Fajësimi i Presidentit Trump: Ç’pritet të ndodhë, dhe çfarë është në lojë - Bota Sot
Fajësimi i Presidentit Trump: Ç’pritet të ndodhë, dhe çfarë është në lojë

Analiza

Fajësimi i Presidentit Trump: Ç’pritet të ndodhë, dhe çfarë është në lojë

Nga: Elie Honig Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 12:46
Donald Trump

Ndërsa gjyqi i fajësimit të presidentit Donald Trump nis sot, mbeten shumë pikëpyetje se si do tëzhvillohet ky proces, dhe si do të ndikojë ai tek fati i presidencës Trump. Por një gjë është mëse e sigurtë: në lojë janë shumë gjëra, për Trumpin, për ata që e rrethojnë, dhe për Shtetet e Bashkuara.

Po çfarë është në lojë?

Në nivelin më themelor, në lojë është presidenca e Trumpit. Në skenarin jashtëzakonisht tëpamundur, kur 2/3 e Senatit – 67 nga 100 senatorë – votojnë për fajësimin e tij, Trump shkarkohetmenjëherë nga detyra dhe zv/presidenti Majk Pens betohet si presidenti i ri i SHBA-së.

Por edhe nëse ai nuk dënohet dhe nuk largohet nga detyra, perspektiva politike e Trumpit përpresidencialet e këtij viti, dhe vendi i tij në histori, do të varet kryesisht nga forca e provave dheargumenteve të sjella nga ekipi i hetuesve në Kongres, që po merren me çështjen e fajësimit.

Përtej Trumpit, gjyqi mbart pasoja të gjera për njerëzit në “orbitën” e tij, që morën pjesë nëplanin për të pezulluar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës:Rudi Xhuliani, Mik Malvanej, MajkPompeo etj. Dhe e ardhmja politike e senatorëve, që janë në rolin e gjyqtarëve në gjyqin ndajTrump, mund të varet pikërisht nga mënyra se si do votojnë ata, por edhe nga pyetjet kryesore tëprocesit.

A do të kemi dëshmitarë në gjyq?

Kjo çështje kryesore procedurale, mbetet ende e pazgjidhur. Udhëheqësi i mazhorancës në Senat,Miç Mekonell, ka refuzuar me vendosmëri të pranojë kërkesën e kreut të pakicës Çak Shumerdhe të tjerëve, për të thirrur dëshmitarë në këtë gjyq.

Mekonell ka përdorur “modelin Klinton” – bazuar në procedurën e përdorur në gjyqin e fajësimittë presidentit Bill Klinton në vitin 1999 – ku u shty pyetja e dëshmitarëve, deri kur palët tëparashtrojnë argumentet e tyre kryesore. Ekzistojnë 3 mënyra të mundshme, sesi mund tëzgjidhet kjo çështje.

Së pari, palët mund të hyjnë në një marrëveshje të negociuar. Ndërsa Mekonell dhe Shumerduket se janë në një ngërç, ata as nuk ia kanë mbyllur derën mundësisë së negociatave shtesë. Sëdyti, secila nga palët mund ta çojë këtë çështjen tek kreu i Gjykatës së Lartë Xhon Roberts.Rregullat e brendshme të Senatit, i japin mundësi Robertsit të vendosë mbi çështjen e provave, tëcilat do të përfshijnë edhe thirrjen e dëshmitarëve.

Së treti, për këtë gjë mund të vendosë vetë Senati. Sipas rregullores, Roberts ose mund tëvendosë mbi çështjen e provave, ose ta shtrojë këtë çështje për votim me shumicën e votave nëSenat. Rregullat e Senatit parashikojnë që nëse Roberts merr një vendim, atëherë Senati mund tarrëzojë atë me shumicë votash.

A do të dalë nga radhët partiake ndonjë senator?

Në këtë fazë të hershme, nuk ka asnjë tregues të forte, se ndonjë nga 53 republikanët e Senatit do të votojë për të fajësuar Trumpin, apo që ndonjë nga 47 demokratët (përfshirë 2 të pavarur, qëbëjnë pjesë në grupin e demokratëve) do të votojë për ta liruar atë nga akuzat. Por ka shenja, sedisa republikanë mund të votojnë së bashku me demokratët, në favor të thirrjes dhe dëgjimit tëdëshmitarëve.

Senatorët republikanë si Suzan Kolins, Mit Romni, Liza Murkovski dhe Lamar Aleksandër, janëshprehur të gatshëm të votojnë pro dëgjimit të dëshmitarëve. Nëse 4 republikanë dalin nga rreshtidhe votojnë si demokratët, atëherë dëshmitarët do të jenë protagonistët kryesorë, gjë që do tërrisë nivelin e dramës dhe paparashikueshmërisë së gjyqit.

A do të kemi zbulimin e fakteve të reja dhe të panjohura deri tani?

Qëkur Kongresi nisi impeachment-in ndaj Trumpit më 18 dhjetor 2019, ne kemi parë një rrjedhëtë qëndrueshme informacionesh të reja, mbi skemën e Trump për të ndalur ndihmën e huaj ndajUkrainës. Disa komunikime në postën elektronike, treguan se një zyrtar i Zyrës së Menaxhimitdhe Buxhetit, urdhëroi pezullimin e ndihmës ndaj Kievit me urdhër nga lart.

Ish–këshilltari i sigurisë kombëtare Xhon Bolton, njoftoi se do të dëshmojë nëse do t’i kërkohetnga Senati. Dhe Lev Parnas, bashkëpunëtori i Xhiulianit, detajoi publikisht punën e tij me Xhulianin dhe të tjerët, për të zbatuar skemën e Trump mbi Ukrainën. Pra duket e sigurtë, se do të kemi zbulim të fakteve të reja gjatë vijimit të gjyqit në Senat.

Dhe kjo sepse dëshmitarët kryesorë si Malvanej dhe Pompeo, kanë ndjekur udhëzimet e Shtëpisësë Bardhë, nuk pranuan të dëshmojnë deri më tani, dhe shumëçka mbetet e panjohur. Duke pasurparasysh këtë situatë, gazetarët do të vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja, dhe ndoshta më shumënjerëz do të jenë të gatshëm të dalin në skenë dhe do të flasin.

Nuk ka asnjë arsye të pritet që bota të heshtë, teksa ndodh gjyqi brenda Senatit. Teksa gjyqi niskëtë javë, shumë gjëra mbeten ende të panjohura. Bota dhe historia do të jenë duke parë. /Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat