Ajo që na ka ndodhur në Irak, është udhërrëfyesi ynë për Iranin

Analiza

Ajo që na ka ndodhur në Irak, është udhërrëfyesi ynë për Iranin

Nga: Mitchell Blatt Më: 11 janar 2020 Në ora: 18:40
Ushtria amerikane

Amerikanët “vdesin” për një histori të mirë me luftëtarët e lirisë, që ngrihen dhe luftojnë për demokraci kundër një qeverie tiranike. Por para se të mashtrohemi prapë, duhet të bëjmë një analizë të kujdesshme dhe të ftohtë të situatës. Përpjekja për të krijuar me forcë një Iran demokratik, do të shkaktojë një tragjedi edhe më të madhe, sesa përpjekjet e dështuara për 2 dekada ma radhë në Irakun fqinj.

Pretendimet se shumica e popullit iranian, është vendosmërisht kundër regjimit teokratik në fuqi, dhe do të mirëpresë bombat amerikane që t’i “çlirojnë”, janë edhe më keq sesa të ekzagjeruara. Ato janë të gënjeshtërta. Gjenerali Kasëm Sulejmani, ishte një nga figurat më të njohura në Iran. Rreth 80 përqind të qytetarëve iranianë, e shihnin atë nën një dritë pozitive.

Vendimi i Donald Trumpit, për të vrarë Sulejmanin përmes një sulmi të telekomanduar me dron, vetëm sa e ndihmoi Iranin të shuajë pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve të tij të brendshme politike. Sikurse raportoi Ricvard Engëll i “NBC Neës”, “të rinjtë dhe të moshuarit në Teheran, po tubohen pas qeverisë”.

Edhe gazetari veteran iranian, Rohollah Faghihi, argumentoi se populli iranian “dikur i përçarë”, po mbështetet sot fort qeverinë. Dhe kjo është një pasojë plotësisht logjike, kur një qeveri vret zyrtarin e qeverisë së një vendi tjetër, dhe kërcënon me luftë atdheun e saj. Madje kërcënon qartazi sitet historike dhe kulturore.

Por Shtetet e Bashkuara nuk po humbasin vetëm Iranin, por edhe Irakun gjithashtu. SHBA-ja nuk konsiderohet në Iran një fanar i lirisë dhe drejtësisë Iran. Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Siguri në Shkollën e Politikës Publike në Universitetin e Marilendit, publikuar në tetorin e vitit të shkuar, më shumë se 80 përqind e qytetarëve iranianë, kanë pikëpamje negative ndaj Shteteve të Bashkuara.

Pra trupat amerikane, nuk do të përshëndeteshin me lule. Përkundrazi, ato do të shiheshin si një forcë pushtuese që përfaqëson një kundërshtar të urryer. Synimi i protestave, dhe numri i iranianëve që kanë marrë pjesë në to, nuk duhet të ekzagjerohet. Protestat tërheqin zakonisht njerëz pasionantë.

Por ndërkohë ekziston gjithmonë një grup njerëzish, që janë shpesh të qetë, apo që nuk kanë vëmendjen e medias, që nuk i simpatizon protestuesit antiqeveritarë, dhe që kërkon vendosjen e rendit. Ky grupim mbështet më shpesh statuskuonë, dhe i sheh protestuesit që ndezin zjarre në rrugë dhe bllokojnë trafikun, si një telash apo akoma më keq sesa kaq.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Iranit, deri në 200 mijë njerëz që morën pjesë në protesta, përfaqësojnë më pak se gjysmën e 1 përqindëshit të popullsisë së Iranit. Megjithatë, shumë iranianë pëlqyen hashtagët #IraniansDetestSoleimani dhe # FreeIran2020, që u përhapën nga qytetarë amerikanë dhe aktivistët për ndryshimin e regjimit, siç është Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive, me drejtues ekzekutiv Mark Dubovic, që janë me siguri edhe më pak përfaqësues të popullatës iraniane.

Ata që janë kompetentë dhe të shqetësuar sa duhet mbi çensurën apo mbylljen e internetit në  Iran, dhe që hapin një llogari në Tëitter dhe reagojnë ndaj postimeve të amerikanëve në anglisht, do të jenë më të rinj dhe më pro-perëndimorë dhe pro-demokracisë, sesa një iranian i zakonshëm.

Por nga ana tjetër, cilido që i vë në dukje këto të vërteta, akuzohet se është “pro-Iranit”. Asra Q. Nomani shkruajti se demokratët dhe kritikët e turravrapit drejt kësaj lufte, e “simpatizojnë vdekjen e Sulejmanit”. Ish-ambasadorja e administratës Trump në OKB, Niki Halej, i akuzoi demokratët se po “mbajnë zi për vrasjen e Sulejmanit”.

Ndërkohë, nuk përmenden shembuj të demokratëve që shprehin një lloj miratimi më të vogël për Sulejmanin, një njeri që është denoncuar si “vrasës” dhe “terroristë” nga shumica e kandidatëve demokratë për president. I cituar nga Nomani ishte zyrtari i administratës së Obamës Ben Rodes, që u shpreh në Tëitter se shpallja e luftës, është kompetencë vetëm e Kongresit Amerikan.

Gjithashtu u citua “falja” për popullin iranian nga aktorja dhe modelja Rouz Mekgouan, e njohur nga audienca për rolin e saj në serialin televiziv Charmed (2001–2006), por që nuk është një politikane demokrate, dhe nuk po garon për presidente. Skepticzmi kundër retorikës luftës-ndjellëse, është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të shprehur në prag të dhe gjatë Luftës në Irak, kur ata që kundërshtuan luftën u akuzuan si “antiamerikanë”.

Natën që Irani gjuajti me raketa mbi bazat ushtarake amerikane në Irak, duke mos vrarë askënd, Fox Neës ishte live duke transmetuar video të skenave të errëta nga Iraku, dhe Shon Heniti shpresonte për një kundërpërgjigje “masive” ngaTrump.

Pohimi i rremë i Majk Pens se Forca Kuds, ka lidhje me sulmet e 11 Shtatorit 2001, dhe se “bota është sot një vend më i sigurt, tani që Sulejmani është eleminuar”, është një ripërsëritje  sloganit të vjetër:“bota është më e sigurtë, tani që Sadami është eleminuar!”.

Por është i nevojshëm një vështrim më objektiv i situatës. Pasi idealizmi, e deformon pikëpamjen tonë për realitetin. Në botën reale, në lojë është jeta e miliona njerëzve. Pas 5.700 amerikanëve

të vrarë, rreth 100.000 irakianëve të vrarë, 3 trilionë dollarëve shpenzime, dhe kurrëfarë demokracie në Irak, ne duhet ta kishim mësuar se vetëm shpresa dhe parullat nuk e ndryshojnë dot realitetin brutal:ndërhyrja e jashtme nga fuqitë e huaja, nuk e sjellin dot me vete demokracinë dhe paqen.

Në vlerësimet e “Freedom House”, Iraku ndodhet sot përkrah Zimbabves dhe Mianmarit, në aspektin e lirisë dhe demokracisë. Siç ka thënë dikur Bushi i vjetër, nëse Amerika lejon që situata të përshkallëzohet në një luftë të plotë me armë, me apo pa trupa tokësore, atëherë turp për ne. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat