“Ritmi i rrugës” - mes manifestimit të dhunës dhe artit subversiv?

Analiza

“Ritmi i rrugës” - mes manifestimit të dhunës dhe artit subversiv?

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 1 qershor 2022 Në ora: 09:41
Zejnullah Jakupi

A është muzika hip hop synonim i dhunës dhe a e promovon atë apo është pasqyrë e orientim specifik për generatat e reja në luftën për mbijetim dhe dominim kulturor e social?

Shtrohet pyetja; a duhet ta edukojmë artistin "në frymën e progresit shoqëror, ndërsa, arti duhet të ketë si qëllim emancipimin e masave të gjëra popullore. Nëse artisti dhe arti në përgjithësi nuk janë në frymën e këtij progresi dhe emancipimi, ky është revizionizëm që shteti duhet të ndërmarrë masa rigoroze, në të kundërtën ne do të roberohemi nga injoranca dhe lakmia”. Pra kjo është pikëpamja klasike e ideologjisë nga L. Althusser (filozof majtist) se shteti përmes aparateve të tija, familjes, shkollës, medieve dhe religjionit duhet të edukojë shoqërinë. Ky mendim është edhe i përkrahur nga shumica e opinionit pubilik në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Çamëri, në Preshevë, Bujanovc dhe Medvexhë, por edhe në Diasporë. Se në opinion ka mendime të ndryshme lidhur me tëmën në fjalë e vërteton edhe debati në Pressing T7 (30.05.2022).

Si dobësi e këtyre debateve është edhe fakti se nuk ftohen ekspert nga fusha e kulturës, socilog për të folur për këtë fenomen në fjalë se si është trajtuar dhe si trajtohet kjo çështje në shkencën kulturore në Gjermani, Angli, SHBA etj. Si zakonisht TV-të, si ky rasti në T7 ftohen reperët, që është OK, ndonjë nga shoqëria civile, gazetarë dhe opinionist, por jo edhe ekspert të fushës, ata që studjojnë shkencën e kulturologjisë, shkencat sociale, por natyrisht të inkuadrohen në debat edhe psikologë.

Gjatë këtij debati Zana Avdiu fliste më shumë për moralizëm, dhe pyeste se si të mbrohet shoqëria nga ky art, nga kjo muzikë?Donjeta Demolli ishte mysafirja më e përshtatshme për të diskutuar për këtë temë, sepse e trajtonte çështjen nga aspekti socilologjik, ndërsa Prof. Blerim Latifi e përdori konceptin kundërkulturë gabimisht. Kjo tregon se një filozof, politikolog nuk mundet gjithmonë të thirret në titullin e tij shkencor për të folur për çdo temë të mundshme. U tha në këtë debat se mediet dhe rrjetet sociale janë faktor dominant që ndikojnë në prodhimin e artefakteve kulturore. Nuk u bë dallimi i duhur mes dhunës simbolike e manifestuar në art për të paqyruar ritualizimin e saj në shoqëri, si pasqyrë e shoqërisë dhe defekteve të saja dhe dhunës dhe krimit që gjithashtu është një fenomen shoqëror dhe e cila manifestohet dhe prezantohet edhe në art, muzikë, film, letërsi, gazetari etj.Të kërkosh nga reperët të mos përdorin simbolizmat në këngë, pra, të mos ketë defilim në spote me vetura të shpejta, paraqitje me veshje ekstravagande, skena nga jeta e tyre në villa luksoze, skena nga jeta e natës në bare, etj është sikur të kërkosh nga artistët në film të mos luajnë fare skena të dhunës... pra, t´i ndalohet Holivudit të bëjë filma aksion. Ikja nga realiteti pranohet edhe në filozofi nga Arthur Schopenhauer. Njeri jeton në dy realitete. Ndoshta realiteti fiktiv, imagjinar është më atraktiv për njeriun dhe i duhet që të mund t´i tejkalojë peripecitë e jetë.

Në këtë analizë të shkurtër dëshiroj tu referohem disa të dhënave shkencore lidhur me muzikën hip-hop, pa e shpeguar në thelb se pse shpërthen dhuna mes grupeve, siç ndodhi me rastin në Ferizaj, sepse kjo ngjarje është një ngjarje që ndodh edhe në sfera tjera jetësore në jetën e përditshme dhe nuk është si rezultat i artit dhe muzikës hip hop e ndoshta më shumë mund të jetë një qerim hesapesh mes dy reperëve.

Historiku i hip hop-it

Hip hop u ngrit si shprehje e një lëvizjeje të re kulturore rinore fillimisht jo në periferi, por në qendër të qytetit, ashtu siç i shohim në pjesën më të madhe të videospoteve. Ky zhanër i muzikës evoluoi në një formë të 'kulturës së rrugës' të rinjtë nga getot e zezakëve dhe migrantëve në SHBA, Brasil etj, dhe kështu u bënë një lloj zëdhënësi politik (Karrer & Kerkhoff 1996) për të rinjtë e margjinalizuar dhe të diskriminuar. Në veçanti, muzika rap në studime shkencore interpretohet si një formë e artikulimit të kritikës kundër gjendjes së shkretë të jetës, ku paraqiten rrethe banimi nga njëra anë dhe përmes këtij arti vije në shprehje jeta e kolektivitetit dhe rezistencës, në anën tjetër. Kultura hip-hop gjithashtu përfaqëson një mënyrë të shqyrtimit kritik nga thyerjet e kohës nga historia koloniale në Amerikën e Veriut dhe Karaibe dhe vazhdoi në periudhën post-industriale. Shkenca ´Cultural Studies´ e përcakton lëvizjen hip-hop kryesisht si një praktikë postmoderne brenda së cilës adoleshentët ndajnë përvojat e tyre të humbjes së sigurisë shoqërore për shkak të rritjes së papunësisë dhe

humbja e lidhjeve sociale si rezultat i masave të planifikimit urban. Natyrisht edhe si pasojë e dobësimit të traditave kulturore në rastin tonë, ky faktor luan rol dominant.

Pavarësisht nga konteksti origjinal në të cilin lindi kjo lëvizje estetike, rap në veçanti është formë poetike-muzikore e protestës sociale dhe si mundësi rebelimi. Fjala ´rap´ është një shkurtim i ´Rhythm and Poetry´ dhe konsiderohet një formë e veçantë referuar si këndim ose pushtim ose krijim i hapësirave të reja, i e mjedisit ndaj të cilave qasja për të rinjtë e margjinalizuar dhe të diskriminuar etnikisht ishte i bllokuar shekujtve të më parshëm.

Pse të rinjt tanë po e krijojnë këtë muzikë dhe tani është bërë hip-hopi trend ose kulturë, ka të bëjë me procese globale të zhvillimit. Pra këtu na paraqitet nevoja për një perspektivë transoqeanike në kontekstet e jetës dhe shprehjeve kulturore të zezakëve në diasporë, ku ofrohen dy argumente: Nga njëra anë, njerëzit që jetojnë në diasporë, ku egziston edhe tek ata dëshira për të “kapërcyer" kufijtë e përkatësisë etnike dhe identiteti kombëtar, kulturor, për tu dukur si të rinjët tjerë me që rast CS u referohet përvojave të intelektualëve zezakë amerikanë që jetuan jashtë vendit për një kohë. Se dëshira për të kapërcyer kufijtë e etnisë dhe identitetit kombëtar është e lidhur ngushtë me sfondin e migracionit dhe me eksperiencat në vendin e imigrimit, dhe kjo mund të vërehet edhe në shembullin e të rinjve me origjinë turke në Berlin. Si rezultat, shumë të rinj nuk e identifikojnë veten si 'gjermanë' ose 'turq', por si 'evropianë', e kundërta prej të rinjve shqiptarë në trojet shqiptare por edhe i atyre në diasporë që e primovojnë më shumë përkatësinë e tyre kombëtare në spotet e tyre muzikore.

Pra, shteti nuk duhet të diktojë shijet artistike, por gjithsesi të merret edhe me studime dhe të ketë mirëkuptim, sepse nuk mund të krijojë vlera hegjemonike, sespe atëherë nuk do ishte kjo demokratike. Shteti mund të sponzorojë muzikën klasike, atë folkloristike etj dhe kështu të diktojë një shije tjetër. Shteti nuk mund ta ndalojë hovin e shtimit së videospoteve (Hip Hop), i kësaj muzikë të re e zbavitëse e cila paraqet mënyrën se si të rinjtë duan ta shohin jetën. Kjo është kultura e tyre subversive, është kultura ndoshta më e ulët, më pa shije, e vrazhdë etj, por është e tyre, ky është artikulimi i tyre artistik. Ekspozimi tipik në videospote karakterizohet me reklama, siç tham; me auto të shtrenjta, me shfaqje e stile të ndryshme me sa vijon; me trup e fytyra me tatuazhe, gjysmë lakuriqe, me veshje të shtrenjta e ekstravagande etj. Kjo tendencë tregon “rebelimin” ose “ikjen” nga varfëria, nga skamja. Prezantimi i tyre artistik e pasqyron apriori krizën morale që ka kapluar shoqërinë e pasluftës e cila është duke ikur nga jeta dhe kultura tradicionale gjithnjë e më shumë. “Ikja” nga realiteti bëhet duke krijuar ambientin artificial me efekte (Green Screen) e cila na paraqitet dhe në ekran si një botë përrallore, imagjinare.

Gjithashtu temë tjetër mbetet gjithashtu kultura e teksteve të këtyre këngëve e ku është kritikuar veçmas përmbajtja e teksteve të këtyre këngëve. Media ka ngritur zërin duke kritikuar tekstet e këngëve, të cilat sipas tyre janë; “degraduese për femrën shqiptare”, ashtu siç u tha dhe po thuhet në debate me këtë rast se dikur pothuajse të gjitha këngët kishin një kronologji të fjalëve të cilat ishin kuptimplota, sot kjo ndodh në raste tejet të rralla. Tekstet të cilat rimohen, në të shumtën herëve nuk kanë ngjarje, temë e rrjedhshmëri të fjalëve. Madje, nganjëherë janë aq kontradiktore sa në fund të fundit nuk kupton se çfarë ka dashur të thotë autori, pavarësisht që flitet shqip. Dihet gjithashtu se çdo prodhim kulturor nuk do shikohet dhe klikohet pa qenë provokues. Deri diku sikur ky trend po e kryen edukimin (anglisht: enlightenment ose në gjermanisht; Aufklärung) shoqëror pa supozuar se me këtë rast do të vlente teoria e Adorno-së dhe Horkheimer-it për prodhimin industrial të kulturës, ose edukimin despotik të shpëlarjes së trurit... Se a është vlera e këtyre videospoteve banale barazi me “shund” nuk mund ta themi kuturu? Para së gjithash është publiku instanca e fundit i cili vlerëson vlerën e një artefakti kulturor dhe jo shteti as Ministria e Kulturës. Dhe, mbase njerëzit kështu kanë dashur ose janë mësuar të konsumojnë dhe të i duartrokasin këtyre “vlerave” ose shijeve subversive, nuk ka se si të nënvizohet ndryshe.Rekomandoj për një reflektim; para se t´i linçojmë artefaktet kulturore shteti duhet të jap buxhet për studim të këtyre fenomeneve. Pra, duhet bërë studime të mirëfillta shkencore, siç janë bërë në shumë vende të ndryshme.Një shembull tipik janë këngët e Madonës në SHBA ku janë bërë disa studime, kushtuar videospoteve të saj si; Like A Prayer (1989), (1990) Erotica (1992), (2001) ose Amerikan Life (2003). Madonna si zakonisht vinte në spikamë çështjet aktuale, të tilla si racizmin, fanatizmin e katolicizmit fundamentalist (në Like A Prayer), etj. Ndër tema tjera ishin edhe emancipimi i grave i tematizuar në (Justify My Love) dhe diskursi i luftës në Irak dhe dhuna e shkaktuar nga këto luftëra.Ngjashëm si tek videospotet e Madanës edhe për videospotet shqip,qëllimi kryesor, mbetet ose do të ishte provokimi që këto videospote bartin me vete, një lloj protestë për të sfiduar normat shoqërore, d.m.th ngritje zëri kundër luftës diskredituese ndaj atyre që guxojnë të “protestojnë” në mënyrën e vet duke sfiduar kështu diskursin dominues kulturor, një lloj i luftrave të klasave shoqërore. Karakteristikë tjetër e tyre është befasia, mënyra siç prezantohet teksti dhe videospoti dhe personazhet që shfaqen në ekran në mënyrë shumë ekstravagande. Kjo inicon konfliktin, dhunën që pala e kritikua, pra, opinioni të kalojë në ofensivë kundër këngëtarit dhe videospotit.Provokimi përmes këtyre artefefakteve është edhe një mënyrë për t´i “forcuar” sferat e pushtetit, autoritetin dhe famën....Gjithashtu qëllimi i mesazheve ka në spikamë gjithnjë mitin e të qenurit i pasur, i rrethuar me shoqëri, me plotë para, me femra për tu dëfryer dhe zbavitur, për të ikur nga jeta reale dhe për të kaluar për pak qaste në botën fiktive dhe imagjinare. Ndërsa në anën tjetër diskursi dominues politik, nuk qanë fare kokën për aksione të tilla afirmative mbase as këtu, po ta nuhaste, me gjasë do ta dominonte, ose më mirë duhet ta linte të lirë për të vepruar. Por të mos harrojmë se ka edhe reperë dhe hip hop muzikë që merret edhe me politikë, siç është grupi "TROJA", ndërsa e kundërta e këtij grupi është hip hopi apolitik, i cili krijon disi konsensusin fiktiv ndaj pushtetit politik në suaza të një principi ambivalent. Dhe, kjo dosido ushqehet nga dëshira për t´i lënë të qetë ata që qeverisin, dhe mos t´i konfrontojë artistët, “këta” që merren me “vogëlsirën” e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat