Koronavirusi: Ja çfarë po ndodh në Evropë

Analiza

Koronavirusi: Ja çfarë po ndodh në Evropë

Më: 22 mars 2020 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Italia raporton rritjen më të madhe të numrit të vdekjeve në një ditë: Në 24 orët e kaluara, Italia regjistroi 793 vdekje, që do të thotë se në total, 4.825 njerëz atje kanë vdekur deri tani nga koronavirusi, sipas autoriteteve italiane. Kjo është një rritje gati 20 përqind në krahasim me një ditë më parë, dhe është rritja më e madhe një-ditore që nga fillimi i shpërthimit. Të paktën 53.578 persona janë prekur nga virusi në Itali.

Numrat në Mbretërinë e Bashkuar kalojnë 5,000: Tani ka më shumë se 5000 raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social. Kjo është një rritje me më shumë se 1.000 raste në 24 orë. Në total, 233 persona me koronavirus kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë testuar 72.818 njerëz.

Kryeministri spanjoll paralajmëron më e keqja ende nuk ka ardhur: Kryeministri Pedro Sanchez u kërkoi spanjollëve të shtunën që të qëndrojnë të fortë, duke shtuar se “kemi ditë të vështira përpara”. “Ne duhet të përgatitemi nga një këndvështrim fiziologjik dhe emocional … Rreziku është kudo,” tha ai.

Gjermania trajton pacientët me koronavirus nga Franca: Gjermania ka pranuar pacientë nga rajoni francez i Alsasës – një zonë në kufi me Gjermaninë.

Berlini kufizon grumbullimet në jo më shumë se 10 persona: Të shtunën në Berlin u kufizuan grumbullimet e njerëzve në jo më shumë se 10 vetë. Restorantet në qytet mund të ofrojnë vetëm marrje me vete ose dërgim në banesë.. Qyteti ka të paktën 866 raste të Covid-19 me një vdekje, sipas Institutit Robert Koch.

Franca sheh rritjen më të lartë në numrin e vdekjeve: Franca pa kërcimin më të lartë në vdekjet nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të shtunën. Franca kishte 562 vdekje deri të shtunën – një rritje prej 112 nga e premtja. / bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat