Çka nuk u tha në komunikatën e përbashkët të zyrtarëve të SHBA-së ?! - Bota Sot
Çka nuk u tha në komunikatën e përbashkët të zyrtarëve të SHBA-së ?!

Analiza

Çka nuk u tha në komunikatën e përbashkët të zyrtarëve të SHBA-së ?!

Nga: Qani Nuhiu Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:27
Qani Nuhiu

 “Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradën midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t'i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”.

Kjo, pra, është  Deklarata e përbashkët e të dërguarit special presidencial Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer për Kosovën, i bërë për media  nga zyra zëdhënësit të State Departamentit më datë 26 mars 2020, që do të thotë vetëm një ditë pas votimit të mocionit për mosbesimin e qeverisë Kurti. 

Duhet të konstatohet se në deklaratë  vërehen dy momente kyçe:

-e para;  Vetë deklarata është sipërfaqësore dhe e mangët në aspektin e ofrimit të argumenteve të mjaftueshme e të besueshme (qëllimisht apo jo?!) ; dhe

-e dyta;  I jepet peshë më tepër aspektit ekonomik (lidhjet ajrore, hekurudha, autostrada) se sa atij politik, që nuk   do të thotë se është më pak e rëndësishme, por nuk është vetë esenca e problemit Kosovë-Serbi.

Nga kjo deklaratë e përbashkët e tre zyrtarëve, shiquar  sipërfaqësisht duket se gjithçka është në rregull dhe se rreziku i shkëmbimit territorial ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka kaluar. Çështë e vërteta pas kësaj deklarate shumë politikan të Kosovës u shprehën të lëhtësuar dhe këtë çështje (planin për ndryshime territoriale) tashmë e konsiderojnë si “të kyrer”, që në fakt nuk është ashtu. Por kur kemi parasysh se kjo deklaratë vjen nga përfaqësuesit e shtetit më të fuqishëm dhe më me ndikim në botë dhe aleatit më strategjik të Kosëvës,  atëherë nevojitet që këtë deklaratë ta shohim e analizojmë me kujdesin më  të madh e me qasje sa më të kujdesshme, pasi në komunikatat zyrtare të shteteve (veçanërisht ato to SHBA-së)  të  çdo fjalë që thuhet, paraprakisht  peshohet mirë dhe pastaj thuhet. Prandaj në rastin e kësaj deklarate duhet shikuar me kujdes të veçantë atë çka thuhet, por edha atë çka nuk thuhet.

Pra, nëse  analizojmë me kujdes  deklaratën, do të shohim se në deklaratë lidhur me këtë çështje nuk thuhen edhe disa gjëra kyçe:   

-e para; fjalia se “I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë”, kjo nuk garanton se edhe dy zyrtarët tjerë të nënshkruar në deklaratë (Philip Kosnett e Matthew Palmer)  nuk kanë parë diçka të tillë ose  nuk e kanë diskutuar;  

-e dyta; SHBA mund edhe të mos kenë plan të vetin, por gjatë adminsitratës së presidentit Trump vazhdimisht janë shprehur se do pajtohen me planin që “palët do të merren veshtë”, që do të thotë se nëse Vuçiqi e Thaçi  merren vesht, atëherë SHBA nuk do kundërshtojnë por do ta përkrahin. Këtë disa zyrar të administratës Trump këtë shpesh e kanë shprehur  publikisht;

- e treta; Në deklaratë aspak nuk thuhet se nuk përkrahet  ose kundërshtohet  ideja për shkëmbim tërritorial nga SHBA-ja, por thuhet se “nuk ka  plan”. Por nëse çështja është se, nëse nuk kundërshtohet  vetë ideja për shkëmbim   territorial, atëherë plan konkret një ditë mund edhe  të ketë. Pra në deklaratë nuk thuhet se kundërshtohet ideja e shkëmbimit territorial (lexo: ndarje); dhe

-e katërta; Përmendet njohja e ndërsjellë, por potencohet ruajtja e tërësisë territoriale dhe integritetit territorial të Kosovës, siç ka qenë e zakonshme në të gjitha deklaratat e mëherëshme të të gjithë zyrtarëve amerikan.

Duhet potencuar se edhe vetë ekspërtët dhe analistët më të shquar për amerikan çështje të Ballkanit (sigurisht më të informuar se opinioni në Kosovë e gjetiu) pohojnë se diçka e tillë diksutohet.Prandaj nuk duhet marrë si të pabaza ose shpifje prononcimet e Daniel Serwerit, Janosh Bugajskit, Edward  Josephit, Shirley Cloyes DioGuardi e shumë tjerëve.

Sipas Daniell Serverit  Deklarata e përbashkët e tre politikanëve, nuk është kredibile. Ai ka thënë “se plane janë diskutuar, janë vizatuar edhe harta”.

Për Daniell Serverin “e rëndësishme në atë letër është ajo që nuk thuhet”.

Duhet cekur se edhe një nga gazetat më prestigjioze amerikane “New York Times” ka bërë  të ditur se diplomatët amerikanë kanë diskutuar për  shkëmbime territoresh Kosovë-Serbi, pastaj ato gjermane  “Frankurter Rundschau” e cila gjithashtu vë në dukje se rrënia e qeverisë në Prishtinë ka të bëjë me çështjen e shkëmbimit  territorial Kosovë Serbi. Gjithashtu edhe gazeta austriake “Der Standard” që e lidh rrënien e qeverisë me dëshirën e Riçard Grenellit për iplementimin e ndonjë marrëveshje  eventuale ndëmjet Thaçit dhe Vuçiqit, etj.

Por kundër kësaj ideje (shkëmbimit  territorial) kemi edhe reagime nga politikanë evropian e amerikan. Kështuqë në lidhje me deklaratën e përbashkët të tre zyrtarëve amerikën, reagoi ndër të parët edhe Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën  zonja Viola von Cramon me deklaratën se: “Ne vetëm mund të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbetet  besnik fjalës  se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar eurodeputetja, që qartë duket se ka skepticizëm lidhur me atë që potencohet në deklaratën e lartëpërmendur.

Reagimi i Kongresistit Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfqësuesëve ka shprehur shqetësimn e tij rreth qasjes së administratës Trump kundrejt  Kosovës duke potencuar se përdor taktika të ashpëra ndaj vetë Kosovës.

Edhe përgjigja e  fundit e ambasadorit amerikan në Prishtinë Filip Kosnet (e shpërndarë edhe nga ambasadori Riçard Grenell) në lidhje me heqjen komplet të taksës dhe aplikimin sistematik të reciprocitetit me Serbinë tregon njëanshmëri e jo-ekuilibër të qëndrimit e veprimit diplomatik.

Pra ambasada e SHBA-së në raportet Kosovë-Serbi kundërshton edhe reciprocitetin (barazinë) si parim i natyrshëm, bazë e i kuptueshëm në marrëdhëniet  midis shteteve bazuar edhe në të gjitha normat ndërkombëtare! Kundërshtimi i reciprocitetit është gjest i çuditshëm e  i pakuptueshëm.  Është një indikator shtesë mjaft i fuqishëm për t’u brengosur !

Por, gëzon fakti që Britania  e Madhe, Gjermania e shtete tjera të UE-së, kanë qasje më reale, përfshirë këtu edhe përfaqësuesin e lartë të  UE-së për Politikë të Jashtëme e Siguri  Joseph Borell e shumë zyrtarë tjerë, të cilët pëshëndetën vendimin e qeverisë Kurti për heqjen e tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke mos e potencuar e as kundërshtuar  reciprocitetin si masë.

Në njoftimin e ambasadës së Britanisë së Madhe mes tjerash  thuhet: “Ne, Mbretëria e Bashkuar, jemi pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale. Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë. Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial dhe normalizon marrëdhëniet bilaterale, që është e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve dhe që do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin. Me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut”. Në këtë komunikatë qartë bëhet me dije nevoja e marrëveshjes që respekton integritetin territorial të Kosovës.

E gjithë kjo që u konstatua më lart, është një “alarm i kuq”  për diplomacinë e Republikës së Kosovës që të veprojë  me shpejtësi e strategji të qartë për rikthyer e zënë pozita më të favorshme të Kosovës edhe në Administratën e presiedentit  D.Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat