Prioritet strategjik i Amerikës është lufta kundër COVID-19, jo as Serbia e as Kosova!  

Analiza

Prioritet strategjik i Amerikës është lufta kundër COVID-19, jo as Serbia e as Kosova!  

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 22 prill 2020 Në ora: 22:05
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** “Fighting the coronavirus is the US strategic  priority” not    Serbia, nor Kosova “. This is completely understandable and justifiable.

Pra,  logjikisht dhe realisht, tani Uashingtoni zyrtar është i  preokupuar dhe   i përqëndruar në përballimin e luftës së epidemisë shfarosëse për të shpëtuar njerëzit. Ky është prioritet mbiprioritet i Amerikës, jo kurrfarë Dialogu i Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilin Serbia me aleatët e saj e ka vën në plan të parë, si objektiv prioritar të saj, duke “harruar” koronavirusin kinez !

-Sado  të  nxitojnë dhe të vrapojnë presidentët Aleksandar Vuçiqit  dhe Hashim Thaçi, që sa më parë të vazhdojnë dialogimin  e ndërprerë në Bruksel për “statusin” e Kosovës, pa përfundimin e luftës së përbotshme për zhdukjen e COVID-19, as Amerika e as Bashkimi Evropian nuk e kanë prioritet strategjik as Serbinë e as Kosovën.

Prandaj, kjo strategji prioritare e Uashingtonit zyrtar, duhet të ndiqet edhe nga  liderët politikë të Kosovës dhe të Serbisë, që së pari, t’i shpëtojnë qytetarët e vet nga koroanvirusi kinez shfarosës i njerëzimit, sepse  mbrojtja e shëndetit dhe  siguria e  jetës së njerëzëve të  çdo shteti në botë, duhet të jetë prioritet mbi prioritet, jo kurrfarë Dialogu i Brukselit, që s’ia vlen të jetë kurrfarë prioriteti as për BE-në e as për Amerikën, mbase  Kosova dhe Serbia nuk janë në kurrfarë lufte. Me një fjalë, ai dialog  është “shpikur” nga Serbia, në mënyrë që Beogradi me ndihmën e Rusisë, të Kinës dhe të disa shtete të tjera të Evropës, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, siç janë Greqia, Qiproja, Rumania, Spanja dhe Sllovakia, ta rikthejë sovranitetin kolonial të tij në Kosovë.

 Dialogu i Brukselit është kundër Amerikës , NATO-s dhe BE-së, jo vetëm kundër Kosovës së Pavarur

Nuk ka dilemë se, Dialogun e Brukselit e ka patentuar Beogradi me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) për ta kundërshtuar dhe diskredituar Amerikën dhe aleatët e saj evro-perëndimorë për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, si hakmarrje direkte për shkak të bombardimit  (78 ditor)  të Serbisë nga ana e  Amerikës dhe e NATO-s (24 mars-10 qershor 1999), me ç’rast Serbia e humbi luftën pushtuese agresore dhe gjenocidale në Kosovë, përkatësisht përfundimisht e humbi KOLONINË e saj 100-vjeçare (1912-1999).  Kjo është esenca  politiko-diplomatike dhe propagandistike e organizimit të Dialogut të Brukselit, jo e kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës derisa Serbia prerazi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008).

Mirëpo, shikuar gjendjen reale në terren, sado  Serbia le të “kruhet për ferra”  të harlisura të  historisë, të politikës dhe të propagandës  së  “mitilogjisë patriotike” dhe paranoide serbomadhe (duke përfituar nga gjendja tragjike e  shpërfaqjes së koronavirusit-19) ,  duke lobuar nëpër metropolet botërore, kinse për t’i bindur se “Kosova është Serbi”, me shpresën e fundme që gjoja me vazhdimin e Dialogut të Brukselit,  do të rikthente sovranitetin e saj kolonial 100-vjeçar në Kosovë, kjo është vetëm një utopi e shkretë, që dot  nuk do të bëhet realitet i saj në Kosovë, pavarësisht se e ka mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës etj.

Në këtë pikëvështrim  të politikës dhe diplomacisë së  Serbisë dhe të mbështetësve të saj, që  me ndonjë marrëveshje të  keqe dhe të dëmshme kompromisi në kuadrin e Dialogut të Brukselit,  Beogradit zyrtar dhe partizanëve të tij ndërkombëtarë, nuk do t’u ndihmojë as formimi i ndonjë qeverie të re hibride, të  diktuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si ngrehinë dhe antitezë e qeverisë demokratike dhe popullore  të kryeministrit , Albin Kurti. Tash për tash, në kohën , kur duhet bërë luftë për shpëtimin e jetës së çdo qytetari nga koronavirusi i shemtuar dhe shfarosës kinez, nepotistët, absolutistët, autorkatët, burokratët, oligarkët dhe korrupsionistët proledekistë po hedhin “shkelmat”  më të fortë dhe më të pakontrolluar  për ta goditur  ligjin, drejtësinë, demokracinë, barazinë dhe solidarësinë, me qëllim që të prodhojnë krizë dhe anarki institucionale afatgjatë në Kosovë, gjoja për ta “shpëtuar” Kosovën nga  Lëvizja reformuese e vetëvendosjes dhe nga reformatori, demokrati dhe patrioti i pakompromis, kryeministri Albin Kurti, i cili sipas tyre (për t’i fshehur gabimet, të metat, padrejtësitë, korrupsionin dhe krimin e organizuar disavjeçar të tyre), gjoja “ i paska prishur marrëniet miqësore “ me Amerikën ! Kjo është gënjeshtra më e madhe   dhe më perfide, që po i bëhet Albin Kurti, duke e akuzuar dhe shpifur brutalisht si lider politik “antiamerikan” !?

Mirëpo, këto gënjeshtra dhe shpifje nuk duhet t’i “gëlltisin”, e as t’i pranojnë aq lehtë dhe naivisht, as populli i Kosovës, as Evropa dhe, as Amerika demokratike, që së bashku  çliruar dhe pavarësuar Kosovën. Për asgjë të keqe dhe, për asnjë problem që ekzistojnë në Kosovë, siç janë: nepotizmi, oligarkizmi, korrupsioni, krimi i organizuar, plaçka, shfrytëzimi i pasurisë së popullit dhe shtetit, papunësia enorme, varfëria (mbi 40%) pazhvillueshmëria, gjendja e mjerueshme sociale, ekzodi sistematik, stagnimi ekonomik etj., gjatë 20-vjeçrit të shkuar (2000-2020), nuk janë FAJTORË, as PËRGJEGJËS Lëvizja Vetëvendosje dhe kryelideri i saj, Albin Kurti, por ata që  e përmbysën qeverinë e tij nën diktatin dhe me manovrat e politikës së  përvetësuar projugosllave, Isa Mustafa. Ky është shkaktari kryesor i përmbysjes së Qeverisë  QEMALISTE, Demokratike dhe  Reformiste Popullore të kryeministrit Albin Kurti.

Në ditët në vijim, veç vuajtjes së  epidemisë së koronavirusit kinez, qytetarët e Kosovës, do të përballen, edhe me anarki, dhe me krizë të thellë institucionale politike, ekonomike, sociale, të rendit dhe të sigurisë, si rrjedhojë e destabilizimit të institucioneve dhe të organeve shtetërore nga ana e grabitësve  të shtetit, të cilët “zejen”  dhe “artin” e kësaj lufte e kanë të përsosur (2000-2020).

Në të vërtetë, protagonistët e luftës për pushtet, domethënë nepotistët, kolltukofagët çifligarë (milionerë dhe miliarderë) janë rreziku më i madh për prishjen e marrëdhënieve dhe të interesave jetike dhe strategjike shqiptaro-amerikane dhe evropiane perëndimore, jo as Vetëvendosja e as kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat