Plagët e Covid-19 mund të zbehen, më shpejt se sa mendojmë

Analiza

Plagët e Covid-19 mund të zbehen, më shpejt se sa mendojmë

Nga: Tim Harford Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:49
Covid-19

Bulmetorja në lagjen time, pasi u ri-përshtat si një dyqan produktesh të përgjithshme, ka qenë e hapur gjatë gjithë karantinës. Pronari më thotë se ka nisur të ndodhë diçka e çuditshme dhe njëkohësisht e re.

Konsumatorët që ai nuk i kishte parë që nga muaji mars, pra ata që mbrohen me më zell nga kontakti njerëzor, më në fund janë rishfaqur. Për më tepër, thotë ai, ata nuk më kujdes për ndonjë lloj distancimi fizik.

Përderisa pjesa tjetër prej nesh e kanë respektuar këtë masë gjatë 15 javëve të fundit, ata nuk kanë asnjë ide si të sillen në mjedise publike. Por, në fakt a kemi ndonjë ide më të saktë ne të tjerët? Të gjithë po përpiqemi ende që ta zbulojmë.

Disa njerëz pyesin rreth përdorimit të maskave, mënyrës se si të veprojnë kur teshtitin në publik, mbi shtrëngimin e duarve. Të tjerët janë paranojakë:”Qëndro 2 metra larg meje! Dil jashtë, aty në rrugë!”, pashë një zotëri me maskë t’i ulërinte një gruaje të hutuar.

Është një kujtesë se mbi këtë pandemi ka më shumë, sesa thjesht ato që na thonë qeveritë të bëjmë. Secili prej nesh ka ndjenjat e veta mbi atë që është e sigurt. Këto emocione, kanë formuar kurbën e pandemisë. Ato do të përcaktojnë edhe rrugën e rimëkëmbjes.

Konsideroni pak ndikimin e masave bllokuese. Ka një konsensus të gjerë, se ato kanë qenë vendimtare në frenimin e përhapjes së sëmundjes, por ato nuk kanë qenë faktori i vetëm. Larja e duarve, shmangia e shtërngimit të duarve, dhe puna nga shtëpia filloi shumë kohë zbatimit të masave ligjore.

Një studim i ekonomistëve Otsna Gulsbi dhe Çad Siverson, përpiqet të ndajë efektin e masave të detyrueshme nga ato vullnetare në SHBA. Për shembull, shteti i Ilinoisit i vendosi kufizimet para se këtë gjë të bënte Uiskonsin.

Studiuesit shqyrtuan aktivitetin në secilën anë të kufijve, duke përdorur të dhënat e telefonave celularë, për të gjurmuar udhëtimet e njerëzve të zakonshëm në dyqane dhe biznese të tjera. Ata ishin në gjendje të merrnin shumë të dhëna, mbi atë se sa mbyllja ishte e vullnetshme.

Përgjigja:çuditërisht shumë. “Trafiku total i këmbësorëve ra më shumë se 60 për qind. Dhe kufizimet me ligj, shpjegojnë vetëm rreth 7 për qind të këtij niveli”- shkruajnë ata.

Një mesazh i ngjashëm vjen nga një krahasim i Danimarkës, që vendosi masa shumë të ashpra kufizuese, me Suedinë, që pati një qasje me liberale, e cila rezultoi më pas në katastrofike. Shpenzimet totale ranë me 29 për qind në Danimarkë, dhe 25 për qind në Suedi.

Kjo do të thotë se masat vullnetare i kanë shkaktuar shumë dëme ekonomisë, dhe shpresojmë nga ana tjetër t’i kenë dhënë më shumë përfitime shëndetit publik. Nuk do të ndalem shumë tek saktësia e shifrave, por mesazhi themelor që ato japin është domethënës.

Njerëzit nuk u mbyllën në shtëpitë e tyre, vetëm se kështu u thanë qeveritë. Tani çështja është:vetëm sepse bërja pazar në dyqane është sërish e ligjshme, kjo nuk do të thotë se njerëzit do të nxitojnë me vrap drejt dyqane. Në fakt, në Gjermani ndodhi pikërisht kështu.

Gjermanët shpenzuan më shumë para në majin e këtij viti, sesa në majin e 2019-ës, gjë që sugjeron se ata ishin të gatshëm jo vetëm të shkonin të psonisnin nëpër dyqane, por donin të fitonin edhe kohën e humbur. Kjo është diçka inkurajuese, por vetëm deri në një pikë.

Sipas standarteve perëndimore, Gjermania përjetoi një krizë të butë nga Covid-19, me më pak se 10.000 të vdekur, krahasuar me 25.000 në Francë, afro 50.000 në Itali dhe Spanjë, dhe më shumë se 65.000 në Britaninë e Madhe.

Shtetet e Bashkuara, kanë aktualisht rreth 100 herë më shumë raste të reja të përditshme sesa Gjermania. Ndoshta gjermanët ndjehen të sigurt, pasi në fakt ata janë të sigurt. Por jo të gjithë mund ta thonë këtë gjë. Pasi virusi të ndalet, atëherë është e mundur një rimëkëmbje e fortë. Por a mund të lërë kjo përvojë e hidhur plagë të thella në vetëdijen tonë kolektive?

Ndoshta po. Ekonomistja Ulrike Malmendier, ka botuar disa studime që sugjerojnë se përvojat tona të hershme ekonomike, mund të jenë ndikuese të sjelljeve tona të qëndrueshme më vonë. Nëse tregu i aksioneve në bursa është i dobët kur jemi të rinj, ne priremi t’i largohemi përgjithnjë investimit në to.

Ngjashëm, ligësia apo mirësia e anëtarëve të Komitetit Federal të Tregut të Hapur në Nju Jork, ndikohet shumë nga përvoja e tyre personale me inflacionin. Një studim i ri i Malmendier dhe Lezli Shen sugjeron se recesionet ekonomike, ndikojnë shumë tek sjellja e konsumatorit, madje edhe shumë kohë pasi ato kanë kaluar.

Pasojat e mëvonshme, përshkruhen mjaft mirë si “kurnacëri e shkaktuar nga përvoja”- domethënë, njerëzit që kanë përjetuar periudha të papunësisë së madhe, kursejnë më shumë dhe grumbullojnë në shumë pasuri, pasi nuk i dihet se si vijnë punët.

Sigurisht një kapital i tillë i grumbulluar, mund të çojë më vonë në më shumë investime.  Por një studim i fundit nga Xhulian Kozlovski, Laura Veldkamp dhe Venki Venkatesuaran, argumenton të kundërtën. Ata pohojnë se plaga psikologjike është shkatërruese, pasi një vlerësim i gjallë i skenarëve katastrofikë, do të bëjë që njerëzit të kenë frikë të kryejnë investime të guximshme.

E pse të rrezikohet kot në një univers kapriçioz? Pyes veten. Natyrisht, ne njerëzit mësojmë nga përvojat e hidhura. Por ne gjithashtu kemi një talent të madh për t’i harruar ato. Në veçanti, ne harrojmë se si ndihen gjërat e këqija. Pandemia do të mbahet mend gjatë, por dhimbja që ajo po shkakton sot, do të zbehet me kalimin e kohës.

Pas uraganit Katrina në SHBA, Programi Kombëtar i Sigurimeve nga Përmbytjet, përjetoi një bum kërkesash. Por 3 vjet më vonë, kërkesa për sigurimin e banesave nga për përmbytjet, ra në nivelet e para katastrofës.

Hamendja ime është se statisticienët e zgjuar, do të jenë në gjendje të zbulojnë pasojat psikologjike të pandemisë për dekadat në vazhdim. Por në një këndvështrim të rastësishëm, jeta e përditshme në vitin 2022, do t’i ngjajë shumë asaj në vitin 2018. Plagët nuk shërohen gjithmonë, gjithsesi ato zbehen. /Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat