Halli i vendeve të varfëra do të vijë të na trokasë në derë

Analiza

Halli i vendeve të varfëra do të vijë të na trokasë në derë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Teksa individët, familjet, industritë dhe vendet planifikojnë rrugën e tyre përmes kësaj pandemie, ekziston një e vërtetë e dhimbshme që ende nuk njihet siç duhet. Pandemia e Covid-19 dhe recesioni global do të ketë një efekt shkatërrues dhe destabilizues, në vendet më të varfra të botëa.

Si përgjigje, vendet e pasura dhe institucionet financiare ndërkombëtare do të duhet të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e tyre ndaj ndihmave dhe borxheve që japin. Kjo situatë nuk mund të jetë “biznes si zakonisht”. Masat e jashtëzakonshme janë të nevojshme për të trajtuar problemin e jashtëzakonshëm me të cilin përballemi. Për vendet e pasura, kjo do të thotë një rritje e menjëhershme e buxhetit që  shpenzojnë për të ndihmuar vendet e tjera. Për institucionet financiare ndërkombëtare, kjo nënkupton ndryshimin e kushteve të huazimit.

Ka shumë gjëra që ne nuk dimë për koronavirusin, por është e mundur të vlerësohen disa nga kostot e që do të ketë në vendet më të varfëra, dhe si ato mund të përballohen. Ne përballemi me ngadalësimin më të madh ekonomik të të gjitha kohërave. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore e Tregtisë parashikojnë që ekonomia globale do të zvoglohet me 3% këtë vit.

Në vendet më të varfra duhet të jemi gati për një rritje të konflikteve, urisë dhe varfërisë. Tashmë po shohim ekonomitë që tkurren ndërsa fitimet nga eksporti, remitancat dhe turizmi zhduken. Ndërsa vendet me sisteme të dobëta shëndetësore përpiqen të luftojnë virusin, ne mund të presim një rritje të fruthit, malarias, kolerës dhe sëmundjeve të tjera, sepse vaksinat e tyre nuk janë prodhuar, pasi zinxhirët e furnizimit mjekësor janë ndërprerë.

Shpenzimi i më shumë parave për të ndihmuar vendet e varfëra mund të jetë një mendim i pakëndshëm për vendet e pasura që e luftojnë virusin në shtëpi. Këto janë vende ku shumë njerëz po humbasin lirinë, punët dhe të dashurit e tyre. Por teksa këto vende kërkojnë të rihapin ekonomitë, ka kuptim gjithashtu që të mbështesin më të prekurit.

Historia na tregon se ajo që ndodh në vendet më të brishta të botës do vijë të na trokasë në dyert tona shumë shpejtë, qoftë përmes migrimit të pakontrolluar, terrorizmit apo paqëndrueshmërisë globale. Lënia e virusit të lirë për të shëtitur nëpër botë për t’u përhapur në mënyrë të pakontrolluar në vendet më të brishta të botës, nuk është në interes të askujt. As kolapsi ekonomik dhe paqëndrueshmëria në vendet më të varfëra. / Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat