Përkeqësimi i sistemit të sigurisë nacionale në Kosovë

Analiza

Përkeqësimi i sistemit të sigurisë nacionale në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:21
Shpend Salihu

Është mëse evidente se gjendja e sigurisë është goxha alarmante në republikë, si pasojë e shumë problemeve të akumuluara në Kosovë e ato janë: Krimi i organizuar në rritje, ekstremizmi fetar dhe politik si dhe zvarritja e procesit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës e gjithashtu edhe zvarritja e negociatave me shkije, si dhe problemi i konstituimit të qeverisë.

Krimi i organizuar si fenomen socio-patologjik ka marrë përmasa drastike në Republikë e në njëfar mase i ka ndihmuar edhe kontrolli i dobët kufitar me Shqipërin dhe Serbinë, prej nga kemi trafikim ditor të substancave narkotike, të njerëzve si dhe të mallrave tjera ilegale që futen në tregun Kosovar, e si pasojë e saj pos rritjes së substancave narkotike në Kosovë kemi edhe mallra të kontaminuara që mund ta përkeqësojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, gjithashtu prostitucioni dhe trafikimi me njerëz e armë janë bërë dukuri të përditshme e kontrolli institucional është i mangët andaj kemi rritje të veprave penale të prostitucionit si dhe motele e hotele ku kjo veprimtari është duke funksiunuar pa pengesa nga organet e zbatimit të ligjit

Ekstremizmi fetar është në rritje si nga sektet VAHABY dhe Lëvizja e muslimanëve të rinj që përkrahen nga Irani dhe Arabia Saudite ashtu edhe sektet tjera siç janë Jehovizmi, Dëshmitarët e Isais etj që përkrahen një pjesë nga Izraeli e pjesa tjetër nga qarqet Ruso-Serbe, andaj është obligim primar i misionit të AKI dhe njësis së inteligjencës financiare të i përcjellë lëvizjet e këtyre grupeve si dhe burimin financiar të tyre sepse këto grupe janë duke i indoktrinuar dhe manipuluar masat dhe janë duke i nxitur në konflikt ndër-fetar.

Ekstremizmi politik po gjen shprehje pasiqë, gjendja e rënduar socio-ekonomike si dhe konflikte ndër-politike janë në rritje andaj kjo formë e dhunshme e manipulimit të opinionit po gjen shprehje të përditshme pasiqë masat e gjera nuk duan e nuk munden nga këto grupe të kërkojnë që problemi Shqipëtar në Kosovë e Ballkan të zgjidhet me negociata e në mënyr evolutive politike, por mendojnë se me formimin e grupeve paramilitare dhe mobilizimin e të rinjëve mund të përshpejtojnë këto procese, gjersa opinioni publik nuk është i vetëdijshëm se përmes përdorimit të forcës fizike, ne Shqipëtarët do jemi të rrethuar e do pësojmë fijasko, aq më tepër analistët tonë nuk e vetëdijsojnë opinionin se Gjermania, SHBA dhe NATO nuk do e lejojnë luftën Ballkanike, por se eventualisht ndryshimi i kufijve dhe zgjishja e problemeve të popujve të mëdhenj në Ballkan mund të bëhet vetëm me negociata në Bruksel dhe Berlin duke i argumentuar dhe artikuluar kërkesat e tyre legjitime popujt e mëdhenjë dhe në dakordim me të drejtën ndërkombëtare.

Problemi i Mitrovicës dhe ngecja e negociatave me palën serbe, vetëm sa po i acaron relatat Kosovë-Serbi e aq më tepër po e bllokon problemin e revitalizimit të minierave, çfarë është faktor determinant i rimëkëmbjes së mineraleve dhe uljes së problemeve socio-ekonomike si dhe rritje e nivelit të punësimit në Republikë.

Mos konstituimi i Qeverisë si dhe zvarritja e ligjeve organike dhe sistemore e mbi të gjitha ligji për Buxhet e vështirëson dhe përkeqëson gjendjen e sigurisë nacionale, si dhe ndikon në rrafsh ndërkombëtar të na qes imazh të keq në rrafsh të aderimit të Kosovës në mekanizma të BE dhe NATO, e gjithashtu na tregon si një shtet me demokraci frigjide, çfarë ndikon që mos të kemi jo vetëm përkrahje politike por edhe mungesë të investimeve të kapitalit finansiar ndërkombëtar, të gjitha këto probleme e rëndojnë gjendjen e sigurisë nacionale në shtet, andaj duhet me kohë të veprohet që të tejkalohen dhe zgjidhen të gjitha këto probleme me qëllim që të kemi një sistem funksional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat