Ndikimi i Putinit në Ballkan, imponon përshpejtimin e procesit të integrimit nga ana BE-së

Analiza

Ndikimi i Putinit në Ballkan, imponon përshpejtimin e procesit të integrimit nga ana BE-së

Balsa Bozovic Nga Balsa Bozovic Më 18 mars 2022 Në ora: 17:38
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Në serinë e takimeve që zhvilloi me udhëheqësit botërorë para nisjes së pushtimit të Ukrainës, Vladimir Putin këmbënguli se Rusia është e rrezikuar, ndaj ka të drejtë të “ndërhyjë” për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Perëndimit dhe Rusisë. 

I udhëhequr nga narrativa nacionaliste e “botës ruse” – sipas së cilës të gjithë rusët kanë të drejtë të jetojnë në një vend – ai pretendoi se ukrainasit nuk janë një komb me vete, por janë në vërtetë rusë. Ukraina nuk është një shtet, vazhdoi ai, por projekti i Leninit, ndaj ajo duhet të jetë pjesë e Rusisë. 

Retorika e Putin, ka një ngjashmëri të habitshme me narrativën e Slobodan Miloshevic, të përdorur për të nisur luftën në Jugosllavi në vitin 1991. Por edhe me narrativën e sotme mbi një “botë serbe”, të drejtuar në mënyrë kërcënuese ndaj Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Tani, disa javë pas fillimit të pushtimit, Putini dhe Rusia ndodhen në situatën më të vështirë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ekonomia ruse po vuan pasojat e sanksioneve të paprecedenta, ndërsa Putini mund të akuzohet zyrtarisht për krime lufte. 

Disa do të thonë se ai i ngjan shumë Miloshevicit, vetëm se ka edhe bomba bërthamore.

Në përgjigje të agresionit të Putinit, Perëndimi është bërë më i bashkuar se kurrë më parë. 

Ai e ka izoluar financiarisht Rusinë, ndërsa Bashkimi Evropian është më afër se kurrë më parë t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat. 

Lëvizjet gjithnjë e më të dëshpëruara të Putinit – për shembull, duke kërcënuar me armët e tij bërthamore cilindo që guxon ta ndihmojë Ukrainën – bëri që edhe aleatët e tij më të afërt autokratikë, si kryeministri hungarez Viktor Orban, t’i kthenin shpinën. 

Megjithatë, pati edhe disa “dele të zeza” në Evropë, që e sfiduan përgjigjen e unifikuar perëndimore. Serbia dhe Bosnja Hercegovina, refuzuan të vendosin sanksione ndaj Rusisë. Në Bosnje solidariteti dështoi për shkak të bllokadës së anëtarit serb dhe pro-rus të presidencës kolektiv boshnjake, Milorad Dodik.

Ballkani Perëndimor, hallka më e dobët e Evropës

Në këtë kontekst, ne mund të shohim gjithnjë e më qartë se si regjime të caktuara në Ballkanin Perëndimor, kanë luajtur një rol në hapjen e rrugës për një konflikt më të gjerë midis Rusisë dhe Perëndimit, përfshirë shkatërrimin e arkitekturës të mirë-financuar të sigurisë perëndimore në Ballkanin Perëndimor. 

Moska ka punuar prej kohësh për destabilizimin e Evropës dhe NATO-s, kryesisht përmes dy kanaleve në Ballkanin Perëndimor:politikës dhe sigurisë. Ai politik ka funksionuar në dy mënyra. Së pari, Putin u përpoq që tapengonte integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Së dyti, ai u përpoq të sabotonte zgjerimin e NATO-s, nëpërmjet destabilizimit të Malit të 

Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2016, një tentativë për grusht shteti dhe vrasja e presidentit MiloDjukanovic u mbështet nga regjimi i Putinit, si dhe nga Kisha Ortodokse Ruse dhe ajo Serbe. 

Në vitin 2017, shërbimi sekret rus mbështeti sulmin e turmës në parlament, dhe sulmin ndaj liderit të atëhershëm të opozitës Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Nga pikëpamja e sigurisë, Moska e mbështeti projektin e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor përmes krijimit të tre shteteve më të mëdha:Serbisë – projekti i një ‘bote serbe’ që pasqyron botën ruse – Shqipërisë dhe Kroacisë, që do të përthithte disa shtete dhe kombe si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Kosova. 

Për pasojë, kjo do të çonte në një luftë të re në Ballkan. Tani, plani i fundit i Putinit në Evropë, do të ishte provokimi i një konflikti të ri përmes përfaqësuesve të tij, në një përpjekje për të devijuar vëmendjen e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Mundësia e Evropës për të kundërvepruar

Megjithatë, pavarësisht dobësisë së tyre, shtetet e Ballkanit Perëndimor po i rezistojnë pak a shumë me sukses agresionit hibrid të Rusisë. Sfida më e madhe është regjimi në Serbi, i cili është shumë i integruar në zonën e ndikimit rus dhe atij kinez. 

Formalisht, Serbia është “ushtarakisht neutrale”, por ajo ka nevojë për ndihmë që të dalë nga kontrolli i ndikimit rus. Brukseli ka tashmë një mundësi të mirë, për t’u shfaqur më ivendosur në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë aplikuar për anëtarësim në BE. Dhe kjo ka rritur dukshëm pritshmëritë diku tjetër. 

Prandaj BE-ja duhet që të përfundojë punën e saj në Ballkanin Perëndimor, dhe të vazhdojë me integrimin e vendeve që janë tashmë duke negociuar. Mali i Zi, si një vend anëtar i NATO-s që ka çelur të gjithë kapitujt e negociatave, mund të bëhet relativisht shpejt pjesë e unionit. 

Kjo do të kishte një kosto të parëndësishme për BE-në, duke pasur parasysh numrin e vogël të banorëve dhe ekonominë e saj të adaptueshme. Më e rëndësishmja:Ky akt do t’i dërgonte një mesazh të fortë Ballkanit Perëndimor dhe botës demokratike, se Bashkimi Evropian nuk heq dorë nga vizioni i themeluesve të saj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që janë gjithashtu vende anëtare të NATO-s, mund të marrin më në fund datat e shumëpritura për fillimin e negociatave të anëtarësimit. BosnjeHercegovina ka nevojë për një vëmendjeshtesë të BE-së dhe NATO-s për shkak të problemeve të saj të sigurisë, pasi në vend ka ende një debat të vazhdueshëm mbi ligjin zgjedhor dhe organizimin e vendit, që duhet të bazohet tek parimet qytetare dhe jo ato etnike. 

Kosova ka të ngjarë të bëhet një vend anëtar i NATO-s, gjë që do të përshpejtonte arritjen e një marrëveshjejegjithëpërfshirëse me Serbinë, dhe do të zbehte iluzionin për bashkimin  e Kosovës në një Shqipëri të madhe. Rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar.

Sot bota perëndimore po tregon më shumë unitet dhe solidaritet, sesa vetëm pak ditë më parë. Ky moment duhet të përdoret për të pasur një politikë më të shkathët të BE-së në Ballkanin Perëndimor, pa harruar për asnjë moment se prioriteti kryesor është ndalimi i luftës në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat