Potenca e Gjermanisë në relata ndërkombëtare

Analiza

Potenca e Gjermanisë në relata ndërkombëtare

Nga: Shpend Salihu Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:44
Shpend Salihu

Gjermania si fuqi me potencë botërore si në aspektin ekonomik, sipas GDP e katërta në këto momente në botë, me një rritje shumë të madhe të standardit jetësor, e vetmja në Europë që nuk e ndieu recesionin ekonomik global, si fuqi me potencë politike, pasiqë ka rolin udhëheqës jo vetëm në proceset rajonale në Europë, por edhe ndikimin vendimtar në Ballkan a besa edhe në Lindjen e Mesme. Fuqia ushtarake e shtetit Gjerman, përditë e më shumë po rritet, pasiqë Gjermania për momentin shfrytëzon 1.4% të buxhetit shtetëror për nevoja ushtarake.

Si shtet social që është Gjermania siguron kushte jetësore, për të gjithë ata që jetojnë atje duke iu mundësuar ndihmë personave të papunë si dhe të pastrehë si dhe dhënien e sigurimit shëndetësor. Niveli i zhvillimit teknologjik është shumë i avancuar, qeverisja elektronike ka përshpejtuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe lehtësuar jetën atyre, gjersa inovacionet në teknlogjinë ushtarake kanë arrit ta sofistikojnë dhe modernizojnë ushtrinë Gjermane, gjersa paraja publike monitorohet nga mekanizma të auditimit dhe kontrollit institucional që mos të ketë evazion fiskal e as monetar. Bujqësia dhe blegtoria janë shumë të zhvilluara, gjersa industria automobilstike shumë e kërkuar në tregun botëror. Me një fjalë Gjermania në të gjitha sektorët ka arrit një rritje aq të përshpejtuar, saqë Gjermania falë këtij zhvillimi arriti ta nxjerrë Greqinë nga recesioni ekonomik global, Italinë, Spanjën e Portugalin. Falë zhvillimit në Gjermani, edhe Europa me sukses i tejkaloi krizat finansiare, dhe arriti të rimëkembet dhe të konsolidohet si fuqi me ndikim global. Evropa falë Gjermanisë arriti ta reduktojë rolin e OKB-së në rrafsh global, pasiqë tani kemi Europolin, kemi BERZH-in dhe shumë struktura funksionale në korniza të Bashkimit Evropian të cilat gradualisht u mëvetësuan, nga aparati byrokratik jofunksional i OKB-së. Duke iu falenderuar Gjermanëve dhe Francezëve shumë shpejt pritet edhe krijimi i Ushtrisë Evropiane ku rolin kyç do ta kenë Gjermanët, dhe për nevoja të Ushtrisë Evropiane Gjermania do i rrisë shpenzimet ushtarake, pasiqë deri më tani NATO dhe OKB e parandaluan Gjermaninë në rritjen e kapacitetit ushtarak si dhe rritjen e buxhetit shtetëror për nevoja ushtarake të Gjermanisë. Nëse arrihet të formohet Ushtria Evropiane, normal që Gjermanët dhe Francezët do e rrisin buxhetin e tyre për nevoja ushtarake, si dhe numrin e pjesëtarëve të regjimenteve të ndryshme ushtarake, dhe pajisjeve ushtarake për nevoja të sigurisë Evropiane. Problematika në Europë dhe Gjermani është ndikimi i kulturës orientale dhe fluksi i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, që mund dhe janë duke e përkeqësuar sistemin e sigurisë në Gjermani dhe Europë në tërësi. Pasiqë lufta në Siri përfundoi sipas të gjitha gjasave, shteti Gjerman dhe Europa, duhet të ndikojë në kthimin e refugjatëve Sirian në vendbanimet e tyre në Siri, pasiqë aksionet terroriste të viteve të fundit në Gjermani dhe Europë e kanë acaruar shumë gjendjen e sigurisë, në Gjermani dhe Europë. Gjermania dhe Europa duhet të ua bëjnë me dije Turqve dhe Arabëve që nëse doni të jetoni në Europë duhet ta adoptoni kulturën Europiane e jo të na sillni kulturën e orientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat