Humbjet e Kosovës me njohjen formale nga Izraeli

Analiza

Humbjet e Kosovës me njohjen formale nga Izraeli

Nga: Shpend Salihu Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:05
Shpend Salihu

Sado që një kategori e jona nuk ka simpati fare ndaj Arabëve, nuk mund të i anashkalojme si faktor në Asamblen Gjenerale të OKB-së. Njohja nga Izraeli do ndikojë në uljen e radikalizmit dhe ekstremizmit Islamik në Kosovë, si dhe do ndalet hovi i ndërtimit të xhamiave, pasiqë ne na duhen investime financiare nga komuniteti ndërkombëtar dhe ambulanca, spitale, shkolla e çerdhe etj, por në anën tjetër kjo do ndikojë që shumë shtete Arabe dhe Muslimane të shqyrtojë njohjen e pavarësis së Kosovës e bile edhe të revokojë njohjen e në të njëjtën anë të bëhen pengesa në asamblen gjenerale të OKB-së për aderimin dhe pranimin e Kosovës në OKB. Është evidente që gjithashtu Rusia do të kërkojë Krimen e Kina do kërkojë Tibetin duke tërhequr një simetri me Kosovën, gjithashtu esenciale është që Rusia, Kina e ndoshta edhe Franca e Gjermania që kanë popullsi të shumtë muslimane, të kërkojnë krijimin e shtetit Palestinez. Jo vetëm ne që do humbasim por mëse evidente është që edhe vet Izraeli do humbas me këtë njohje të Kosovës, pasiqë presioni në rrafsh ndërkombëtar për krijimin e shtetit Palestinez do rritet, dhe përkundër përkrahjes së shumtë Amerikane , Angleze do jetë shumë luftë e ashpër psikologjike ndaj shtetit Amerikan, posaqërisht prej Rusëve dhe Kinezëve e shumë shteteve të OKB-së që të krijohet shteti Palestinez në territor të Izraelit konkretisht në Gazën perëndimore. Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit i acarojë marrëdhëniet e miqëve tonë Amerikan me shumë shtete në Lindjen e Mesme, dhe supremacia ekonomike dhe ndikimi politik Amerikan, fillojë për fat të keq të zbehet dhe bie, kështuqë përfitojë Rusia e cila arriti ta ngërthej në vehte Sirin, Jordanin, Libin, Iranin dhe të rrisë ndikimin në Afghanistan, e kjo është e dëmshme për interesat strategjike Amerikane, në Lindjen e Mesme sidomos në rrafshin ekonomik dhe tregtar, pasiqë resurset e Lindjes së mesme dhe tregtia Amerikane në Lindjen e Mesme janë shumë vitale për rritjen ekonomike Amerikane, andaj kjo edhe më tepër e dobësojë ekonomin Amerikane dhe fillojë të humbas ndikimin politik dhe ekonomik në Lindjen e Mesme.

Kosova përmes kësaj njohje është mëse evidente se nuk do përfitojë përkrahje të Arabëve në OKB e as investime finansiare Arabe e besa edhe relatat me Turqinë, të cilën mund ta duam apo jo, por realisht investimet e shumta Turke në Kosovë dhe pjesa dërmuese e mallrave në tregun Kosovar janë mallra Turke, Serbe, Ruse dhe Kineze me çfarë ekonomia jonë në rast të tërheqjes së këtyre investimeve dhe mallrave nga tregu Kosovar, do pësojë fijasko të paparë dhe do rris skamjen dhe varfërin si dhe koston e mallrave dhe artikujve në tregun Kosovar. Kosova është dashtë të gjej partneritet afarist me shtete tjera në eksportin dhe importin e mallrave që të mos mvarret nga këto produkte andaj mos gjetja e kanaleve tjera dhe mallrave alternative që do zëvendësonte këto produkte do e vështirësoj dhe përkeqësoj gjendjen dhe standardin e popullit në Kosovë, Nuk duhet ta duash dikënd, por kur është në pyetje interesi sidomos ekonomik duhet të mbash relata me te, andaj në këtë situatë gjendja jonë do rëndohet si në rrafsh diplomatik ashtu edhe ekonomik?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat