Dilema e hapjes së shkollave

Analiza

Dilema e hapjes së shkollave

Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Në klasa mund të përhapet infeksioni, por mungesat nënkuptojnë boshllëqe në mësime.

Për miliona fëmijë në të gjithë botën, kthimi në shkollë për një semestër të ri ka qenë virtual. Fëmijët që shkojnë në shkollë janë ndër më të prekurit nga vendimet e qeverive për të mbyllur ekonomitë e tyre, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Mungesa në shkollë sjell një hendek në mësime dhe humbjen e ndërveprimit social me bashkëmoshatarët. Fëmijët nga familjet më të varfra janë veçanërisht të rrezikuar. Ndërsa për shumë prindër, mësues dhe fëmijë, mësimi në internet nuk është gjëja më e lehtë.

Rihapja e shkollave ​​është një nga vendimet më të ndërlikuara me të cilin po përballen qeveritë. Disa të dhëna sugjerojnë se fëmijët e vegjël, në veçanti, kanë më pak të ngjarë të infektohen nga Covid-19 dhe e transmetojnë virusin më pak se më të moshuarit. Një studim i fundit i popullatës në Islandë, e cila ka mbajtur shkollat ​​fillore të hapura përgjatë krizës, zbuloi se tek fëmijët nën moshën 10 vjeç kishte një prevalencë më të ulët të infeksionit sesa tek adoleshentët ose të rriturit. Disa studime – përfshirë atë të botuar të enjten e kaluar nga Instituti Pasteur – tregojnë se ka pasur raste të larta infeksioni brenda shkollave të mesme.

Prandaj nuk mund të ketë një zgjidhje për të gjithë, për mënyrën më të mirë për të rihapur shkollat. Potitikëbërësit do të duhet të marrin në konsideratë faktorë të shumtë, duke përfshirë në cilën fazë janë çështjet pandemike dhe kulturore. Shoqëritë ku familjet kanë shumë pjestarë duhet të kenë kujdes të veçantë. Studimet sugjerojnë se fakti që në Itali ka shumë familje me shumë pjestarë, mund të ketë ndikuar në përshpejtimin e përhapjes së Covid-19 në Itali.

Niveli i infrastrukturës së testimit të një vendi është gjithashtu një faktor kryesor. Danimarka, e cila 10 ditë më parë u bë vendi i parë evropian që rihapi shkollat ​​fillore pas izolimit, është zotuar të testojë të gjithë ata që tregojnë simptoma të virusit. Shkollave ​​daneze u lejohet të vendosin vetë se si të menaxhojnë kërkesën kryesore – që nxënësit të mbahen 2 metra larg. Në shumë raste, klasat gjithashtu janë ndarë në dy grupe dhe ora e lojrave organizohet në nëngrupe më të vogla.

Në vendet ku testimi në shkallë të gjerë mbetet një sfidë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, politikëbërësit do të duhet të konsiderojnë rihapjen e shkollave vetëm pjesërisht, për të mbrojtur fëmijët dhe stafin mësimor. Çdo rihapje e shkollave duhet të përputhet me testime të hollësishme për të monitoruar infeksionet dhe gjithashtu të lejojë rregullime të mundshme të kufizimeve ose – në rastin më të keq – një kthim në izolim. Është thelbësore që politikëbërësit të jenë në gjendje të kuptojnë efektivitetin e strategjive të ndryshme sociale të distancimit.

Izolimi ka sjellë në pah edhe pabarazitë ekzistuese. Një hulumtim nga Sutton Trust ka zbuluar se dy të tretat e fëmijëve britanikë nuk kanë marrë pjesë në mësimin në internet që prej fillimit të izolimit. Për fëmijët në gjendje vulnerable, shkollat ​​ofrojnë jo vetëm strukturë jetësore, por edhe ushqime dhe një vend të sigurt. Politikëbërësit mund të zbatojnë qasje të ndryshme për rihapjen e shkollave në vende dhe rajone të ndryshme, por duhet të jenë të drejtpërdrejtë publikun në lidhje me efektet e kësaj. Sidoqoftë, planet për kthimin e sigurt të fëmijëve në institucionet e arsimit, duhet të fillojnë tani. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat