Procesi i negociatave me palën Serbe

Analiza

Procesi i negociatave me palën Serbe

Nga: Mr.sc Shpend Salihu Më: 14 tetor 2020 Në ora: 13:31
Shpend Salihu

Pasiqë kemi diskurs politik dhe parlamentar, sa i përket proceseve ndërkombëtare, përfshirë negociatat me palën Serbe do ishte e mirëseardhur, që grupi negociator në aspekt teknik të kompozohej nga eksertët e subjekteve të ndryshme parlamentare, nga shoqëria civile si dhe nga analistat e pamvarur. Në të kundërtën duhet pezulluar bisedimet deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do duhej mbajtur sepse jo vetëm opozita por edhe një pjesë e pozitës, po dakordohen që duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Bisedimet e ardhshme me palën Serbe, vështruar nga këndi analitik, do të duhej kushtëzuar në bazë të premisave siç janë:

1. Asociacioni të kushtëzohet me asociacionin e komunave Shqipëtare në luginë

2. Të bindet Brukseli se vendimi i GJND i cili e njofti aktin e legjitimitetit të shpalljes së sovranitetit të Kosovës është legjitim, dhe ky realitet të abrogojë Rezolutën 1244, si dhe paketën e Ahtisarit e cila ishte për 2 zgjedhje parlamentare, e ne jemi te zgjedhjet e 4 prej atëher, akoma paketën e Ahtisarti e kemi në fuqi

3. Të kushtëzohet BE me liberalizim të vizave shtetasve të Kosovës, nëse do të vazhdohen negociatat dhe të arrihet një marrëveshje kompromisi me shtetin Serb, si dhe të kushtëzohet BE që këto negociata do përmbyllen nëse Kosova së bashku me Serbin, në të njëjtën kohë do bëhen anëtare të BE,

4. Të kërkohet zhdëmtimi material dhe rimbursimi finansiar i shtetasve të Kosovës që ishin viktimë e luftës

5. Të kthehen mbetjet mortore të të zhdukurve në Serbi, si dhe të lirohen të burgosurit politik që akoma ndodhen në burgje të Serbisë

6. Të ndahet trashëgimia e përbashkët e ish Jugosllavisë, si dhe të aplikohet parimi i reciprocitetit ndërshtetëror në këmbim të mallrave

7. Nëse do krijohet Mini Schengeni të jetë vetëm në aspekt ekonomik, për qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit, si dhe në kontest të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sidomos tek sfera e ekstradimit si dhe në aspekt të shkëmbimit të informacioneve në kontest të sigurisë, gjatë përndjekjes së grupeve që mund të cenojnë sigurinë nacionale të tyre ose edhe sigurinë Regjionale, gjersa Mini Schengeni asesi nuk mund të pranohet në çfarëdo unioni politik ose ushtarak, që do mund të kërkohej në të ardhmen

8. Kthimi i regjistrave kadastral si dhe i gjithë dokumentacionit të institucioneve të Kosovës që është bartur në Serbi

9. Kthimi urgjent i fondit penzional dhe invalidor,

10. Krijimi i zyrave ndërlidhëse të sektorëve informativ ku AKI do i lejohej zyra koordinuese në Beograd,gjersa BIA në Kosovës, tek përndjekja e personave që dyshohen për terrorizëm të çfarëdo forme ose grupeve të organizuara kriminale që mund të cenojnë sigurinë e dy shteteve, kjo do ndihmonte në neutralizimin e personave që pas kryerjes së krimeve të rënda dhe ndërkombëtare, mos të mund të fshehen në Kosovë ose Serbi.

11. Lirimi nga taksat dhe doganat me çfarë do lehtësohej biznesi dhe tregtia e ekonomia si dhe do uleshin çmimet në tregun e përbashkët me çfarë do të uleshin çmimet në treg e do lehtësohej jeta dhe mirëqenia e qytetarëve të të dyja shteteve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat