për të folur, shkruar, vepruar pa cënuar të drejtat e tjetrit. Nxitimi i arsyes është madhësi vektoriale që varet nga shpejtësia e koha që në rastin tonë vepron mbi fushën e demokracisë. Nëse rritet nxitimi i arsyes, masa e arsyes, rritet forca e arsyes më shumë dhe shtrihet , zgjerohet në demokraci.

Nëse nxitimi I zvogëlohet arsyes dhe masa po ashtu e saj, zvogëlohet edhe më shumë forca e arsyes. Dhe dy alternativat e tjera mbeten kur rritet( zvogëlohet) nxitimi, masa e arsyes zvogëlohet( rritet), forca e arsyes në të dy rastet rritet. Cila na intereson ne? Na intereson masa e arsyes në fushën e veprimit që në rastin konkret është demokracia. Sepse rritja e arsyes rrit fuqinë e veprimit duke ndjekur vijat e fushës në kahun pozitiv.

Shqipërisë i duhet ky tip demokracie. Nxitimi i arsyes: përshpejton veprimin, por vonon demokracinë e duhur. Duket sikur vlen për momentin e kohës kur vepron, por rezultati, pritshmëria është e ulët dhe demokracia shqiptare i ka të faktuara ngjarjet që kanë çuar në regres dhe jo progres. Ndaj nga të gjitha raportet përpjestimore mbetet alternativa më e mirë rritja e masës së arsyes dhe masa e arsyes është maturia e medimit dhe veprimit në demokraci. Shmangia, devijimi nga maturia ka sjellë pasoja të mëdha për kombin tonë.

Tërësia e maturisë është tërësi që përfshin së pari drejtuesit e shtetit në institucionet qëndrore dhe vendore. Por rëndesa, pika ku kjo tendosje tërësie maturie mban peshën e vet i takon dhe I duhet ta mbajë Kryetarit të Shtetit. Ndaj, vet Kryeministri, Z. Edi Rama kur e ka thënë këtë fjali, nuk di momentin në të cilin e ka shprehur e ka ndjerë peshën, rëndesën e tërësisë së maturisë.

Arsyeja e forcës. Cila është arsyeja e forcës? Arsyeton forca? Arsyeton qëllimin pse është përdorur! Në pjesën e dytë të thënies duke e krahasuar me pjesën e parë, arsyeja e llojit forcë del në bazë të njesive matëse të jetë e varur si madhësi nga masa dhe nxitimi. Katastrofat më të mëdha njerzimi i ka pësuar nga rritja e arsyes së forcës dhe nxitimit të arsyes së forcës.

Mbiemri në shkallë krahasore i shoqëruar me lidhëzën krahasuese “se” argumenton bindshëm pse kjo forcë e arsyes duhet të jetë më e madhe, mundësisht shumë herë më e madhe për të eleminuar të keqen që sjell, shkatërrimin arsyeja e forcës. Për mua si individ thëniet dhe vendi ku është thënë ka vlerë. Pesha dhe vlera e tyre rritet për arsyen që është thënë dhe kohështrirjen e saj. Aktualisht jemi tre dekada demokraci e re. Kështu është quajtur pas ’90.

Fatmirësisht vet Autori i thënies gëzon edhe peshën e mbajtjes së tërësisë së maturisë me të cilën njehësohet masa e arsyes që vepron në këtë fazë demokracie. Etapat, ngjarjet në të cilat, kjo demokraci e re ka kaluar kanë qënë të prekshme, përjetuara direkt nga vet Autori. Pyetja ime: Sa përqind i është përmbajtur thënies së vet, Z. Edi Rama? Me siguri do të ketë pohim dhe mohim mbi bazë të mendimeve të ndryshme dhe përplasjeve të interesave politike, detyrimisht dhe ekonomike dhe aq më tepër interesave të ngushta, personale që trajtohen me anësi ose në gjuhën e popullit “ më ke shkelur në kallo”.

Natyrisht demokracia pranon çdo mendim pro, kundër. Dhe liria e mendimit dhe fjalës, në demokraci është ligj. Por përgjigjia e kësaj pyetje do të ishte edhe më e plotë nëse vet, Autori do t’i jepte edhe argumentat që i është përmbajtur thënies dhe sa përqind.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat