A është vërtet e “jashtëzakonshme” figura e Donald Trump? Disa ngjashmëri me Richard Nixonin

Analiza

A është vërtet e “jashtëzakonshme” figura e Donald Trump? Disa ngjashmëri me Richard Nixonin

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 01:07
Donald Trump

«Asgjë e rë nuk ndodh nën diell». Është një prej imazheve më të dashura për mendimin realist, por ka mundësi që rrezikon të devijojë studiuesin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare drejt binarit të një determinizmi të privuar nga shpresa. Pa prishur urtësinë e Qoelet, për të kuptuar shtrirjen e ndryshimeve të ndërveprimit midis fuqive të mëdha ka mundësi që të jetë më pak impenjative t’i drejtohesh Mark Twain se «historia nuk përsëritet kurrë, por ndonjëherë bën rimë me vetveten».

Ky citim ofron shtysën për të reflektuar mbi shkaqet dhe mbi objektivat e qasjes strategjike të çështjeve globale të administratës Trump Trump. Është më shumë e nevojshme të reflektohet lidhur me këtë temë, pasi një pjesë e mirë e publicistikës, kur nuk merr pamjet e një kontrolli psikiatrik, përfundon me atribuimin Presidentit në fuqi të dhuntive që – qofshin negativisht apo pozitivisht – rezultojnë gjithsesi të jashtëzakonshme. Në një perspektivë të tillë, manjati duket se është idhtari i një kthese epokale në politikën e jashtme amerikane, që e gjen sintezën më të mirë të saj tek America First. Arsyetimet që e përdorin këtë formulë si pikë nisjeje duken gjithmonë sikur nënkuptojnë që pararendësit e Trump nuk e ndoqën objektivin e mbajtjes së Shteteve të Bashkuara në majën e piramidës së pushtett e të prestigjit ndërkombëtar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Në demaskimin e këtij koncepti, ndërhyjnë disa tekste tashmë të shndërruar në klasikë të marrëdhënieve ndërkombëtare të pasLuftës së Ftohtë, si The Unipolar Moment i Charles Krauthammer (1991), Preserving the Unipolar Moment i Michael Mastanduno (1997) apo After Victory i John Ikenberry (2001), që konfirmojnë gjerësisht sesi vullneti i papërmbajtur për mbrojtjen e statukuosë ka qenë tipari dallues i politikës së jashtme amerikane qysh nga fillimi i viteve ‘90.

Veç kësaj, përdorimi i refrenit të America first si markë i këtyre analizave paraqet edhe një kritikë të dytë. Atë të kryerjes të një operacioni të guximshëm makiazhi mbi faktin që, jo ndryshe nga Trump, edhe Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama arritën në Shtëpinë e Bardhë duke u premtuar bashkëqytetarëve të tyre shkurtime shembullore lidhur me impenjimet ndërkombëtare të vendit dhe rritjen me sasira të mëdha të parave të kontribuesve të investimeve brenda kufijve amerikanë. Vetëm sa për shembull, të kujtojmë dy sloganet që shënuan fushatën presidenciale të 1992 dhe që qenë të dy të konceptuar për të kortigjuar gjuajtjen ndaj engagement global të parafiguruar nga Lufta e Gjirit (1990 – 1991). Në kompensim të Desert Storm në Irak, republikanët propozuan lançimin e një Domestic storm, ndërsa demokratët përdorën shumë më therësen It’s the economy, stupid. Duke u kthyer në ditët e sotme, nuk mund të mohohet se gramatika dhe retorika e Trump kanë qenë shumë më agresive se ato të përdorura nga 3 presidentët e parë të zgjedhur pas kolapsit sovjetik, ashtu si stili i tij ka qenë padyshim më pak institucional. Pavarësisht nga format, të cilave askush nuk mund t’ua nënvlerësojë rëndësinë, nuk duhet të harrojmë përmbajtjen.

Është lidhur me këtë pikë që në pjesën më të madhe të refleksioneve përdoret sistematikisht “e tashmja”. Faktikisht, një qasje e tillë është një mënyrë interpretimi e veprimit të liderëve politikë nëpërmjet prizmit të eksepsionalizmit. Megjithatë është një lloj qasjeje ndaj problemeve të politikës ndërkombëtare të mbushur me gabime të pariparueshëm, pasi ushqen tendencën për ta konsideruar çdo moment historik si unik, që nuk përfshihhet në skema ndërveprimi të dalluar nga rregullshmëria dhe, sidomos, si produktin – në të mirë apo në të keq – e  përpjekjes titanike të personazheve që rezultojnë gjithmonë se janë game changer. Brenda kësaj paradigme interpretuese, asnjë rol, përveçse i llojit të rastësishëm, nuk i atribuohet faktorëve strukturorë si rishpërndarja e resurseve materiale dhe jomateriale midis shteteve.

Për pasojë, vëzhgues të shumtë që i atribuojnë Trump aftësinë që ka përmbysur qasjen e “vjetër” strategjike amerikane – sikur më pas në 15 vitet e fundit të mos kishte prodhuar rezultate të mira apo të mos kishte qenë e përjashtuar nga kritika po kaq të aashpra (askush nuk e kujton tashmë akuzën e neoimperializmit që qe refreni i viteve ’90 e 2000) – tentojnë që t’ia shpjegojnë zgjedhjet pa i atribuar asnjë rëndësi kontekstit politiko – strategjik brenda të cilit janë marrë formë. Duke vepruar kështu, bien në kurthin e trajtimit të kufizimeve të vendosura nga bota me të cilën po ndeshet administrata në fuqi sikur të ishin të njëjtit me të cilat ndërvepruarn administratat Clinton dhe administratat Bush.

Për pasojë, harrojnë se në vitet ’90 kërcënimet kryesore ndaj rendit liberal qenë narkot kolombianë, warlords somalezë dhe Serbia e Millosheviçit, ndërsa sot janë dy fuqi të mëdha si Kina dhe Rusia. Ose anashkalohet fakti që në periudhën menjëherë pas Luftës së Ftohtë Shtetet e Bashkuara qenë në gjendje të kryenin operacione më kosto zero si Allied Force në Kosovë, ndërsa tani me zor po tentojnë që të dalin nga bataku afganas dhe ai iraken. Natyrisht, sapo të jesh mbërthyer nga ky gabim trashanik, është e pamundur që të tërhiqesh nga tentativa për ta psikanalizuar Trump dhe bashkëpunëtorët e tij në vend që të çimentohesh me një analizë politologjike.

Siç këshillojnë Alexander Cooley dhe Daniel Nexon në librin e tyre Exit from Hegemony, në rast se do të konsiderohej Trump si një simptomë e paqëndrueshmërisë së rendit ndërkombëtar dhe jo si një patologji, atëhere do të ishte shumë më e lehtë të kuptoheshin arsyet e qasjes së ndryshuar strategjike – efikase apo jo qofshin – që ka zgjedhur kjo administratë. Ashtu siç do të jetë e mundur të identifikohen elementët e shumë e vijueshmërisë të politikës së jashtme të administratës Trump me atë të administratës Obama. Mbi të gjithë, vullneti i përbashkët për të rilançuar hegjemoninë globale e Shteteve të Bashkuara, tentativa për të riekuilibruar raportin midis impenjimeve dhe resurseve, duke ju kërkuar aleatëve një kontribut jo vetëm formal dhe zgjedhjen e retrenchment. Në fakt, si Trump, ashtu edhe Obama, janë ndeshur me një botë të shënuar nga impasi amerikan në Afganistan dhe Iraq, nga menaxhimi falimentar i krizës ekonomike të viteve 2007 – 2011 nga Uashingtoni, nga rënia e modelit politik e ekonomik amerikan dhe nga integrimi i munguar i Pekinit dhe i Moskës në rendin liberal.

Nëse ngjashmëritë midis zgjedhjeve strategjike të të dy presidentëve, megjithëse përgjithësisht të hestura, janë praktikisht të vetëdukshme, shumë më pak imediat është paralelizmi midis Trump dhe Presidentit tjeetër amerikan, figura e të cilit në shekullin e fundit është e mbështjellë nga një “legjendë e zezë” në kuptimin e vërtetë të fjalës. Natyrisht që e kemi fjalën për Richard Nixon. Paraleli nuk diktohet nga përvoja e tyre e përbashkët me “kuaziimpeachment”. Për sa i rëndësishëm, ky faktor përfaqëson gjithsesi një ndryshore të brendshme dhe jostrukturore, që megjithatë rezulton më shumë se e kompensuar nga diferenca ekspreme në terma të kulturës politike dhe jetës ppersonale, pse jo edhe të raportit me Partinë Republikane, që ekziston midis këtyre dy presidentëve. Më shumë i referohet disa ndryshimeve të ndodhura në mjedisin ndërkombëtar gjatë mandateve respektivë të tyre, që në mënyrë të pabesueshme kanë konkuruar me maturimin e disa prej vendimeve të tyre, në disa aspekte të ngjashëm.

Nëqoftëse Trump është konfrontuar me përhapjen e ISIS-it në Lindje të Mesme, Nixon ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë në kulmin e një katastrofe ushtarake në zhvillim. Natyrisht që referimi është për Vietnamin, që vuri në diskutim primatin ushtarak amerikan dhe forcoi mitin e projektimit të fuqisë sovjetike. Nëqoftëse Trump ka ngecur në krizën ekonomike e shkaktuar nga Covid-19, Nixon u përball me problemet e shkaktuara nga kriza petrolifere e vitit 1973. Faktikisht, kujtohet se edhe atëhere Shtetet e Bashkuara nuk u demonstruan të afta në stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare, bile u perceptuan edhe si të interesuara edhe për të kufizuar dëmet ndaj ekonomisë së tyre. Nëqoftëse Trump ka asistuar në kthesën revizioniste të Republikës Popullore të Kinës dhe të Federatës Ruse, Nixon u ndodh përballë një Bashkimi Sovjetik në kulmin e fuqisë së tij ndërkombëtare. Faktisht, midis fundit të viteve ’60 dhe viteve ’70, Moska i mëshoi marshit të konkurrencës me Shtetet e Bashkuara, duke i mbështetur “bedelët” e saj në të gjithë botën dhe, në mënyrë të veçantë, në dy kuadrantë strategjikë si Amerika Latine dhe Lindja e Mesme. Së fundi, ashtu si Trump ka përjetuar një erozion të diferencialit të fuqisë ekonomike me Kinën, edhe Nixon u ndesh me rritjen vertikale e fuqisë sovjetike pas fitores së përkohshme në garën e hapësirës, sukseset e arritura si lider i procesit të shkolonizimit, represionit të shpejtë të mosdakordësisë brenda sistemit të aleancave dhe benefiteve të gjeneruara nga ndërkombëtarizimi i sektorit energjitik.

Përballë një ndryshimi në ndërveprim të llojit të ngjashëm, megjithëse ai që mori formë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik qe shumë më intensiv se ky në zhvillim e sipër, janë të dukshme disa analogji në reagimet e të dy administratave. Si Nixon, ashtu edhe Trump, kanë zgjedhur të braktisin disa impenjime të marra në kornizën e rendit liberal. I pari abrogoi më 1971 gold exchange standard  ashtu siç parashikohej nga Marrëveshja e Bretton Woods, i dyti ka lançuar një sfidë në kuptimin e vërtetë të fjalës ndaj legjitimitetit të Kombeve të Bashkuara dhe ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga një prej agjencive më të rëndësishme të saj që është OMS-i.

Veç të tjerash, të ndodhura përballë një kërcënimi që rëndonte mbi rendin e udhëhequr nga Uashingtoni dhe, për pasojë, mbi sigurinë amerikane, si administrata Nixon, ashtu edhe ajo Trump, në thelb kanë hequr dorë nga projekti i përhapjes së demokracisë. Shembulli më i njohur i preferencës së presidencës Nixon për regjimet “josulmues”, domethëënë lehtësisht më të kontrollueshëm, më shumë se për ata demokratikë është rasti i Kilit në vitin 1973. Nga ana e tij, Trump ka nënshkruar një National Security Strategy në vitin 2017 ku pohohet se vlerat, stilet e jetës dhe modelet liberale «as nuk mund t’u imponohen të tjerëve, as nuk përfaqësojnë kulmin e pashmangshëm të progresit», duke e zeruar kështu rolin e democratic enlargement clintonian si shtylla të grand strategy amerikane e pasLuftës së Ftohtë.

Së fundi, si Nixon, ashtu edhe Trump, përballë kërcënimit gjithnjë e më të rëndë të një fuqie revizioniste kanë kërkuar ta relativizojnë armiqësinë me kundërshtarin më pak preokupues – Pekini në rastin e parë dhe Moska në të dytin – për të shmangur që e gjithë masa euraziatike të koagulohej kundër Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, duhet kujtuar se ndërhyrja në skenë e Russiagate e ka penguar Presidentin në fuqi që të realizojë një politikë reset-i në marrëdhëniet me Kremlinin ai ajo e zbatuar – për arsye të tjera – nga të gjithë paraardhësit e tij.

Analogjitë e shumta midis kontekstit strategjiko – politik në të cilin kanë ndërvepruar presidencat Nixon e Trump dhe midis disa zgjedhjeve të bëra për t’i përballuar gjen konfirmim në lliteraturën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Nuk është rastësi që, ashtu si në vitet ’70 e ’80, edhe në vitet e fundit janë përhapur studimet mbi hegjemoninë. Mbi të gjitha, këto përfaqësojnë tentativa për të kapur shkaqet e thella e thella e rënies amerikane dhe individualizimin e instrumentave më efikasë për të ndaluar atë. Nga faza e parë e këtij filli studimesh kanë arritur tek ne disa vepra që akoma sot përfaqësojnë lexime të domosdoshme për këdo që afrohet nga disiplina e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Shumë prej këtyre, pavarësisht se kanë kapur thelbin e problemit të raportit midis hegjemonit dhe fuqive revizioniste, u mungon aftësia e dobët parashikuese. Në fakt, projektuan skenarin e errët e fitores së Bashkimit Sovjetik. Edhe veprat bashkëkohore duken se shënohen nga i njëjti pesimizëm. Megjithatë, herëpasëhere do ia vlenta barra qiranë që të kujtohej se “kriza” e hegjemonisë amerikane nuk është sinonim me “fundin” e hegjemonisë amerikane. Duke parë skenarët alternativë, le të shpresojmë se gabojnë edhe kësaj radhe. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat