Marrëveshja historike – çfarë do bëhet me trashëgiminë e hebrenjve?

Analiza

Marrëveshja historike – çfarë do bëhet me trashëgiminë e hebrenjve?

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 14 shtator 2020 Në ora: 06:59
Zejnullah Jakupi

Marrëveshja e nënshkruar më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë ishte në radhë të parë një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik. Edhe pse ishte besuar se paraprakisht Kryeministri i Kosovës Avduallah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të binin dakort për njohjen reciproke, ajo nuk ndodhi. Por, ajo çfarë u cilësua si befasia e kësaj ngjarje historike ishte premtimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli. Lidhur me marrëveshjen pati reagime të shumëta.

Marrëveshjen nuk e quajnë historike botuesi dhe publicisti Veton Surroi, ashtu si partia më e madhe opozitare në Kosovë „Vetëvendosje“ (VV), e cila edhe pse i fitoi zgjedhjet nuk arriti ta formojë qeverinë pas rrëzimit të saj përmes mocionit në parlamentin e Kosovës, para gjashtë muajëve më parë. Dr. Sabri Kiçmari ish- ambasador tani anëtarë i kryesisë së VV-së e ka komentuar se fitues kryesor i ngjarjes në Uashington është Serbia. Marrëveshja, sipas z. Kiçmari ngjashëm si është shprehur edhe Veton Surroi thuhet se është realizim i idesë së mini-shengenit, të cilin e kundërshtonin dikur edhe LDK dhe Presidenti i Kosovës Hasim Thaçi. Me këtë marrëveshje i bëhet i mundshëm depërtimi i mallrave serbe në Kosovë përmes autostradës Beograd-Prishtinë, pastaj ndërtohet infrastruktura hekurudhore e cila lidh Beogradin dhe Prishtinën drejt Detit Adriatik, dhe kjo interpretohet si „dalje e Serbisë në portin Adriatik“. Gjithashtu me këtë marrëveshje në Beograd vendoset prezenca ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar. Gjithashtu marrëveshja parashesh involvimin e drejtpërdrejtë për të gjetur zgjidhje dhe fizibilitet për Liqenin e Ujmanit dhe pika të tjera. Megjithatë marrëveshja ka edhe detaje tjera të cilat mbeten akoma nën hije, si ajo lidhur me kthimin e pronave të hebrenjve.

Fexhrije Ilazi, anëtare e Lëvizjës Forca e Diasporës (FeD) thotë se marrëveshja është një copë letër me disa “bold” pika, por nuk detajonë asgjë për të kuptuar se cfarë do të thotë mini-shengeni apo Ujmani! Sa i përket çështjës së mini-shengenit, ajo është shumë skeptike duke pasur parasysh se ekonomia e Kosovës është shumë më e dobët se ajo e Serbisë. Njëherit, ajo është kundër shfrytëzimit të Ujmanit nga Serbia në barazi me Kosovën, kur Ujmani është 80% në territorin e Kosovës, dhe 20% në territorin e Serbisë, dhe shtronë pytjen se “si është e mundur që t’i ipet Serbis 30% më shumë të energjisë për shfrytëzim se sa që i takon?”

Ndërsa ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, tani profesor i rregullt në UP në fakultetin juridik në emisionin T7 Pressing ka thënë se dyja shtetet duhet të shfryzëtojnë bashkërisht energjinë edhe pse Serbia nuk ka nevojë, sepse ajo furnizon me energji gjithë Ballkanin dhe se furnizimi i saj nga Ujmani nuk luan rol vendimtar. Mini-shengeni është një urë drejt bashkëpunimit rajonal. Elitat ballkanike duhet të shikojnë përtej interesave të ngushta nacionale, dhe shih për këtë këto politika populiste nga e kaluara nuk mund më ta ndalojnë rrjedhën e ujit as nuk mund ta ndajnë një liqe përgjysmë, përpos që ta rregullojnë në mënyrë paqësore dhe ne mënyrë të civilizuar, siç është rregulluar në shumë shtete, në zonat e tyre kufitare.

Se marrëveshja e arritur në Uashington nuk ishte historike e argumenton Valentina Sarçinit, gazetare e njohur kosovare, të cilën ajo e quan „histerike“. Sipas saj, kjo marrëveshje duhet „ta humbasë çdo lloj fuqie politike“ dhe tek të gjithë subjektet politike dhe qytetarët, të veprojnë bashkë për ta mbrojtur shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës... duke thënë se „nuk ja kemi borxh Sërbisë Ujmanin, Trepçën...e dikur edhe komunat në veri të vendit tonë?“

Ajo ka kritikuar kryeministrin Hoti se nuk mund të nënshkruajë marrëveshje në emrin e popullit të Kosovës, të bëjë kompromise me Sërbinë dhe për interesa personale, qoftë të Donald Trumpit qoftë të "hallexhinjëve politikë" e kumarxhinjëve politikë brenda skenës politike të Kosovës? Çdokujt, edhe miqve tanë në Amerikë dhe Evropë duhet t'u jetë e qartë se populli shqiptar i Kosovës nuk i ka asnjë borxh Sërbisë!“. Marrëveshjen e arritur e quan z. Saraçini si një kompromis, sikur ai i faljes së territorit ("korigjimit" të propozuar në muajin gusht të vitit 2018 nga presidenti aktual i Republikës së Kosovës) dhe pyet; „si mund t'i japim hisedari Sërbisë pasuritë e vendit tonë“. Sërbia, sipas saj „na ka borxh shumë ne qytetarëve shqiptarë...Çdo brezi i ka borxh lirinë e munguar ose të cunguar, jetë njerëzish, vite e dekada burgosje...me shekuj eksploatim pasurish natyrore të vendit tonë! Edhe kërkim faljen e ka borxh Serbia!..Madje shteti i Sërbisë duhet t'i kërkojë falje brezave të saj të ri, rinisë serbe, të cilës vazhdon t'ia mjegullojë perceptimin real human e demokratik për të ardhmen.“ Gjithashtu z. Saraqini ashtu si z. Ilazi kritikon presidentin D. Trump i cili, sipas tyre e prodhoi këtë marrëveshje si një TV Show-për interesat e tija elektorale „alla Donald Trump, në "studion" e tij, opinionit iu prezantua si marrëveshje Hoti-Vuçiq,

Lidhur me kritikat ndaj administratës së presidentit Trump ajo thotë se ky i fundit ka pasur për qëllim të realizojë edhe interesat e saj elektorale, politike dhe gjeopolitike i cili (Trump) duke arritur t´i bind të dy palët për të ndaluar përdorimin e pajisjeve kineze 5G në rrjetet e tyre të komunikimit, të nxisë dekriminalizimin e homoseksualizmit, kthimin e pasurisë hebreje të trashëgimisë të epokës së Holokaustit dhe shpalljen e Hizbollahut si organizatë terroriste.

Ndërsa njohës i mirë i marrdhënieve diplomatike dhe të negociimit Avni Dervishi thotë se marrëveshja duhet shikuar edhe nga aspekti gjeostrategik. Nëse shikohet në kohë afatgjatë, SHBA dëshiroi ta ndal hovin e Kinës (pasi ndertmi i 5G është futur në marrëveshje) edhe pse Kina nuk përmendet me emër, por kuptohet pasi Kina veq ka marrëveshje me qeverinë e Serbisë ta ndërtoj 5G në tokën serbe. Me këtë marrëveshje është kufizuar edhe rritja e ndikimit të Rusisë, pasi në marrëveshje ceket gazi alternaitv...

Por, varësisht nga kritikat është e rëndësishme të thekësohet se përkundër të gjitha parashikimeve dhe inistimit të skeptikëve të mos shkohet në Uashington Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ja arriti qëllimin, duke bashkuar shtetin e Kosovës me shtetin e Izraelit, por pa lënë anash as Serbinë dhe siç duket i gjithë rajoni ka një fat: Integrimin ndërkombëtar. Me këtë marrëveshje dy shtetet fqinje Kosova dhe Serbia janë zotuar se nuk do të punojnë kundër njëri tjetrit. Me njohjen e Kosoves nga Izraeli Kosova nisë gjithashtu një kapitull të ri të zhvillimit politik dhe ekonomik. D. Tump bashk me administratën e tij dhe lobistët hebrenj megjithatë u faktorizuan, një përpjekje kjo e cila deri me tani nuk ka qenë e hapur dhe e njohur. Kjo natyrisht ky e ndihmon D. Tump në zgjedhjet në SHBA.

Nuk duhet harruar faktin se me arritjen e marrëveshjes u forcua edhe më tej pozita e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi. Dhe, me sa u pa, njeriu dhe i cili udhëhiqte 18 agjenci shërbimesh sekrete nuk ishte edhe pa ndikim në bërjen e saj. Këtë shans e humbi edhe ish-kryeministri Albin Kurti. Madje kjo ishte dobësia e Albin Kurtit se nuk dëgjoi miqtë tanë amerikanë. Këtu bëjnë pjesë edhe lobistët hebrenj me një buxhet prej 500 miliardë dollarë janë më me ndikim në gjithë botë. Lobistët hebrej ju gjenden shqiptarëve jo vetëm tani por edhe në ditët më të vështira. Ndërsa shqiptarët i shpëtuan herbenjtë nga Holokausti, ashtu edhe hebrenjtë i´u dolën dhe po ju dalin në ndihmë shqiptarëve, nga fillim vitet e 90-ta, pastaj gjatë luftës 1998/99 kur bëhej pastrim etnik e gjenocid mbi shqiptarët në Kosovë. Pikërisht është ky fakt i pamohueshëm cili edhe e bëri të mundshëm intervenimin dhe çlirimin e Kosovës nga NATO.

Sipas z. Dervishi ishin diplomatët me prejardhje hebreje si Madeleine Allbright (ministre e punëve të jashtme e Amerikës), kongresmenti Tom Lantos, Joseph Dioguardi me gruan e tij hebreje, pastaj e mbijetuara e Holokaustit Dr. Scarlett Epstein (tashmë e ndjerë) e cila jetonte në Britaninë e Madhe, të cilët e bënë të mundshëm intervenimin. Gjithashtu forcat mbrojtëse izraelite gjatë luftës 1998/99 dërguan aeroplanë ushtarakë me mjekë , infermierë në Shkup, tu ndihmojnë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, e pastaj edhe dërgimin e shqiptarëve për strehim në Izrael, e shumë fëmijë shqiptarë të sëmurë nga zemra e që falas janë operuar në Izrael e Amerikë nga mjekë hebrenjë. Z. Dervishi e sheh këtë arritje të mrekullueshme edhe si angazhim i Kongresit Botëror të Hebrenjve, pra edhe pjesëtarëve të këtij komuniteti në Kosovë, ku sipas tij duhet të organizohet edhe Diaspora jonë Shqiptare në gjirin e subjektit të Ri FeD (Forca e Diasporës).

Duhet cekur gjithashtu thotë z. Dervishi se marrëveshaj për njohje nga Izraeli konsiston nga përgatitja dhe terreni i cili u krijua në relacionet bilaterale diplomatike Izrael-Kosovë.

„Për një kohë të gjatë në fakt është parapërgatitur terreni. Ka tash e një vit që gazetat e Izraelit kanë prmovuar njohjen me shumë artikuj. Ka mbi 10 vite që Izraeli i njeh pasaportat e Kosovës, diplomat e universitetit të Prishtinës. Kosova ka pasur edhe ndihma edhe para themelimit të gjykatës kushtetuese nga juristët e Izraelit, por edhe në sferën e bashkëpunimit sportiv. Herën e tretë kur kam qenë në Izrael në vitin 2008 me pasaportat e reja të para të Kosovës me „Republika e Kosovës“, e pata taku një shqiptar nga Kosova që punonte për kryqin e kuq në Tel Aviv. Kështu që me sy e kam pa se njihen pasaportat mu atëherë. Poashtu unë si diplomat suedez edhe pse me preardhje nga Kosova, gjithmonë më kanë pritë me respektin më të madh në Izrael, edhe WJC (World Jewish Congress and EFI-European Friends of Israel), ashtu siç kanë bërë edhe ambasadorët e Izraelilt në vende të ndryshme. Njohja nga Izraeli është e rëndësishme kur dihet se Izraeli është Demokracia e vetme në Lindjen e Mesme, shtet ky i cili çdo vit dërgon minimum 9% të buxhetit për hulumtime shkencore nëpër univerzitete e institute. Izraeli ka më së shumti fitues të çmimeve NOBEL për shkencë. Ndërsa spitalet, univerzitetet e bizneset e Kosovës, shton tutje z. Dervishi, mund të fitojnë shumë shumë nga bashkëpunimi me Izraelin.

Në pyetjen e bërë se cilat janë kontributet nga Kosova dhe hebrenjtë kosovarë ai thotë se për këtë përafrim me Izraelin, ketë arritje ja akordon Votim Demirit. Për z. Demiri ka shkruar edhe gazetari i mirënjohur amerikano-izraelit, Larry Luxner, autor i shumë shkrimeve promovuese për Kosovën në "The Times of Israel" dhe "Washington Diplomat", i cili ka raportuar lidhur me prejardhjen e diplomates kosovaro-hebreje, Ines Demiri. Babë e bij që të dy kanë dhënë dhe po japin kontribut të jashtëzakonshëm në fuqizimin e lidhjeve historike dhe aktuale të Kosovës me Izraelin.

Ndërsa Mehmet Manovi Drejtuesi i FeD-it (Forcës së Diasporës) thotë se kjo forcë mbështet dhe ka në gjirin e saj edhe personalitete nga Kongresi Botëror i Hebrenjve. „Ajo cka ndodhi në Washington është fitore e Washingtonit zyrtarë mbi politikën puro Ballkanike/Pansllaviste të elitës politike Serbo-Kosovare!" Joe Biden i kishte thënë z. Manovi gjatë një takimi në SHBA se platformën që po ofron D.Trump është e mirë, dhe se ajo nuk është partiake, por me interes amerikan. Gjëja më e mirë e këtyre takimeve, shton z. Manovi tutje, është njohja e Shtetit të Kosovës nga Izraeli.Ky akt do të hapë rrugë për avancimin e Kosovës, sidomos në Diplomacinë ekonomike, nëse ka vizion për veprim, shton ai.

Por mbetet akoma enigmatike se si ndodhi që tani erdhi njohja nga Izraeli me insistimin e D. Trump? Pse Izraeli u bë tani i dëgjueshëm ndaj kërkesave amerikane në lidhje me njohjen e Republikës së Kosovës dhe me parë nuk ishte. A ka kjo të bëje me ndikimin e dy partivë politike në SHBA?

Sipas gazetës „Jüdische Allgemeine“ (E përditshmja izraelite) gazetë e cila botohet në Gjermani thuhet se në Shtetet e Bashkuara, janë mbi të gjitha Republikanët, të cilët mbështesin të drejtën për të ekzistuar dhe interesat e sigurisë së Izraelit. Demokratët janë më ambivalentë në këtë drejtim, gjë që është veçanërisht e dukshme tek ata, kur nga radhët e tyre që kanë qeverisur si presidentë në dekadat e fundit.

Jimmy Carter, jepet si president i cili filloi të paktën në thelb politikën tradicionalisht pro-Izraelite të SHBA-ve gjatë mandatit të tij. Ai më vonë kishte shkruar një libër pro-arab me titull "Palestina - Paqe, Jo Aparteid" (titulli origjinal: Palestine Peace Not Apartheid).

Më tej në në të artikull thuhet se libri, i botuar në nëntor 2006, ndezi diskutime të hidhura në SHBA rreth konfliktit të Lindjes së Mesme dhe politikës izraelite, veçanërisht pasi akuzon shtetin hebre për të patur një "sistem aparteidi" kundër "palestinezëve" në Judea dhe Samaria. Pozicionimi i njëanshëm i Carter-it ishte disi i habitshëm pasi ai në të vërtetë i përkiste "kampit" ungjillor që zakonisht rezulton të jetë i çiltër dhe miqësor ndaj Izraelit. Situata u përkeqësua me Presidentin Demokrat Barack Obama, argumentohet tutje, administrata e të cilit u kthye më shumë drejt kampit islamiko-arab që nga fillimi.

Nga ana tjetër, për krerët e shtetit të SHBA nga Partia Republikane, si p.sh. Ronald Reagan ose dy presidentët Bush – ishte një përfundim i paralajmëruar që Shtetet e Bashkuara të cilët e shihnin veten aleat të izraelitëve dhe në mënyrë strategjike e vlerësonin shtetin hebre si një "urë perëndimore" në Lindjen e Mesme. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme gjatë Luftës së Ftohtë, kur Bashkimi Sovjetik dhe Blloku Lindor i Aleancës së tij bashkëpunuan ngushtë me shtetet Arabe si ekonomikisht dhe ushtarakisht, duke promovuar kështu fanatizmin dhe kundërshtimin e tyre anti-Sionist ndaj SHBA-ve.

Me Presidentin D.Trump, marrëdhëniet izraelito-amerikane, shkruan gazeta po përmirësohen me zgjedhjen e tij në këtë post. Një politikë e favorizuar nga shteti hebre nga epoka e Bushit u përforcua edhe më shumë në kohën e D. Trump. Si shembull i këtij suksesi merret njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe vendimin shoqërues për hapjen e ambasadës amerikane dhe për ta zhvendosur ate në Jeruzalem. Kjo pikë në program u njoftua nga administrata amerikane për dekada, por e zbatuar vetëm me të vërtetë nën Trump.

Tashëgimia e hebrenjve

Marrëveshja e nënshkruar në Uashington nuk ka synim vetëm dy palët, Serbinë dhe Kosovën, por edhe kyqjen e Izraelit në këtë politikë. Dhe, siç është sanksionuar në marrëveshje, Kosova dhe Serbia obligohen të „mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.“

Përkëtë hebrenjtë e Kosovës tash e tutje janë vënë në lëvizje për të ruajtur trashëgiminë e tyre. Fillimi i këtij përkushtimi ka qenë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, një projekt ky i cili kishte për bazë rehabilitimin e një varreze në Prishtinë që ka shumë varre hebrenjsh. Gjithashtu Prishtina si kryeqytet ka një monument mermeri në tokën e parlamentit - i gdhendur në shqip, serbisht, anglisht dhe hebraisht - që shënon vendin ku qëndroi Sinagoga deri në 1963. Një mbishkrim në monument gjithashtu nderon 258 hebrenjtë kosovarë të cilët nazistët i dëbuan në Kampi i përqendrimit Bergen-Belsen, 92 prej të cilëve u vranë atje. Sipas gazets „Izraeli Sot“ (2018), rreth 80 familje hebreje jetojnë në Kosovë, bazuar në dekleratat e Ruzhdi Shkodrës, i cili njihet si president i Komunitetit Hebre i Kosovës BET Izrael në Prishtinë. Sipas këti raporti në Prizren jetojnë 50 hebrenj, koncentruar në qytetin jugperëndimor të qytetit, dikur një qendër tregtare e begatë nën Perandorinë Osmane.

“Ne po punojmë për promovimin e projektit dhe për të siguruar fonde që të mund të fillojmë me restaurimin e Sinagogës”, i kishte thënë gazetës izraelite Ines Demiri, një nga themelueset e Komunitetit Hebre zyrtar në Kosovë, për projektin në Prizren.

Ndërsa Fexhrije Ilazi, nuk ka prejardhje hebraike, por i gëzohet faktit se Kosova përditë e më shumë po thellon bashkëpunimin me shtetin me ekonomi dhe zhvillim e ndikim më të fortë në botë. Z. Ilazi jeton dhe vepron në SHBA ku ka patur shumë kontakte me hebrenj dhe thotë se nuk duhet harruar asnjëherë kontributin e hebrenjve dhe Kongresit të hebrenjve ndaj shqiptarëve dhe shton; Hebrenjtë mund të kërkojnë tu kthehen ato trashëgimi si momente historike, sepse ato monumente janë pjesë e identitetit shqiptarë. „T´ua pranosh këtë të drejtë është ta pranosh historinë, të kaluarën e përbashkët, sepse historia është pasuri, kjo do të thotë të krijosh paqe, të jemi mendje hapur, sepse kemi qenë popull dhe jemi popull paqësor.“

Hebrenjtë vazhdon tutje z. Ilazi kanë jetuar në këtë troje e përse tua hamë hakun, pse ta humbin ne atë histori, për veti e kemi, sepse edhe ata janë pjesë e identitetit tonë dhe kështu ka qenë kjo gjatë historisë.

Si kanë vepruar gjermanët pas luftës me trashëgimin hebreje?

Në qytetin e vjetër mesjetar të Erfurtit, janë rujatur provat unike arkitekturore të komunitetit të rëndësishëm hebre nga koha midis fundit të 11-të dhe mesit të shekullit të 14-të, të cilat ofrojnë informacion në lidhje me komunitetin hebre dhe jetën e përditshme, si dhe bashkëjetesën e hebrenjve dhe të krishterëve në qytetet mesjetare. Për këtë arsye, kryeqyteti i shtetit Thuringian Erfurt vendosi të synojë titullin "Trashëgimia Botërore Unesco" për trashëgiminë e saj hebraike të Mesjetës. Në vitin 2014 faqja "Sinagoga e Vjetër dhe Mikveh në Erfurt - Dëshmi e jetës së përditshme, fesë dhe historisë së qytetit midis vazhdimësisë dhe ndryshimit" u shtua në listën gjermane të sugjerimeve për vendet e ardhshme të Trashëgimisë Botërore. Kjo do të thotë që aplikimi për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së mund të dorëzohet zyrtarisht brenda pak vitesh.

Rol vendimtarë ka luajtur në këtë drejtim edhe Bordi Këshillëdhënës "Erfurt Heritage" i cili përbëhet nga një numër shkencëtarësh të njohur nga Gjermania dhe jashtë saj. Ato përfaqësojnë disiplina të ndryshme, të gjitha kanë lidhje me trashëgiminë hebre-mesjetare të Erfurtit, për shembull historia e artit, arkeologjia, studimet hebraike, letërsia hebraike, historia shoqërore dhe arkitektonike.

Për dallim nga Gjermania, Evropa Lindore sipas shumë raportimeve në medie thuhet se kanë vështirë t´i kthejnë pronat hebreje, sepse këto shtete nuk kanë arritur pëlqim në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare për kthimin e pronave të tyre. Ky është rezultati i një studimi nga Instituti për Trashëgimin e Hebrenjve Evropian në Pragë. Për këtë Bashkimi Evropian u bën thirrje vendeve të interesuara të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare për kthim. Fokusi është veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Poloni. Asnjë nga vendet nuk ka arritur ende një marrëveshje kthimi për pasuritë që ishin vjedhur gjatë sundimit nazist ose më vonë nën komunizëm dhe të cilat kanë kaluar në pronësi të shtetit.

Autorët e institutit në fjalë deklarojnë se edhe pse të dy vendet kaluan një ligj mbi rikthimin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u zbatua vetëm shkurtimisht në të dy vendet për shkak të të ashtuquajturave "parime të kombit-shtet" të qeverive komuniste. Në vitin 2009, si Polonia ashtu edhe Bosnja, dy nga 46 shtetet që mbështetën të ashtuquajturën Deklaratë të Terezinit ranë dakord për një rikthim gjithëpërfshirës të pasurive. Deklarata e Terezinit u bën thirrje shteteve pjesëmarrëse të bëjnë gjithçka që është e mundur për të korrigjuar pasojat e konfiskimit të paligjshëm dhe shitjeve të detyruara të pronave hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto janë pasuri që do të vlejnë gati 130 miliardë euro me çmimet e sotme, për shembull për pasuri të paluajtshme ose mallra arti. Sipas keti studimi, deri tani më pak se 20 përqind e kësaj shume është rimbursuar.

Megjithatë rasti më problematik mbetet Polonia e cila sipas kësaj gazete, dikur ishte një qendër e jetës hebraike në Evropë. Rreth 3.3 milion hebrenj jetonin atje para se regjimi nazist të vriste 90 përqind të popullsisë hebreje. Pas luftës pati përpjekjet e para për t'ia kthyer pronën e tyre hebrenjve të shpronësuar. Por ky plan u prish kur komunistët erdhën në pushtet. Studimi zbuloi se kishte edhe më shumë shpronësime, këtë herë nga autoritetet komuniste. Dihet se që nga shembja e komunizmit në Evropën Lindore dhe demokratizimi pasues në 1989/90, megjithatë, sipas organizatave hebraike, Polonia nuk ka kthyer akoma pronat që u konfiskuan nën okupimin gjerman dhe më vonë u shtetëzuan në kohën e komunizmit.

Yehuda Evron, një i mbijetuar i Holokaustit dhe një nga më shumë se 3,000 paditës hebrenj kundër Polonisë, tha se autoritetet polake kishin bërë pak për t'i ndihmuar ata. "Në vend që t'i kthejnë këto prona, ato po u shiten investitorëve polakë dhe të huaj. Në shumicën e rasteve, procesi me gjykatat polake zgjat disa vjet, dhe edhe nëse e fitoni çështjen tuaj në gjykatë, do të kalojnë përsëri vite para se të mund të merrni përsëri pronën tuaj." Kështu i kishte thënë z. Evron gazetës në gjuhën angleze The Krakow Post vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat