Tërheqja amerikane nga Afganistani, mësim i madh për të gjitha supërfuqitë!

Analiza

Tërheqja amerikane nga Afganistani, mësim i madh për të gjitha supërfuqitë!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:08
Xhevat Mustafa

“...krizat politike, ekonomike, sociale, etnike, ndërfetare; luftrat civile, valët e pandërprera e në rritje të vazhdueshme të refugjatizmit dhe emigracionit...,mund të kapërcehen më lirë e pa humbje njerëzore, me investime të mëdha nga kompanitë më të fuqishme amerikane dhe multinacionale, të BE-së, Kanadasë, Australisë, Japonisë, Koresë së Jugut...,në fushat e ekonomisë, prodhimit, shkencës, zhvillimit, arësimimit më masiv e më bashkëkohor, për nga programet dhe cilësia e mësim dhënies, punësimit në vend, mirëqenies...!”

Qysh kur u bë e qartë se ushtria amerikane e kishte humbur me kosto shumë të lartë luftën dhe davanë në Afganistan, ka nisur edhe një debat i flaktë në media dhe salla senatesh e parlamentesh, jo vetëm në SHBA, për arësyet, shkaktarët, fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë. Por edhe për teza, shkaqe, qarqe konspiracioniste, globaliste, deri në antinjerëzore dhe raciste. Trump dhe adhuruesit e tij të shumtë, duke përfituar nga fakti se kjo ngjarje e turpshme u ra për pjesë ta përjetonin gjatë presidencës së tyre Joe Biden, Lloyd Austin, Antony Blinken..., ua ngarkon atyre peshën më të madhe të përgjegjësisë. Nga stafi Biden ka zëra që përpiqen më kot e jo me të drejtë ta nënvleftësojnë humbjen e rëndë dhe pjesën e tyre të fajit e të përgjegjësisë për tërheqjen apo braktisjen e pjesës jo talebane të popullit afgan, në duart e ushtrisë talebane, e njohur për raprezalje hakmarrëse të pamëshirshme..

180.000 të vrarë, bij nënash dhe baballarësh amerikanë, nga vende të tjera aleate të NATO-s si dhe nga ushtria qeveritare dhe populli i thjeshtë afgan; rreth 70 mijë të plagosur rëndë e të gjymtuar për jetë fizikisht e mendërisht; 2.261 trilion dollarë të taksapaguesve amerikanë të harxhuar; ikjen me humbje të turpshme dhe Shefi i DASH, Antony Blinken, ka kurajon ta vlerësojë luftën amerikane në Afganistan të sukseshme???!!! Prandaj, edhe unë bashkohem me korin e atyre, që mund t’i thonë me qortim e revoltim: hej, mister Blinken, mos këput broçkulla apo kumbulla të papjekura, siç themi ne shqiptarët! Ishin njerëz në lule të rinisë ata të mjerë, që u vranë dhe u gjymtuan përjetë në Afganistan gjatë 20 viteve dhe jo...miza apo karkalecë!!!

Kjo deklaratë e pakjekur apo e papërgjeshme e Blinkenit mund të jetë rrrjedhojë edhe e faktit se tashmë AMERIKA është mësuar me humbje dhe tërheqje të turpshme, qysh nga viti 1953, nga humbja e parë në Korenë e Veriut...dhe me humbjet e tjera me rradhë...! Pa ndjerë aspak kënaqësi e pa menduar aspak për t’i bërë qefin Rusisë dhe Kinës, që mund të bëjnë festa kombëtare këto ditë, kur duhet të kuptojnë se ky është një mësim me vlerë edhe për ata, tani mund të fillojmë të numërojmë e sata humbje e AMERIKËS, për mendt e kokës të presidentëve dhe Sekretarëve të Mbrojtjes të saj, është kjo e këtyre ditëve në Afganistan? Po kështu, duke ndjerë keqardhje të sinqertë për imazhin e SHBA-ve, mund të mendohet se sikur gjatë këtyre 68 vjetëve të fundit është mësuar AMERIKA të iki me bisht ndër shalë, me qindra mijëra të vrarë e të gjymtuar për jetë dhe me flamurë të panumurt amerikanë të lënë pas përtokë, në baltë, pluhur, bore, nën zinxhirët e tankeve dhe nën rrotat e kamionëve të ushtrive fitimtare, padurueshëm, edhe duke u djegur e pshurrur prej disa fanatikëve të tyre.!!!??? Por, mund të shtrohen edhe pyetjet: AMERIKA humb se kaq ka mundësi??? Se "kjo ishte loja??? Se i ka nxjerrë me kohë qindra miliardat, që ka harxhuar duke shfrytëzuar për vete pasuritë e shumta nëntokësore dhe mbitokësore të Afganistanit, sidomos nëpërmjet hashashit, heroinës, gazit…??? Se ky operacion 20 vjeçar në Afganistan i shërbeu për të eksperimentuar armët më të reja??? Kjo tërheqje e SHBA-së nga Afganistani përmban dhe përcjell vetvetiu edhe dyshimin dhe frikën se, larf qoftë e mos ardhtë kurrë, një ditë të largët apo më të afërt, me sebepin e shpëtimit të buxhetit federal nga shpenzimet e mëdha vjetore, mund të ndodhë kështu edhe me Ballkanin Perendimor dhe Kosovën, në veçanti...!

Mesazhi që ka marrë AMERIKA, por nëpërmjet saj edhe edhe Rusia, Kina, India, Irani, Anglia, Franca…nga Afganistani, është i qartë: problemet jetike të vendeve dhe popujve të tjerë halleshumë, siç janë edhe Shqipëria dhe Kosova, më larg, Sudani, Jemeni, Siria…, nuk zgjidhen vetëm me ushtrira dhe luftra. As duke mbështetur qeverira të korruptuara, proamerikane vetëm me fjalë, sa për servilizëm dhe përfituar për vete miliona dhe miliarda korruptivë! Mbi të gjitha, nga kjo humbje e rëndë dhe tërheqje e turpshme nga Afganistani, Biden dhe Blinken, si dhe ata që i rrethojnë dhe do t’i pasojnë pas 4 ose 8 vjetësh, si dhe lidershipet e superfuqive të tjera e të fuqive që kanë pretendime apo ëndërra për t’u bërë supërfuqira, morën një mesazh shumë të qartë e të kuptueshëm në të gjitha gjuhët e përdorshme prej tyre! Ky mesazh mund të përmblidhet shkurt me pak rradhë: krizat politike, ekonomike, sociale, etnike, ndërfetare; luftrat civile, valët e pandërprera e në rritje të vazhdueshme të refugjatizmit dhe emigracionit...,mund të kapërcehen më lirë e pa humbje njerëzore, me investime të mëdha nga kompanitë më të fuqishme amerikane dhe multinacionale, të BE-së, Kanadasë, Australisë, Japonisë, Koresë së Jugut...,në fushat e ekonomisë, prodhimit, shkencës, zhvillimit, arësimimit më masiv e më bashkëkohor, për nga programet dhe cilësia e mësim dhënies, punësimit në vend, mirëqenies...!

Për ta mbyllur me shaka këtë shënim e për ta filluar këtë javë të re, me një dozë të lehtë humori e me një thashethem,”disa analistë të pavarur edramistë thonë se AMERIKA nuk do të kishte përjetuar këtë disfatë të rëndë e të turpshme, sikur ambasadore e saj në Kabul të ishte...Kim dhe në krye të qeverisë afgane proamerikane të ishte Edi Rama!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat