Të metat fatale të autokracisë

Analiza

Të metat fatale të autokracisë

Kevin D. Williamson Nga Kevin D. Williamson Më 22 prill 2022 Në ora: 15:59
Vladimir Putin

Leksioni i momentit: Shoqëritë jo të lira janë të dobëta. Joshja e qeverive nacionaliste të liderëve autoritarë –Rusia e Vladimir Putinit, Kina e Xi Jinping, Hungaria e Viktor Orban, Amerika që ëndërrojnë Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij – ka qenë gjithmonë premtimi i fuqisë. 

Por pavarësisht shembujve që mund të merrni, historia është gjithmonë e njëjta:ndërsa shoqëritë liberale rrëshqasin shpesh dekadencë, shoqëritë jo–liberale kanë vendosmërinë të refuzojnë kënaqësinë e lirë, veçanërisht në formën të konsumizmit dhe lirisë seksuale, për të siguruar të mirën e përbashkët.

Fakti që kjo linjë analize gati e pandryshueshme, dhe e përshtatur në terma seksualë –nacionalisti patriarkal mashkullor kundër globalistit liberal femëror – flet më shumë për psikologjinë e ndjekësit të liderit autoritar, sesa për çështjet aktuale të ekonomisë politike në fjalë.

Por gjëja më e rëndësishme që duhet ditur, është se premtimi i pushtetit nga autokratët është një gënjeshtër. Aju duket sot e fortë Rusia? Banditët e Vladimir Putinit janë shumë të fortëkur rivalja është të themi një gazetareje të paarmatosur (Ana Politkovskaja) ose kur ata helmojnë në heshtje kritikët e tij me Polonium-210 (Aleksandër Litvinenko).

Por nuk shfaqen dhe aq të tillë në një luftë të vërtetë ndaj patriotëve ukrainas. Përkundrazi atakanë degraduar në një terrorizëm vulgar, duke bombarduar spitale dhe godina banimi, në një përpjekje për të përdorur mizorinë si një zëvendësues të fitores së munguar. 

Ndërkohë, fermerët ukrainas po tërheqin me traktorët e tyre tanket ruse të braktisura. Vendet e botës së lirë grinden mes tyre dhe kanë shumë mosmarrëveshje të forta të brendshme. Por Perëndimi i supozuar i butë dhe i padisiplinuar, e vuri shumë shpejt Rusinë me shpatulla pas murit.

Putin mendoi se mund t’i drejtohej për ndihmë njeriut që ndonjëherë e quan si “mikun e tij më të mirë”, Xi Jinping. Në kundërpërgjigje, ai ka ilustruar dy nga proverbat e mëdha politike. Vëzhgimin e Sharld Dë Gol se “kombet nuk kanë miq, por vetëm interesa”, dhe këshillën e Herri Truman se politikani që ka nevojë për një mik duhet “të mbajë me vete edhe një qen”.

Kina, që është përpjekur të menaxhojë Covid-19 në mënyrën e saj të preferuar – nëpërmjetautoritarizmit dhe brutalitetit – po goditet aktualisht fort nga një valë e re e pandemisë. Dhjetëra miliona kinezë janë izoluar nështëpitë e tyre. Qendrat e rëndësishme industriale dhe ato të biznesit si Shenzhen, janë bllokuar tërësisht ose pjesërisht. 

Xi po përballet me probleme serioze në shtëpi:20 për qind e stokut të banesave janë bosh pas një bumi spekulativ në sektorin e ndërtimit. Bizneset kanë shumë borxhe, dhe kreditorët janë të shqetësuar se mos nukdo të paguhen. Goditja e fundit e Pekinit ndaj firmave të ndërtimit dhe atyre të internetit, i ka trembur investitorët.

Të vërtetat e vjetra mbeten të pandryshuara:bota e lirë nuk është e lirë sepse është e pasur, ajoështë e pasur sepse është e lirë. Liria nuk është vetëm një e mirë morale, por edhe praktike. Për shkak se ne kemi një sistem që na jep mundësi të falimentojmë shpejt dhe me kosto të ulët, mund të provojmë shumë qasje të ndryshme ndaj problemeve sociale dhe materiale, duke hedhur mbi to gjithçka që kemi, dhe duke parë se çfarë funksionon ose ajo. 

Ndërkohë shoqëritë autoritare, e kanë shumë të vështirë të përshtaten ndaj kushteve fluide, dhe shpeshherëzhgënjehen nga problemet që nuk mund të zgjidhen me përdorimin ebajonetave. Të marrë individualisht, amerikanët, gjermanët dhe anglezët nuk janë më inteligjentë se rusët, kinezët apo sauditët, por institucionet e shoqërive të lira – nga media elirë deri tek zgjedhjet konkurruese – u japin mundësinë njerëzve të lirë që të mblidhen dhe tapërdorin inteligjencën e tyre kolektive, në një mënyrë që është e vështirë ose e pamundur në shoqëritë jo të lira.

Shoqëritë autoritare nuk ofrojnë as të vetmin avantazh që mund të mendojë shumëkush: stabilitetin. Nëse Vladimir Putin do të goditej nga rrufeja nesër, i gjithë karakteri i jetës publike ruse do të ndryshonte menjëherë,dhe vendi do të zhytej në krizë.

Por nëse Xho Bajden do ta jepte dorëhiqej të hënën, Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin jetën si zakonisht. Ne amerikanët mund t’i trajtojmë vërtet zgjedhjet presidenciale si një dilemë ekzistenciale, por siç mund ta keni vënë re, jeta amerikane nuk ndryshon rrënjësisht nga njëra administratë në tjetrën.

Është kjo arsyeja pse Putin po përpiqet të arrestojë këshilltarët e tij, dhe të kërkojë tradhtarët dhe sabotatorë.Disa njerëz në botën e lirë, janë lehtësisht të ndikuar nga autokratë si Putini dhe Xi për të njëjtën arsye, që një brezi i mëparshëm amerikanësh u impresionuan nga Musolini dhe Lenini.

Ndërsa jeta publike e një shoqërie të lirë ndihet si një seri e pafundme mbledhjesh burokratike, autokratët tëjapin iluzionin e veprimit. Paqja, prosperiteti, diversiteti i vërtetë mund të duken ndonjëherë si monotone dhe të mërzitshme, sidomos për të rinjtë, të cilët shpesh e përkufizojnë veten jo vetëm si qytetarë, por edhe si burrapërmes konfliktit. 

Dhe ndoshta është shumë më emocionuese të jesh një Vladimir Putin sesa një Olaf Sholc, kancelari aktual iGjermanisë. Në fund gjërat u bënë shumë dramatike për Çausheskun, Poashtu edhe për Sadam Husinin. Me siguri shembuj të tillë i vijnë në mendje herë pas hereedhe Putinit, edhe nëse admiruesit e tij perëndimorë nuk i mendojnë ato.

Liderët autokratë mund të ofrojnë emocione, por në fund figura si Putin i lënë vendet e tyre më të dobëta, më të varfëra, më pak të qëndrueshme dhe më të cenueshme sesa duhet të jenë. Ne e pamë këtë lojë në vitet 1940, më pas në vitet 1990, dhe po e shohim sërish sot. Autokracia është e mirë në rrëzimin e gjërave, por nuk është shumë e mirë në ndërtimin e gjërave. Kjo është arsyeja pse PBB-ja për frymë në Kinë dhe Rusi, është më e ulët se sa në Panama apo Rumani, dhe gjysma e asaj që është aktualisht në Lituani.

Mendjemadhësia fatale e njerëzve si Vladimir Putin, është besimi se vendet e tyre mund të ngrihen në botë ashtu si dikur, mjafton pak zgjuarsi dhe shumë mizori. Por me përjashtim të një periudhe kohore, kjo qasje nuk funksionon kurrë.

Pasi është shumë, shumë e vështirë të ndërtosh një vend të fortë dhe të fuqishëm pa gjërat në të cilat liberalizmiështë shumë i aftë:të drejtat e pronës, sipërmarrja, investimet afatgjata, eksperimentimi social, bashkëpunimi, besimi. Këto janë burimet e pasurisë, inovacionit, stabilitetit dhe besimit. 

Me gjithë përvojën e tij me anën e errët të çështjeve njerëzore, Putin me sa duket nuk e ka kuptuar ende këtë. Nëfakt ai duhet ta dijë më mirë kushdo tjetër: Forcat që do ta mposhtin Rusinë këtë herë, janë të njëjtat që e mposhtën Rusinë edhe herën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat